Testohet aeroplani më i madh në botë

BOTA / Aeroplani më i madh në botë u ngrit në qiell mbi shkretëtirën e Mojaves në Kaliforni. Ky është fluturimi i parë i aeroplanit të ndërtuar me karbon nga kompania “Stratolaunch Systems Corp”.

Aeroplani i bardhë, i quajtur “Roc”, gjerësia e krahëve të të cilit është sa një fushë e futbollit amerikan, i ka gjashtë motorë. Ai e filloi fluturimin në orën 7 të mëngjesit sipas kohës lokale të Oqeanit Paqësor. Ky aeroplan qëndroi në ajër për më shumë se dy orë, ndërsa ulja e tij në pistë u prit me duartrokitjet e shumë njerëzve.

“Çfarë fluturimi fantastik. Fluturimi i sotëm e çon përpara misionin tonë për ofrimin e një alternative fleksibile. Jemi tepër krenarë për ekipin e kompanisë sonë, ekuipazhin e fluturimit të sotëm, partnerët tanë dhe pistën që u përdor sot”, tha shefi i kompanisë “Stratolaunch”, Jean Floyd.

Ky aeroplan mund të hedhë raketa dhe mund të bartë mjete tjera fluturimi që peshojnë deri 226 mijë kilogramë në lartësi prej 10,600 metrash. Fluturimi i së shtunës u bë me qëllim të testimit të performancës dhe drejtimit të aeroplanit. Kompania njoftoi se aeroplani gjatë këtij fluturimi e arriti shpejtësinë maksimale prej 304 kilometrash në orë në lartësi prej 5180 metrash nga toka.

Kompania planifikon që në të ardhmen ta zgjerojë tregun e këtyre aeroplanëve, të cilët do të përdoren për dërgimin e satelitëve në hapësirë. Në këtë mënyrë, ata do t’iu bënin konkurrencë kompanive tjera që e kryejnë këtë punë, shkruan “Reuters”,

Facebook mbyll 212 faqe nga Kosova për aktivitet të dyshimtë

Udhëheqësi i Politikës së Kibernetikës në Facebook, Nathaniel Gleicher, ka njoftuar sot se rrjeti social Facebook ka fshirë faqet, grupet dhe llogaritë që kishin sjellje të koordinuar joautentike nga Irani, Rusia, Maqedonia dhe Kosova, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e publikuar në redaksinë e Facebook (newsroom), thuhet:

“Sot hoqëm 2,632 faqe, grupe dhe llogari të përfshira në sjellje të koordinuara joautentike në Facebook dhe Instagram. Operacionet që gjetëm ishin të lidhura me Iranin, Rusinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Nuk gjetëm asnjë lidhje mes këtyre grupeve të aktiviteteve, por kishin përdorur taktika të ngjashme duke krijuar llogari për të mashtruar të tjerët. Ne po punojmë vazhdimisht që të zbulojmë dhe ndalojmë këtë lloj aktiviteti sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëz. Po i mbyllim këto faqe dhe llogari bazuar në sjelljen e tyre, jo përmbajtjen që kanë postuar”.

Për faqet dhe aktivitetin e dyshimtë nga Kosova, raporti i Facebook thotë:

“Larguam përfundimisht 212 faqe, grupe dhe llogari, të përfshira në sjellje të koordinuara joautentike që kishin origjinë nga Maqedonia dhe Kosova. Individët që qëndronin prapa kësaj veprimtarie vepronin me llogari të rreme për të administruar faqe që ndanin përmbajtje të përgjithshme, jo specifike, si astrologji, njerëz të famshëm dhe këshilla bukurie.

Ata kishin edhe një numër të vogël të faqeve që kishin për qëllim përfaqësimin e komuniteteve politike në Australi, Mbretëri të Bashkuar e SHBA – dhe kishin postuar për tema politike dhe religjioze si nacionalizmi, islami dhe figurat politike. Edhe pse u përpoqën të keqinterpretonin veten e tyre, ne gjetëm se këto faqe, grupe dhe llogari ishin të lidhura me një rrjet individësh që vepronin në Maqedoni dhe Kosovë.

Prezenca në Facebook dhe Instagram: 40 faqe dhe 172 llogari të Facebook.

Ndjekësit: Rreth 685,000 llogari ndoqën një ose më shumë faqe të tilla.

Reklamimi: Rreth 5,800 dollarë u shpenzuan në reklama në Facebook, të paguara në dollarë amerikanë, euro, funte dhe pezos filipinase.

Reklama e parë u zhvillua në tetor të vitit 2013 dhe reklama e fundit u zhvillua në mars të vitit 2019. Nuk kemi përfunduar një rishikim të përmbajtjes organike që vjen nga këto llogari.

Hetimi ynë përfitoi nga raportimi me burime të hapura, duke përfshirë edhe shtypin në Australi. Për hetimin tonë, informacione u kemi dhënë zbatuesve të ligjit dhe politikëbërësve”.

Kalojnë 7 orë pa Facebook, Instagram dhe WhatsApp, përdoruesit në panikë

Kompania gjigante, Facebook ka pësuar rënien nga sistemi më të madhe ndonjëherë, prej se është publikuar platforma.

Gjithashtu edhe Instagram dhe WhatsApp kanë rënë prej sistemi për shumicën e përdoruesve të botës për të paktën gjashtë orë.

Kompania nuk ka komentuar se çfarë e ka shkaktuar këtë rënie, por përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se rënia nuk ka të bëjë me ndonjë sulm kibernetik.

Ekspertiza të ndryshme nga downdetector.com, një uebfaqe që kontrollon rëniet e shërbimeve online, thonë se problemi është përhapur në të gjithë botën, duke prekur përdoruesit e internetit në Amerikë të Veriut, Amerikë të Jugut dhe Europë.

Përderisa përdoruesit e Facebook zakonisht bëjnë panik edhe për problemet më të vogla, rënia është me të vërtetë shumë, por shumë më e madhe sesa zakonisht.

Për shembull, rënia më e madhe që e ka pasur Facebook ndonjëherë ka qenë në gusht të vitit të kaluar, rreth 45 minuta. Një rënie e tillë prej pesë orësh nuk ka ndodhur kurrë deri më sot në historinë e Facebook.

Një rënie e tillë e shërbimeve të Facebook është e rrallë, gjë që po i brengos përdoruesit anembanë botës.

Ndërsa Facebook dhe Instagram kanë rënë, shumë prej tyre janë kthyer në Twitter për të bërë shaka në lidhje me ndërprerjen.

Hashtaget si #FacebookDown dhe #InstagramDown janë përdorur më shumë se 150,000 herë deri më tani në rrjetin social Twitter.

Disa përdorues të Twitter që punojnë në punët “Facebook-centric”, shprehën panikun dhe shqetësimin e tyre për të qenë në gjendje të përdorin platformën.

Facebook shpjegon pse po ndodhë ky bllokim

Ka tash e disa orë që rrjeti social Facebook dhe Instagram jashtë funksionit për miliona perdorues.

Kjo ka shqetësuar të gjithë duke menduar se ka pasur sulm nga hakerët, raporton Teleshkronja Post.

Post një gjë të tillë e ke mohuar Faceboook në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Postimi i plotë :

“Jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme në qasjen në familjen e aplikacioneve në Facebook. Po punojmë që ta zgjidhim çështjen sa më parë të jetë e mundur.”

“Ne jemi të fokusuar në punën për të zgjidhur problemin sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë që çështja nuk lidhet me një sulm DDoS.”

 

Bllokohen Facebook dhe Instagram përkohësisht, ankohen përdoruesit / FOTO

Po i ndodhë shpesh, Facebook sërish me probleme edhe sot, ku tash e gati një orë nuk po funksionojnë dy platformat.

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram nuk po funksionojnë gati një orë, raporton Teleshkronja Post.

Për kto probleme po ankohen përdoruesit e sidomos faqet e bizneseve nëpër botë, sidomos bizneset të cilat audiencë kryesore e kan Instagramin.

Interneti është duke e shfrytëzuar rrjetin sociale Twitter për t’u ankuar e për të kuptuar se nuk është problemi vetëm tek ata.

Foto se si Facebook tregon problemin:

Franca gjobë multimilionëshe për Google

Google është gjobitur me 50 milionë euro nga rregullatori francez CNIL, për një shkelje të rregullave të BE për mbrojtjen e të dhënave.

CNIL tha se kishte vendosur gjobën për “mungesë transparence, informim të papërshtatshëm dhe pamjaftueshmëri bazash për reklamat e personalizuara”.

Rregullatori tha se njerëzit nuk ishin mjaft të informuar për mënyrën se si Google grumbullon të dhëna për të personalizuar reklamat.

Në një deklaratë, Google tha se ishte duke studiuar vendimin për të përcaktuar hapat e tij të ardhshëm.

Ndërkohë edhe Facebook ka patur shumë probleme të tilla, mbajmë mendë vitin e kaluar problemin me Cambridge Analytica për përdorim të pa lejuar të të dhënave të përdoruesve./TeleshkronjaPost/

Tregoni kujdes, WhatsApp është prekur nga një virus

Dihet se WhatsApp është padyshim një prej aplikacioneve më të përdorur në botë për shkëmbimin e mesazheve dhe komunikimin.

Por së fundmi një virus ka nisur të qarkullojë nëpër këtë aplikacion, i cili po shqetëson përdoruesit, mesazhet e tyre të vjetra po fshihen.

Ky lloj problemi nisi që vitin e kaluar, kur WhatsApp pastronte bisedat në mënyrë kronologjike, duke nisur nga më të vjetrat.

Një përdorues ka shkruar se historiku i bisedave është fshirë në mënyrë kronologjike. Ai ka shtuar se çdo mëngjes gjen një ose më shumë biseda të fshira.

Megjithëse e kishte fshirë dhe e kishte riinstaluar, asgjë nuk kishte ndryshuar./TeleshkronjaPost/

Kompania Acer prezanton laptopin e ri, veçori interesante

Kompania e njohur tajvaneze, Acer, zbuloi sot laptopin e ri Swift 7 në panairin CES 2019. Laptopi i ri është shumë i lehtë, peshon vetëm 890 gramë.

Kompania thotë se ky është njëri nga laptopët me peshë më të lehtë në treg.

E veçanta e Swift 7 është se ai vjen me sipërfaqen e ekranit prej 92 për qind, që nënkupton se skajet e tij janë më të holla për dallim nga gjenerata e kaluar, transmeton Koha.net. Me ekranin prej 14-inç FHD, ai është me të vërtetë një laptop që duket se ka një trup të një laptopi 13-inçësh.

Procesori që Acer Swift 7 përdorë është Intel Core i7-8500Y, një procesor 5W i dizajnuar për kompjuterët personal, shkruan neowin. Po ashtu, laptopi i ri vjen edhe me 16 GB (LPDDR3) RAM memorie dhe 512 GB memorie të brendshme, si dhe ofron mbështetje për teknologjinë “Thunderbolt 3” e cila përdoret për të transferuar të dhënat me shpejtësi deri në 40Gbps.

Gjithashtu, Swift 7 do të jetë në dispozicion nga muaji maj në Amerikën Veriore, duke filluar me çmim prej 1,699 dollarë; në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nga muaji prill me çmim prej 1,799 euro; si dhe në Kinë po ashtu nga muaji prill e me çmim prej 14,999 yen (1,916 euro).