Pas humbjes kundër Eibar, reagon Ramos për akuzat e doping

Është thënë se Sergio Ramos ka dështuar dy herë në testet anti – doping, së fundmi, pas finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Ky lajm vjen nga “Football Leaks”, publikuar nga “Der Spiegel”. Edhe lajme të tjera të “Football Lekas” më herët kishin tronditur botën e futbollit, shkruan Teleshkronja Post.

Për këtë akuzë ndaj kapitenit të Real Madrid kishte reaguar më herët edhe vet skuadra, por, pak më herët ka folur edhe vetë lojtari.

“E dimë të gjithë se çfarë lloj lajmesh janë këto. Ata na kanë kërcënuar më këso lajmesh edhe muaj më parë. Kur e di të vërtetën, nuk ke frikë nga gënjeshtrat.

Është një tentim për të prishur reputacionin tim” ka thënë kapiteni në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Eibar, transmeton lajmi.net.

Duket se këso lajmesh kanë ndikuar për keq tek kampi madrilen, pasi që ata u mposhtën sot 3:0 nga Eibar.

Tash, ata renditen në pozitën e gjashtë në La Liga, me katër pikë më pak se Barca, e cila luan një ndeshje sonte.

Atletico Madrid vs Barcelona, formacionet zyrtare / FOTO

E shtuna në La Liga mbyllet me një super duel, ballafaqimi e madh mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në “Wanda Metropolitano” në Madrid, ku luhet edhe për vendin e parë në ligë.

Momentalisht, Atletico renditet në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka Sevilla në pozitën e dytë dhe Alavesi në të katërtën, me Barçën që prin me 24 pikë, raporton Teleshkronja Post.

Atletico vjen në këtë takim në formë të mirë, pasi është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, pesë fitore dhe katër barazime, ndërsa në 14 takimet e fundit është mposhtur vetëm një herë.

Ecuria mbresëlënëse e Barçës prej 42 ndeshjeve pa humbje në shtëpi në ligë u ndërpre nga Betisi, i cili i mundi katalonasit 4-3 në ndeshjen e kaluar.

Kjo do të jetë përballja e 163-të mes Atleticos dhe Barçës. Atletico i ka 50 fitore, 39 ndeshje kanë përfunduar me barazim, ndërsa Barça i ka fituar 73 përballje.

Përballja e sotme në Madrid nis në orën 20:45.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atletico Madrid:

Barcelona

Pse Ronaldo dhe lojtarët e tjerë u ngjyrosën me të kuqe në fytyrë ?

Edhe Cristiano Ronaldo, si çdo futbollistë tjerët në ndeshjet e javës së 13-të të Serisë A, i është bashkuar fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave duke ngjyrosur me te kuqe faqen, megjithëse portugezi gjendet në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave për dhunimin e një gruaje.

Në ndeshjen e Juventusit, e cila po zhvillohet momentalisht ndaj Spalit në kampionatin italian, sulmuesi portugez e ka ngjyrosur faqen me të kuqe në përkrahje të fushatës për luftimin e dhunës ndaj grave, edhe pse pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzohet për dhunimin e një gruaje.

Kathryn Mayorga ka ngritur padi ndaj Ronaldos në tetor në Nevada të Shteteve të Bashkuara, duke pohuar se portugezi e kishte dhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Policia amerikane i ka rihapur hetimet ndaj Ronaldos me kërkesë të saj.

Ndërkohë, Ronaldo i ka mohuar akuzat disa herë. Në tetor, avokati i tij Peter S.Christiansen, e lëshoi një komunikatë përmes së cilës mohoi se klienti i tij kishte kryer një krim të tillë./Teleshkronja Post

Harry Kane e bombardon portën e Chelseat / VIDEO

Tottenham e ka dyfishuar epërsinë ndaj Chelseat, në një ndeshje të Premierligës, që po zhvillohet momentalisht në Londër.

Sulmuesi anglez Harry Kane realizoi në minutën e 16-të për 2-0 me një super goditje nga largësia, raporton Teleshkronja Post.

VIDEO :

Mandzukic realizon pas super sprintit të CR7 / VIDEO

Juventusi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Spalit, në një ndeshje të Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic realizoi për 2-0 pas një ore lojë, i gjithë aksioni erdhi si rrjedhojë e super srintit të Cristiano Ronaldos raporton Teleshkronja Post.

Shikoni golin e Mandzukic :

 

Delle Ali kalon Tottenham në epërsi ndaj Chelseat / VIDEO

Tottenham ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat, në një ndeshje të Premierligës, që po zhvillohet momentalisht në Londër.

Dele Alli realizoi për 1-0 në minutën e tetë, pas një super harkimi nga Christian Eriksen, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshja po zhvillohet akualisht në White Hart Lane në Londer.

VIDEO :

Cristiano kalon në epërsi Juventusin / VIDEO

Juventus ka kaluar në epërsi kundër SPAL në minuten e 27 të takimit.

Golin e shënoi kush tjeter po Cristiano Ronlados, pas një fauli të ekzekutuar nga Pjanic.

Ndeshje ndërmjet Juventus dhe Spal, Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Video :

Formacionet zyrtare: West Ham – Manchester City / FOTO

Manchester City luan sot si mysafir ndaj West Ham në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiola mban kreun e tabelës me 32 pikë, dhe sot dëshiron të vazhdojë me ecurinë e shkëlqyer pa humbje, transmeton Teleshkronja Post.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, City i ka fituar katër ndeshje, ndërsa West Hami një ndeshje.

West Ham: