Barcelona pret Man United në Camp Nou, formacionet zyrtare / Foto

Sonte na pret një derbi i jashtëzakonshëm në ‘Camp Nou’ ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United në kuadër të gjysmëfinales së Champions League.

Ekipi i Ernesto Valverdes ka fituar ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’ 1-0 me golin e Luis Suarez pas asistimit të Leo Messit.

Ole Gunnar Solskjaer dhe ekipit të tij i duhet një përformancë e madhe si ajo kundër Paris Saint Germain që të kalojë tutje midis Camp Nou.

Të dy klubet kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sontme:

Formacionet zyrtare dhe rezervat.

Formacionet zyrtare: Leganes pret Real Madridin / Foto

Leganes pret Real Madridin të hënën natën në ndeshjen e 32 në LaLiga Santander, me Zinedine Zidane që ka vendosur të zgjedhë një formacion të fortë në ‘Butarque’.

Hera e fundit që të dy palët u takuan në Leganes, në mes të janarit, Los Pepineros fitoi 1-0 në pjesën e dytë të Copa del Rey me Martin Braithwaite duke shënuar golin e vetëm të lojës.

Los Blancos do të jetë pa të lënduarit Toni Kroos, ndërsa Thibaut Courtois, Sergio Ramos dhe Vinicius Junior, raporton Teleshkronja Post.

Arbitri do të jetë David Medie Jimenez, ndërsa Javier Alberola Rojas do të mbikëqyr dhomën VAR.

Të dy klubet kanë publikuar skemat zyrtare për ndeshje.

Formacioni zyrtarë i Leganes:

📄 ALINEACIÓN | ¡Estos son los valientes pepineros que defenderán hoy el sueño de una ciudad! #LeganésRealMadrid #LaLiga pic.twitter.com/LIUAaWIfYw— C.D. Leganés (@CDLeganes) April 15, 2019

Formacioni zyrtarë i Real Madridit:

Ndeshja fillon nga ora 21:00 në stadiumin Butarque, njëherish kjo është ndeshja e fundit e xhiros së 32 në La Liga./TeleshkronjaPost/

Gara për titullin e PL: Sarri jep mendimin e tij në garën për titull

Timonieri i Chelseas, Maurizio Sarri, beson se gara për titullin e Ligës Premier është shumë vështirë e parashikueshme dhe pret që dallimi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në fund të jetë më së shumti dy pikë.

‘Të Kaltërit’ humben me rezultat të pastër 2-0 këtë fundjavë në Premierligë kundër të parit në tabelë Liverpool, me golat e Sadio Mane dhe Mohamed Salah, shkruan Teleshkronja Post.

Redsat janë në krye të tabelës pas fitores ndaj Bluve me dy pikë më shumë se kampioni në fuqi, mirëpo ‘Citizens’ nga Manchesteri kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

I pyetur se kush mendon se do ta fitojë titullin në Angli, strategu italian është përgjigjur: “Është shumë vështirë të parashikohet”.

“Do të varet nga diçka e vogël. Është shumë garë e ngushtë. Dallimi do të jetë një ose dy pikë, jo më shumë”, ka shtuar trajneri.

Ndërkohë, ekipi i Sarrit ka mbetur prapa në garën për top-katërshe pas humbjes në kryendeshje nga Liverpooli, dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivalët për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, është gjithashtu në garë për Europaligë./TeleshkronjaPost/

Si Tiger Woods e fitoi Mastersin 2019 – përmes fotografive

Skenat nga Augusta National se si legjenda e golfit mori titullin e tij të parë të madh që nga viti 2008, i 15-të i përgjithshëm dhe xhaketa e tij e pestë në një kthim të shquar në lavdi.

Më poshtë ndiqni disa nga fotot më të mira të një nga rikthimeve më të mira në histori të sportit, e cilësuar kështu nga gazetarë, analistë dhe njerëz nga bota e sportit, shkruan Teleshkronja Post.

Foto nga fitorja e Tiger Woods :

Fotografitë: Retuers / Getty Images

Salah shënon golin e sezonit kundër Chelsea, edhe Mane ka shënuar / Video

Pasi pjesa e parë përfundoj pa gola, pjesa e dytë filloj furishëm për skuadrën e Jurgen Klopp.

Vetëm 9 minuta iu deshën Liverpoolit që ta ngrisë epërsinë në 2-0 në Anfield Road, raporton Teleshkronja Post.

Golin e parë e shënoj Mane pas një super aksioni brenda zonës së The Blues, ndërsa për 2-0 u përkujdes Salah me golin më të bukur të sezonit 2018/19 në Premierligë.

Golat e Mane në minuten e 51′ dhe goli i Mohamed Salah në minuten e 53′:

Titulli luhet në ‘Anfield’ për Liverpoolin që pret Chelsean, formacionet zyrtare / Foto

Sot në stadiumin ‘Anfield’, luhet titulli i Premierligës pasi Liverpool luan ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në këtë sezon.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të kërkojë ta harrojë rrëshqitjen famëkeqe të kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard, që praktikisht ia humbi titullin Liverpoolit më 2014, dhe ta tejkalojë pengesën e kaltër këtë herë.

Të kuqtë, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm edhe matematikisht, kanë grumbulluar 82 pikë, një më pak se Man City që po fiton 0-1 ndaj Crystal Palace.

Pesë javë para përfundimit të kampionatit, një fitore ndaj Chelseat do të nënkuptonte shumë për Liverpoolin që do të rrëmbente kreun nëse fiton City, dhe presioni do të binte mbi kampionin në fuqi për të fituar ndeshjen e mbetura.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri, kosovari që e përfaqëson Zvicrën, është sërish në stol dhe me gjasë nuk do të aktivizohet fare as ketë herë, siç nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.

Pogba si lider ia fiton ndeshjen Manchester United / Video

Klubi anglez, Manchester United ka arritur të sigurojë fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar kundër West Hamit, në stadiumin “Old Trafford”, në kuadër të xhiros së 32-të të Premierligës.

Tri pikët e radhës për Manchester Unitedin në Premierligë u siguruan përmes dy golave të shënuara nga pika e penalltisë dhe një goli të West Hamit të anuluar në mënyrë kontroversë për shkak të pozitës jashtë loje.

Manchester Unitedi fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes, kur Paul Pogba u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Pjesa e dytë nuk filloi kaq mirë për “Djajtë e kuq”, të cilët pranuan gol në minutën e 49-të të ndeshjes, përmes Felipe Andersonit, që e barazoi rezultatin për West Hamin.

Rënditja aktuale në Premier League.

Lojtarët e Manchester Unitedit i humbën disa mundësi të mira për të kaluar në epërsi pas këtij goli, mirëpo edhe portieri David De Gea i shpëtoi disa herë duke bërë pritje të mrekullueshme.

Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Pogba iu tregua sërish i saktë nga pika e penalltisë dhe ia siguroi skuadrës së tij fitoren e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Kjo fitore vjen për Manchester Unitedin para ndeshjes së rëndësishme në Camp Nou kundër Barcelonës, e cila zhvillohet të martën në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Tani, Manchester Unitedi është kthyer në pozitën e pestë në tabelën e Premierligës, me dy pikë më pak se Chelsea e tre pikë më pak se Tottenhami, që radhiten në pozitën e katërt dhe të tretë në tabelën e Premierligës.

“Gjuha e trupit”: Reagimi i Pogbas pas pyetjes për mërkato / Video

Lideri i Manchester United, Paul Pogba është pyetur për interesimin e Real Madridit në blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Francezi pas ndeshjes ndaj Barcelonës në mesjavë në Champions League, është pyetur për Realin dhe tha këto fjalë.

”Do të përgjigjem vetëm rreth ndeshjes, asgjë më shumë.”, ishte përgjigjia e parë e Francezit.

Ndërsa kur u pyet për mundësinë që një ditë të luajë në El Clasico, Pogba me buzëqeshje shtoi: ”Nuk dua të flas për këtë.”