Real Madridi realizon edhe golin e dytë / VIDEO

Skuadra e Real Madridit e ka filluar furishem pjesen e dytë të takimit ndaj Romës.

Pas golit të parë, tani është shënuar edhe goli i dytë në Olimpico të Romës, shkruan Teleshkronja Post.

Shiko edhe : Super Ronaldo asiston për Mandzukic, Juventus në epërsi / VIDEO

Real Madrid ka shënuar golin e sigurisë, të dytin, në minutën e 59’të me anë të Vazquez.

VIDEO :

Super Ronaldo asiston për Mandzukic, Juventus në epërsi / VIDEO

Edhe Juventus ka kaluar në epërsi kundër Valencias në minuten e 58 të takimit.

Golin e shënoi Mario Mandzukic nga afër portës, shkruan Teleshkronja Post.

Shiko edhe : Shënon Bale më në fund, pas shum gabimeve / VIDEO

Golin e asistoi Ronaldo pas një super driblimi që hutoi mbrojtjen e Valencias.

Video :

 

Shënon Bale më në fund, pas shum gabimeve / VIDEO

Real Madridi ka kaluar në epërsi me të hyrë në pjesën e dytë në minuten e 47′ të takimit.

Golin e shënoi uellsiani Gareth Bale pas gabimit trashanik të mbrojtjes së Romës, shkruan Teleshkronja Post.

Bale shënon pas një kohe të gjatë dhe një thatësie pa gola, ashtu siç ishte në krizë ekipi nga kryeqyteti spanjoll.

VIDEO :

 

Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e Champions / FOTO

Kanë përfunduar pjesët e para në Champions League, ku nuk pati shum gola siç ndodhë zakonisht.

Vetëm dy nga gjashtë ndeshjet u shënuan gola, në ndeshjet Hoffenheim 2-2 Shakhtar dhe Bayern 3-0 Benfica, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshjet e tjera përfunduan me rezultat të barabartë, priten gola në pjesën e dytë.

Këto janë të gjitha rezultatet e pjesëve të para (foto) :

Të gjitha ndeshjet e Champions League LIVE

Edhe një tjetër natë e magjishme e Champions League me disa super ndeshje.

Sonte shumë prej tyre pritet të përcaktojnë edhe lideret e grupeve përkatëse, gjithashtu edhe kush do të eleminohet nga kjo garë, shkruan Teleshkronja Post.

Dy ndeshjet më të rëndësishme për sonte janë PSG vs Liverpool dhe Tottenham vs Inter.

Të dy këto takime përcaktojnë fatin e tyre me gjasë në këtë garë

Këtu më poshtë mund ti ndiqni ndeshjet LIVE :

FORMACIONET ZYRTARE: Juventus vs Valencia / FOTO

Juventusi është nikoqir i Valencias në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është në krye të Grupit H, me nëntë pikë të grumbulluara pas tri fitoreve dhe një humbjeje.

Skuadra spanjolle ka siguruar pesë pikë, nga dy fitore, një barazim dhe një humbje (që ia kanë shkaktuar pikërisht Bianconerët).

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Marcelino Garcia Toral i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Formacioni startues i Valencias: Neto; Wass, Diakhaby, Gabriel, Gayá; Coquelin, Parejo, Kondogbia, Guedes; Santi Mina, Rodrigo.

FORMACIONET ZYRTARE: Lyon vs Manchester City / FOTO

Në Groupama Stadium, Lyoni dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kryesore të Grupit F në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze ka regjistruar tri fitore dhe një humbje, dhe me nëntë pikë është në krye të grupit.

Pikërisht ekipi francez ia ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë fazë, shkruan Teleshkronja Post.

Lyoni pozicionohet në vend të dytë në grup me gjashtë pikë, nga një fitore dhe tri barazime.

Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe Bruno Genesio.

Formacioni startues i Lyonit : Pas pak…

Formacioni zyrtarë i Manchester Cityt:

Hoffenheimi dhe Shakhtar Donetsku zhvillojnë ndeshjen tjetër të këtij grupi.

FORMACIONET ZYRTARE: Roma – Real Madrid / FOTO

Sonte një ndër ndeshjet kryesore të natës, AS Roma vs Real Madrid, të dy ekipet kanë publikuar formacionet e mundshme.

Të dy ekipet kanë pikë të njejta në grupin G, dhe kjo ndeshje përcakton shumë çka rreth vendit të parë, shkruan Teleshkronja Post.

Sikur Solari, ashtu edhe Di Francesco kanë startuar me formacionet më të mira në dispozicion, edhe pse Roma ka shumë mungesa.

Këto janë formacionet e mundëshme e të dy ekipeve.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, El Shaarawy; Schick.

Formacioni startues i Real Madridit: /Teleshkronja Post