Real Madridi rikthehet te fitoret në La Liga, shkatërron La Corunan (Video)

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 7-1 ndeshen e luajtur në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka gjetur fitoren pas tri ndeshje pas të, pasi kanë fituar në Santiago Bernabeu ndaj La Corunas.

Megjithatë, ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të me anë të Adrial Lopez, i cili shënoi për 0-1.

Epërsia e La Corunas nuk zgjati shumë, pasi ishte Nacho Fernandez, i cili shënoi në minutën e 32-të për 1-1, ndërsa Gareth Bale shënoi për 2-1 në minutën e 42-të dhe dërgoi Reali në pushim me epërsi.

Pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të Mbretërve, të cilët arritën të shënojnë edhe pesë gola tjerë për të siguruar një fitore të madhe.

Fillimisht ishte Bale, i cili në minutën e 58-të shënoi për 3-1, ndërsa dhjetë minuta më vonë u përkujdes Luka Modric për epërsinë 4-1.

Ky takim shërbeu për të mirë edhe për Cristiano Ronaldon, i cili u rikthye te goli pas një kohe të gjatë, duke shënuar dy gola të shpejt (78′, 84), për 5-1 dhe 6-1.

Goli i fundit i takimit erdhi në minutën e 88-të dhe u shënua nga mbrojtësi Nacho, i cili me golin e dytë personal vulosi rezultatin përfundimtar 7-1.

Pas kësaj fitore, Reali ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa La Coruna renditet në pozitën e 18-të me 16 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Mbretërit udhëtojnë te Valencia, ndërsa La Coruna e pret Levanten.

Valverde: “Po shpresojmë se Coutinho ndoshta debuton…”

Trajneri Ernesto Valverde ka folur rreth debutimit të transferimit të ri të Barcelonës, yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Coutinho u transferua në javën e parë të vitit 2018 te Barcelona nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 160 milionë eurove.

Braziliani, Coutinho vuan nga një dëmtim i lehtë i muskulit dhe ende nuk e ka bërë debutimin e tij me Barcelonë.

Por, Valverde beson se debutimi i Coutinhos pritet të vjen shumë shpejt dhe mund të bëhet të enjten në ndeshjen kthyese ndaj Espanyolit në Copa del Rey.

“Ne nuk do të japim një datë të saktë për këtë çështje, sepse gjithmonë rrezikoni me gabimet”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Ai ka një problem të vogël të muskulit të këmbës së djathtë, ky është një vend ku ju duhet të mbani sytë mirë për gjërat kur ajo ndërhyn me lëvizjen e tij”.

“Unë mendoj se ai do të kthehet shpejt, nuk e di kur”.

“Shpresojmë të jetë të enjten, ai së shpejti do të jetë i integruar në ekip”, përfundoi trajneri spanjoll.

Sergio Aguero me het-trik ndaj Newcastle e kthen Manchester Cityn në rrugën e fitoreve

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në shtëpi ndaj Newcastle United, të shtunën në mbrëmje.

Manchester City e priti Newcastle Unitedin në “Etihad” në kuadër të javës së 24-të të Premierligës angleze, duke e mundur me rezultat 3-1, raporton Teleshkronja.

City, që u mposht për herë të parë në ligë në xhiron e kaluar nga Liverpooli, e ka ruajtur epërsinë prej 12 pikëve ndaj Manchester Unitedit në krye të Premierligës.

Pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, Sergio Aguero shënoi gol të bukur me kokë pas një asisti fantastik të Kevin de Bruyne, që ishte edhe rezultati final i 45 minutave të parë.

Pjesa e dytë solli më shumë raste dhe si rezultat edhe gola, me Agueron që e vazhdoi rrugën drejt het-trikut duke shënuar nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 63-të.

Newcastle United reagoi vetëm pas 67 minutave lojë, atëherë kur Murphy reaziloi një gol fantastik pas një kundërsulmi të shpejtë.

Por, këmbët mysafirëve ua preu, Aguero i cili e vulosi fitoren e vendasve dhe e kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.

Kjo humbje e lë Newcastle Unitedin në vendin e 15-të me 23 pikë, vetëm dy më shumë se vendi – 18-të.

City vazhdon të jetë në krye të Premierligës me 65 pikë.




Notat e lojtarëve: Brighton 0-4 Chelsea, Hazard me vlerësim maksimal

Chelsea i është rikthyer fitoreve në kuadër të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Brightonit me rezultat të pastër prej 4-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të futbollistëve, ku më i miri ishte në radhët e skuadrës së The Blues.

Eden Hazard ishte golashënues i dyfishtë dhe mori pjesë në dy golat tjerë të Chelseat, dhe kjo bëri që të vlerësohet me notën maksimale, 10.

Lojtari më i dobët në fushë ishte në radhët e ekipit vendas, ku Godson u vlerësua me notën 5.3.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 50 pikë ndërsa Brighton mbetet në vendin e 16 me 23 pikë.

NOTAT CHELSEA