Zbulohet data e fillimit të ndërtimit dhe kapaciteti i Stadiumit Nacional

Kujtim Gashi, ministri i sportit ishte mysafir në emisionin “Frontal,” ku diskutoj për një mori temash, në veqanti Stadiumin Nacional në Drenas.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi e ka dhënë një lajm të mirë për Stadiumin Nacional, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Stadiumi pritët të jetë arenë e madhe e futbollit në vend, e cila do t’i përmbajë rreth 30 mijë ulëse, sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së.

Sipas Gashit, pas pak ditësh do të zgjidhet kompania e cila do ta fitojë të drejtën për ndërtimin e këtij stadiumi gjigant.

“Më 28 janar të këtij viti përfundon faza e parakualifikimit për 6 kompani që janë në garë për projektin ideor, për ta fituar ofertën. Bëhet fjalë për kompani me renome ndërkombëtare, që kanë sjell projekte mjaft të mira. Ka prej tyre nga Gjermania, Hungaria etj. Pastaj do ta kemi të qartë për ta hartuar projektin se sa kohë na nevojitet. Afati për hartim të projektit do të jetë 3 deri në 6 muaj, pra sa më i shkurtër, në mënyrë që ne në qershor ose korrik ta hedhim gurëthemelin e stadiumit, i cili do të jetë me 30 mijë ulëse, me standarde të larta evropiane”, ka thënë ministri Gashi, përcjell Gazeta Expres.

“Jam shumë optimist se do ta hedhim gurëthemelin gjatë verës. Secila kompani që e fiton projektin, ka pak rëndësi. Me rëndësi është që ta sjell projektin sa më shpejtë. Vendi ku do të ndërtohet Stadiumi Nacional është zonë industriale, ku pritet të ndërtohet një stadium me objekte përcjellëse, stadium ndihmës, hotele ku mund të akomodohen ekipet, por edhe mysafirë të ndryshëm, por edhe ndonjë fabrikë përreth. Pra, një kompleks i madh”, shpjegoi ministri i Sportit.

Behar Maliqi: “Nikli e do titullin, nuk na lejohet asnjë gabim në kampionat” (VIDEO)

Mesfushori defanziv i skuadres nga Drenasi, KF Feronikeli, Behar Maliqi ka dhënë një deklaratë për kanalin zyrtar të klubit në YouTube.

Derisa Nikli janë duke u stërvitur për ndeshjet e sezonit pranveror në Vala Super Ligen e Kosovës, Maliqi tregon objektivat kryesorë të ekipit, përcjellë Teleshkronja Post.

“Është një lojë kontrolluese, po mundohemi ti përshtatemi konceptit të kërkuar nga trajneri. Poashtu po mundohemi që mos të kemi lëndime, edhe nëse nuk e fitojmë ndeshjen nuk ka shumë rëndësi pasi është vetëm ndeshje kontrolluese.”

Më tej Kapiteni i Niklit vazhdoj:

“Po kemi luajtur me kundërshtarë mjat të fortë edhe pse nuk i kemi njoftë edhe shumë. Por këto lojë gjithsesi se na ndihmojnë që të përgatitemi sa më mirë për kampionatin. Të gjithë lojtarët i kemi shum cilësor, konkurenca brenda ekipit është rritur edhe pse për këtë më mirë e di trajneri.”

Sa i përket titujve ai theksoi :

“Për Kupë jemi jashtë, ndërsa titullit të kampionit besoj se do të fokusohemi me të gjitha forcat që i kemi , natyrisht nuk na lejohet asnjë gabim nese duam titullin kampion.”

“Stërvitjet kanë shkuar mjaft mirë, për mua me rëndësi ka qenë qe të mos mungojë gjatë kësaj faze nëse e arrij këtë atëherë kampionati do të jetë shumë më i lehtë,” përfundoi Maliqi.