Formacionet zyrtare të miqësores AC Milan vs KF Feronikeli

KF Feronikeli dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren historike që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Kampioni i Superligës së Kosovës do të përballet me gjigantin evropian, para fillimit të sezonit 2019/20, e që do të jetë një rast special për ta testuar formën e lojtarëve.

Kjo ndeshje do të jetë një moment i veçantë edhe për tifozët shqiptarë që do të mund ta shikojnë skuadrën e zemrës nga afër.

Formacioni startues i Feronikelit: Florian Smakiqi, Perparim Islami, Lapidar Lladrovci, Arber Prekazi, Yll Hoxha, Argjend Dabiqaj, Besmir Bojku, Astrit Fazliu, Mendurim Hoti, Carioca, Kastriot Rexha.

Formacioni startues i Milanit: G. Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Rodriguez; Krunic, Biglia, Calhanoglu; Suso; Castillejo, André Silva.

Zëvendësuesit: A. Donnarumma, Soncin, Conti, Musacchio, Laxalt, Strinic, Bonaventura, Borini, Brescianini, Paquetà, Maldini, Piatek, Leao.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini.

ZYRTARE: KF Feronikeli prezanton trajnerin e ri, Dejan Vukićević

KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin Dejan Vukićević. Ai ka qënë futbollist i shumë skudrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë, Larnaca/Qipro etj.

Vukićević ka qenë poashtu trajner i shumë skudrave të njohura si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadres Ventspils/Latvia.

Gjatë karrieres së tij si futbollist dhe poashtu si trajner ka a fituar tituj të kampionit dhe poashtu trofe të kupes me ekipe të ndryshme.

Vukićević ka arriturr marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020.

Sot në stervitjen e ekipit në orën 18:00 në stadiumin e KF Feronikeli do të jetë prezent trajneri i ri.

Klubi nga Drenasi ka ftuar mediat të jenë të pranishme në stadium në orën 17:45.

Emrimi i trajnerit të ri tek ‘Industrialistët’ vie pasi javën e kaluar e liruan nga detyra Zekirja Ramadanin, pas fitimit të Kupës dhe Ligës së Kosovës./TeleshkronjaPost/

Biletat për ndeshjen KF Feronikeli – AC Milan, zbresin çmimet

Kanë mbetur edh pak ditë para supermiqësores mes KF Feronikelit dhe AC Milanit po afrojnë.

Me 10 gusht, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zbret gjiganti i Serie A, AC Milan, për një përballje me kampionët e Kosovës, KF Feronikelin.

Biletat për miqësoren e 10 gushtit blihen vetëm online, duke klikuar KËTU

Çmimet e biletave do të jenë me zbritje, kurse ata që kanë blerë biletat me çmim të vjetër, do të rimbushsohen sipas organizatorit.

Biletat që kanë kushtuar 35 Euro, tani do të jenë 15 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 50 Euro, tani do të jenë 35 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 90 Euro, tani do të jenë 59 dhe 69 Euro.

Biletat që kanë kushtuar 115, tani do të jenë 89 Euro.

Kujtojmë që Milan, me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Champions League, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium.

Ndeshja fillon prej orës 20:45, transmeton Teleshkronja Post.

ZYRTARE: Ramadani shkarkohet nga KF Feronikeli

Tashmë gjithëqka zyrtare, tekniku nga Maçedonia, Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.

Ekskluzive: Sot KF Feronikeli shkarkon Zekirja Ramadani

Pavarësisht se KF Feronikeli arriti një nga sukseset më të mëdha në futbollin kosovarë në sezonin e fundit, duke u shpallur kampion dhe fitues i Kupës, Nikli nuk do ta mbajë më trajnerin Zekirija Ramadani.

Raportimi i portalit Indeksonline, thotë se sot ekipi i Feronikelit do ta shkarkojë nga pozita e trajnerit, Zekirja Ramadanin.

Deri te një vendim i tillë ekipi drenicak erdhi pas rezultateve të dobëta të KF Feronikelit në garat evropiane këtë verë – Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë.

Siç shkruan Indeksonline, ka tentuar të kontaktojë me trajnerin Ramadani, megjithatë ka qenë e pamundur të arrihet një gjë e tillë.

Pritet të shihet nëse këto raportime janë të vërteta.

Lajmi i publikuar nga Indeksonline rreth shkarkimit të Ramadanit.

KF Feronikeli sivjet fillimisht kaloj raunin para-kualifikues për Champion League, ndërsa në raunin e parë eleminues u ndal nga ekipi anglez, TNS.

Pavarësisht eleminimit nga Liga e Kampionëve, për shkak të rregullave, klubi nga Drenasi vazhdoj garat në Europa Leageu ndaj Slovan Bratislavas, por nuk arrit ta kalojë raundin./Teleshkronja Post/

Nuk po ia don në Evropë, Nikli eleminohet nga Slovan Bratislava

Klubi nga Drenasi, Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Ligës së Evropës përball Slovan Bratislavës.

Djemtë e Zekirja Ramadanit, zhvilluan një ndeshje të njëjtë sikurse në Sllovaki, sidomos në pjesën e parë, duke tentuar të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarit.

Mbrojtësi i djathtë, Yll Hoxha rrezikoi i pari, por që goditja e tij e fuqishme u prit nga portieri.

Goli erdhi në minutën e 19-të kur De Marco i gjend mirë në zonë dhe me kokë tundi portën.

Rastin më të mirë për Feronikelin e kishte Kastriot Rexha, por që gjuajtja e tij nuk e gjeti rrjetën.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parë, transmeton Teleshkronja Post.

Mysafirët nga Sllovakia shënuan në minutën e 54-të me Holman, që me një gjuajte të fuqishme në zonë, tundi rrjetën e Smakiqit.

“Industrialistët” nuk arritën të bëjnë më shumë në pjesën e II, duke e mbyllur merezultat 2-0, të përgjithshëm 4-1, aventurën e tyre evropiane.
/TeleshkronjaPost/

KF Feronikeli – Slovan Bratislava, formacionet zyrtare

Klubi kosovarë, KF Feronikeli luan ndeshjen kthyese të fazës së tretë të Europa League kundër Slovan Bratislavës.

Kampionët e dyfishtë të Kosovës janë në disavantazh 2-1 pas ndeshjes së parë, transmeton Teleshkronja Post.

Një fitore minimale e kualifikon Niklin në fazën tjetër, e cila do ishte historike, duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që kalon një raund kualifikues në garat evropiane.

Këto janë formacionet zyrtare nga dy trajnerët:

Skema zyrtare e Feronikelit: Smakiqi, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Islami, Bojku, Dabiqaj, Hoti, Carioca, Fazliu e Rexha.

Shansi i fundit: KF Feronikeli sonte luan ndaj S.Bratislava, treni i fundit për Evropë

Shansi i fundit: Feronikeli e ka mundësinë e dytë për t’u shkruar në histori si klubi i parë kosovar që e fiton një ndeshje të rretheve kualifikuese në garat evropiane.

Nëse e do këtë, klubit nga Drenasi duhet sonte shënoj fitore kundër Slovan Bratislavas, shkruan Teleshkronja Post.

Feronikeli do ta presë kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislavan, për ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës.

Në këtë ndeshje, drenicasve u duhet fitore me rezultat 1:0 apo çfarëdo fitore tjetër me epërsi prej dy golash.

Shpresat e kampionit kosovar për ta vazhduar rrugëtimin në Evropë u vështirësuan pas disfatës me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë kundër Slovan Bratislavas, e cila u zhvillua të mërkukrën e javës së kaluar, në “Tehelne Pole Stadion”.

Golin e parë në atë ndeshje kosovarët e morën qysh nëntë minuta pasi filloi ndeshja, kur shënoi Nono, ndërsa epërsia e Slovan Bratislava u dyfishua në minutën e 62-të, kur Andraz Sporar u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit.

Shpresat gjallë për ta vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në Ligën e Evropës Feronikelit ia mbajti Mendurim Hoti, i cili e shënoi golin e vetëm për kosovarët vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 67-të.

Nëse arrin ta fitojë këtë ndeshje, KF Feronikeli do të bëhet klubi i parë kosovar që fiton ndeshje të rrathëve kualifikuese në garat evropiane, pasi që më parë klubet nga Kosova kanë fituar vetëm ndeshje të rrathëve paraeliminatore.

Një mundësi për t’u shkruar në histori me këtë sukses Feronikeli e pati këtë sezon edhe në Ligën e Kampionëve, mirëpo përballja me New Saints në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve nuk përfundoi siç kishte dashur skuadra e Zekirija Ramadanit, pasi që ndeshjen e parë e humbi me rezultat 1:0, ndërsa ndeshjen e dytë e barazoi me rezultat 2:2.

Kjo është hera e parë që Feronikeli po garon në Evropë. Ndeshjen e parë në garën më prestigjioze të kontinentit, Feronikeli e zhvilloi kundër Lincoln Red Imps dhe pastaj kundër Santa Colombas, të dyja në rrethin paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Përkundër që Slovan Bratislava ka përvojë më të madhe – kjo është hera e dhjetë që ata garojnë në Evropë – mbrojtësi Ylli Hoxha u shpreh optimist për gjasat e skuadrës së tij në këtë përballje.

“Në çdo ndeshje kemi nevojë për tifozë. Besoj që do të mbushet stadiumi duke parë edhe faktin se kemi përballë një kundërshtar të fortë. Do të mundohem ta jap maksimumin në këtë ndeshje, besoj që kemi forcë për kualifikim tutje pasi që kemi lojtar shumë kualitativ në skuadër” tha Hoxha.

Nëse arrin të kualifikohet në rrethin tjetër, Feronikeli do të garojë në kuadër të grupit të dytë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës, ku garojnë edhe tre fitues të ndeshje të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës, pesë humbës të ndeshjeve të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe Sarajeva, si klubi i vetëm humbës në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja KF Feronikeli vs Slovan Bratislava luhet sonte nga ora 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri.
/TeleshkronjaPost/