Zyrtare: AS Roma e shkarkon trajnerin Di Francesco

Klubi italian, AS ​Roma e ka shkarkuar nga posti i trajnerit, Eusebio Di Francescon.

Ky vendim i klubit italian vjen pas eliminimit nga Porto nga Liga e Kampionëve.

Pas fitores 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, Roma humbi 3-1 në ndeshjen e kthimit pas 120 minutave lojë, ku fati i ndeshjes u vulos nga një penallti në fund të takimit.

Ai e ka drejtuar klubin italian në 87 ndeshje, teksa ka arritur 46 fitore, 18 barazime dhe 23 humbje.

Arritja më e madhe e Di Francescos është sezoni 2017/18, ku shkoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi Barcelonën pas një rikthimi të jashtëzakonshëm në “Olimpico”.

​Man Unitedi pyet për Dybalan, Juventus ia vendos çmimin

Manchester Unitedi është interesuar përsëri për yllin argjentinas të Juventusit, Paulo Dybalan, pasi që synojnë ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, Dybala u ka bërë përshtypje skautëve të Manchester Unitedit, për shkak të paraqitjeve të tij gjatë dy sezoneve të fundit dhe klubi anglez tashmë është interesuar për të, transmeton Gazeta Express.

Gazeta angleze sqaron se përderisa Juventusi është i gatshëm ta shesë argjentinasin gjatë afatit kalimtar të verës, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk do ta lejojnë largimin e Dybalas për më pak se 140 milionë euro.

Marrëveshja mes këtyre dy klubeve mund të arrihet edhe më lehtë sesa që ishte menduar, pasi që në kontratë mund të përfshihet edhe transferimi i Romelu Lukakus, i cili besohet se është i gatshëm të transferohet te kampioni italian.

Sulmuesi belg i Manchester Unitedit ka qenë i përfolur edhe për një transferim të mundshëm në Interit, të cilët megjithatë thuhet se janë më të interesuar ta shkëmbejnë Mauro Icardin me Dybalan.

Formacioni i lojtarëve më të shtrenjtë në Serie A / Foto

Dyshja e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala janë dy lojtarët më të vlefshëm në kampionatin italian, Serie A.

Faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt ka publikuar vlerat e futbollistëve në kampionatin italian.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një formacion me futbollistët më të vlefshëm në secilën pozitë.

Lojtarët me vlerën më të lartë në Serie A janë dyshja e Juventusit, Ronaldo dhe Dybala me nga 100 milionë euro secili.

Pas tyre vjen sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili llogaritet si i treti më i vlefshëm me vlerë prej 90 milionë euro.

Me nga 75 milionë euro llogaritet vlera e yllit të Napolit, Lorenzo Insigne dhe atij të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ndërsa Miralem Pjanic dhe Kalidou Koulibaly vlerësohen me nga 70 milionë.

Në vijen e mbrojtjes gjendet edhe Milan Skriniar me 60 milionë euro vlerë, Joao Cancelo që vlerësohet 55 milionë dhe Alex Sandro në 50 milionë euro.

Portieri më i vlefshëm në Serie A momentalisht është ai i Milanit, Gianluigi Donnaruma që ka vlerë 50 milionë euro.

Icardi ‘ngacmon’ Juventusin përmes Cancelos

Mauro Icardi ia ka bërë ‘like” postimit të Joao Cancelos në Instagram duke festuar fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Napolit.

Me sa po shifet, ish-kapiteni Mauro Icardi i ka ditët e numëruara te Interi.

Ish-kapiteni, të cilit iu mor shiriti dhe që nga atëherë nuk është paraqitur për Interin, dëshiron të largohet pikërisht për këtë veprim që bëri klubi italian.

Së fundmi, sulmuesi argjentinas ka nxitur spekulimet duke ia bërë liken ë Instagram postimit të mbrojtësit të Juventusit, Joao Cancelo.

“Të vetëm mund të bëni shumë gjëra, por të bashkuar mund të bëni gjithçka. Fitore e madhe, urime të gjithëve”, shkroi Cancelo në Instagram teksa postoi foto duke festuar fitoren ndaj Napolit të dielën dhe duket se i ka pëlqyer edhe Icardit, që ka kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te Juve.

Dramë dhe spektakël në Sao Paolo, Juventus mposht Napolin / Video

Tifozët në stadiumin e Sao Paolo panë spektakël në ndeshjen mes Juventus dhe Napolit të dielen mbrëma.

Takim i cili pati gjithqka që tifozët duan, gola, aksione, intensitet, kartonë të verdhë e dy kartona në kuq, shkruan Teleshkronja Post.

Ndeshja filloj me lojë të balancuar me dominim të lehtë nga skuadra e Juventusit, derisa Napoli kohë pas kohe tregohej tejet i rrezikshëm.

Goli i parë erdhi në minuten e 27′ të takimit, pas një gabimi dhe mos koordinimi mes mbrojtjes së Napolit dhe portierit Meret, ku Ronaldo e shfrytëzoi duke detyruar portierin të shkaktoj ndërhyrje e cila u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu Ancelotti u detyrua të inkuadroj portierin e dytë në fushë, David Ospina në vend të Milik, por Pjanic ia shënoj një super gol nga goditja e lirë.

Ndërsa goli i dytë nuk vonoj shumë dhe 6 minuta para se të mbyllej pjesa e parë Emre Can ngriti epersinë në 0-2.

Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë në minuten e 47′ Pjanic u ndëshkua me të kuq, kështu u barazuan forcat në fushë.

Ndërsa në minuten e 61′ Callejon shënoi golin e parë të Napolit, duke ngjallur shpresat për një barazim.

Madje edhe ju erdhi shansi që me penalti të barazojnë rezultatin në minuten e 84’të, por Insigne e humbi këtë mundësi.

Kështu përfundoj ndeshja, tani Juventus grumbullon 72 pikë, shkëputet 16 pikë larg Napolit si vendi i dytë në kampionat me 56 pikë./TeleshkronjaPost/

Dyfishohet epërsia e Juventus kundër Napolit / VIDEO

Lojtarët e Max Allegrit dhe Juventusi ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Napolit në “San Paolo”.

Bardhë e zinjët po fitojnë 2-0 në “San Paolo” ndaj Napolit, transmeton Teleshkronja Post.

Pas Miralem Pjanic, që realizoi për 1-0 nga gjuajtja e lirë në minutën e 28’, ka shënuar edhe mesfushori tjetër, Emre Can.

Ish-lojtari i Liverpoolit shënoi për 2-0 në minutën e 39’ të takimit.

Kujtojmë se Napoli po luan me një lojtar më pak, pasi Cristiano Ronaldo e detyroi në minutën e 25’ portierin, Alex Meret, të ndëshkohet me të kuq.

Juventus shënon super gol nga gjuajtja e lirë / Video

Juventus ka kaluar në epërsi në minuten e 27′ të takimit, pas një goditje na fauli.

Ishte një gabim i mbrojtësit të Napolit, i cili ktheu një pasim tek portieri por pasimi nuk arriti, moment të cilin Ronaldo e shfrytëzoi për mrekulli duke detyruar portierin e Napolit të gaboj dhe të ndëshkohet me karton të kuq.

Golin e shënoi Miralem Pjanic, madje ishte një super gol nga gjuajtja e lirë duke lënë pa gjasa portierin Ospina.

Super goli nga Pjanic :

Formacionet zyrtare: Napoli vs Juventus / FOTO

Derbi tjetër i kësaj jave plot futboll është mes vendit të parë dhe të dytë të Serie A-së, Napoli vs Juventus.

Bianconerët vizitojnë napoletanët stadiumin Sao Paolon në xhiron e 26 të ligës, shkruan Teleshkronja Post.

Ky takim do jetë i veqant për Ronaldon dhe trajnerin e Napolit, Carlo Ancelottin të cilët kishin punuar së bashku tek Real Madridi.

Të dyja klubet italiane kanë publikuar formacionet fillestare për sonte, ndeshje e cila filon nga ora 20:30.

NAPOLI (4-4-2): Meret; Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Callejon, Allan, Fabian, Zielinski; Insigne, Milik.

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.