Shpëtimtari Ronaldo shmangë humbjen e Juventus / VIDEO

Atalanta ia ka shkaktuar barazimin e dytë të këtij sezoni Juventusit, e para nga Genoa, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin Azzuri d’Italia për xhiron e 18-të të Serisë A, e cila përfundoi me rezultat 1-0.

Juventusi luajti me një lojtar më pak nga minuta e 53-të në këtë ndeshje pasi që Rodrigo Bentancur u ndëshkua me karton të kuq, duke ndikuar që Juventusit t’i ndalet ecuria prej tetë fitoreve radhazi.

Vetëm dy minuta i mjaftuan skuadrës së Massimiliano Allegrit për të kaluar në epërsi, pasi që Berat Djimisiti shënoi një autogol, që e kaloi në epërsi kampionin në fuqi të Serisë A. Por 22 minuta më vonë, skuadra vendase arriti të shënojë në portën e duhur, përmes Duvan Zapatas.

Pjesa e dytë nuk filloi në mënyrë të mirë të mundshme për Juventusit, pasi që Bentancuri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrje të keqe, rrjedhimisht Juventusi mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në ndeshje.

Gjërat u përkeqësuan kur tre minuta më vonë, Zapata arriti ta shënojë golin e tij të dytë në këtë ndeshje, duke e dërguar rezultatin në 2-1.

Deri në minutën e 65-të, Ronaldo kishte qëndruar në stol. Por, pasi që Allegrit i duhej një gol, ai e futi portugezin në lojë dhe vetëm 13 minuta më vonë, Ronaldo e dëshmoi veten duke e shënuar golin e barazimit.

Përkundër që ky nuk është rezultati më i mirë i mundshëm për Juventusit, ata ende pozicionohen në vendin e parë të tabelës së Serisë A, me nëntë pikë më shumë se Napoli në vend të dytë. Napoli do të luajë në mbrëmje kundër Interit në San Siro.

Formacionet zyrtare: Atalanta – Juventus, surprizë nga Allegri / FOTO

Max Allegri dhe Juventus do të udhëtojë drejt Bergamos për t’u përballur me Atalantën e portierit shqiptar, Etrit Berishës, me qëllim që ta ruajë ecurinë e përkyer pa humbje në Serie A.

Atalanta e pret kampionin në fuqi në “Stadio Atleti Azzurri d’Italia” në Bergamo, në kërkim të fitores së parë në përballje të drejtëpërdrejt.

Në 26 ballafaqimet e deritashme, Atalanta nuk e ka asnjë fitore ndaj Juves, derisa është mposhtur plot 22 herë dhe ka barazuar katër herë tjera.

Për këtë takim, që nis në orën 15:00, Massimiliano Allegri ka vendosur ta pushojë për herë të parë Cristiano Ronaldon, golashënuesin më të mirë të skuadrës deri tani këtë sezon në Serie A me 11 gola.

Me një fitore eventuale, Juve do ta çonte në 11 pikë epërsinë ndaj përcjellësit të parë në renditje, Napolit, skuadrës që sonte do të përballet me Interin në San Siro.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Juventus – Roma, formacionet zyrtare / FOTO

Dy skuadrat italiane, Juventusi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Giallorossëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Serie A, e cila zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:30.

Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk di për humbje në këtë sezon në kampionat dhe pret fitoren e radhës para tifozëve të tyre.

Në anën tjetër, Roma është larg formës së sezoneve të kaluara dhe do të ishte e kënaqur me një barazim nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Juventus: Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Sandro; Bentacur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Roma: Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, N’Zonzi; Cengiz, Zaniolo, Florenzi; Schick.

Mandzukic shënon kundër Inter, ndezet Alianz Stadium / VIDEO

Juventus ka kaluar në epërsi kundër Interit në minuten e 78 të takimit.

Golin e shënoi Mario Mandzukic pas një asistimi të bukur nga Cancelo, ku Mandzukic lehtësisht shtyu topin në rrjetë.

Ka mbetur edhe pak kohë deri në fund të ndeshjes, raporton Teleshkronja Post

Video e golit :

Formacionet e mundshme: Juventus – Inter

Kryendeshja e javës së 15-të në Serie A, që njëkohësisht do të jetë ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, do të luhet në mes të Juventus dhe Inter.

“Zonja e vjetër” do të jetë nikoqire e “zi kaltërve” në një ndeshje që pritet të jetë jashtëzakonisht spektakolare, dhe që luhet sot (e premte) me fillim nga ora 20:30.

Juventus është shkëputur me 40 pikë në krye të tabelës, duke numëruar kësisoj 11 pikë më shumë se Inter që pozicionohet në vendin e tretë.

Megjithatë, skuadra e Luciano Spallettit llogaritet si skuadra e vetme që mund të qëndrojë afër “biankonerëve” këtë edicion në Serie A.

Për derbin ndaj Interit, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alex Sandro, Barzagli dhe Khediras.

Në anën tjetër, te Inter duhet veçuar mungesa e mesfushorit Radja Nainggolan.

Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (4-3-1-2): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Cancelo; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala; Mandzukiç, Cristiano Ronaldo.

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozoviq, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic.

Milan afër transferimit të tretë në ‘San Siro’

Klubi i Milan ka gati transferimin e tretë në mërkaton e janarit.

Pas transferimit të Lucas Paquetas dhe janë afër Zlatan Ibrahimovic , Milan e ka siguruar edhe një transferim.

Zyrtarë të skuadrës italiane ishin dje në Londër, për të biseduar me Cesc Fabregasin rreth pagës, raporton Teleshkronja Post.

Milan është takuar edhe me agjentin e spanjollit, ku kanë biseduar rreth mundësisë së arritjes të marrëveshjes para afatit të janarit.

Fabregas është i gatshëm që të largohet nga Chelsea, anda këta të fundit do të marrin rreth 10 milionë euro nga shitja e tij.

Milanit pasi i’u ndërrua pronari, nga ai kinez tek ai amerikan, kanë filluar ndryshimet e mëdha dhe investimet e premtuar nga pronarët./Teleshkronja Post/

Roma-Inter, formacionet zyrtare / FOTO

Roma e pret sonte prej orës 20:30 në shtëpi Interin në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

Roma aktualisht është në pozitën e nëntë me 19 pikë, dhe sot kërkon fitore që të ngrihet më lart në renditje, shkruan Teleshkronja Post.

Kurse Interi është në pozitën e tretë me 28 pikë dhe sot i duhet fitorja për të qëndruar në hap me Napolin, që luan nesër mbrëma ndaj Atalantas dhe ka një pikë më shumë se skuadra e Luciano Spallettit.

Në kate ndeshjet e fundit Roma ka fituar dy herë, Interi një herë dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Inter

Juventus i pandalshëm, vazhdon ecurinë e përkryer në Serie A / VIDEO

Juventusi e ka mundur bindshëm 3-0 Fiorentinën të shtunën në Florencë, duke e zgjatur në pesë ecurinë e fitoreve radhazi dhe duke e ruajtur rekordin e përkryer pa humbje në këtë sezon të kampionatit italian Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit, që po vinte në këtë takim në formë të lartë, e mundi lehtësisht një Fiorentinë të zhytur në rezultate negative, gjashtë ndeshje pa fitore.

Kampionit në fuqi iu desh gjysmë ore lojë për ta gjetur golin e epërsisë, kur Rodrigo Bentancur realizoi për 1-0 pas një soli aksioni të mrekullueshëm duke i kaluar disa lojtarë të Fiorentinës rrugës drejt golit.

Për ta dyfishuar epërsinë e “Zonjës së vjetër” u përkujdes kapiteni dhe qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili në mënyrë akrobatike e mposhti Lafontin.

Dhjetë minuta para fundit, mysafirët fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.Për Ronaldon, ky ishte goli i 10-të në 14 ndeshje të Serisë A.

Juve tani grumbullon plot 40 pikë, nga 42 të mundshme në këtë edicion deri tani. Një rekord i perkyer ky.

Përcjellësi i Juves, Napoli ka 11 pikë më pak në vendin e dytë, por po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Fiorentina mbetet në pozitën e 10-të me 18 pikë./Teleshkronja Post