Milan afër transferimit të tretë në ‘San Siro’

Klubi i Milan ka gati transferimin e tretë në mërkaton e janarit.

Pas transferimit të Lucas Paquetas dhe janë afër Zlatan Ibrahimovic , Milan e ka siguruar edhe një transferim.

Zyrtarë të skuadrës italiane ishin dje në Londër, për të biseduar me Cesc Fabregasin rreth pagës, raporton Teleshkronja Post.

Milan është takuar edhe me agjentin e spanjollit, ku kanë biseduar rreth mundësisë së arritjes të marrëveshjes para afatit të janarit.

Fabregas është i gatshëm që të largohet nga Chelsea, anda këta të fundit do të marrin rreth 10 milionë euro nga shitja e tij.

Milanit pasi i’u ndërrua pronari, nga ai kinez tek ai amerikan, kanë filluar ndryshimet e mëdha dhe investimet e premtuar nga pronarët./Teleshkronja Post/

Roma-Inter, formacionet zyrtare / FOTO

Roma e pret sonte prej orës 20:30 në shtëpi Interin në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

Roma aktualisht është në pozitën e nëntë me 19 pikë, dhe sot kërkon fitore që të ngrihet më lart në renditje, shkruan Teleshkronja Post.

Kurse Interi është në pozitën e tretë me 28 pikë dhe sot i duhet fitorja për të qëndruar në hap me Napolin, që luan nesër mbrëma ndaj Atalantas dhe ka një pikë më shumë se skuadra e Luciano Spallettit.

Në kate ndeshjet e fundit Roma ka fituar dy herë, Interi një herë dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Inter

Juventus i pandalshëm, vazhdon ecurinë e përkryer në Serie A / VIDEO

Juventusi e ka mundur bindshëm 3-0 Fiorentinën të shtunën në Florencë, duke e zgjatur në pesë ecurinë e fitoreve radhazi dhe duke e ruajtur rekordin e përkryer pa humbje në këtë sezon të kampionatit italian Serie A.

Ekipi i Massimiliano Allegrit, që po vinte në këtë takim në formë të lartë, e mundi lehtësisht një Fiorentinë të zhytur në rezultate negative, gjashtë ndeshje pa fitore.

Kampionit në fuqi iu desh gjysmë ore lojë për ta gjetur golin e epërsisë, kur Rodrigo Bentancur realizoi për 1-0 pas një soli aksioni të mrekullueshëm duke i kaluar disa lojtarë të Fiorentinës rrugës drejt golit.

Për ta dyfishuar epërsinë e “Zonjës së vjetër” u përkujdes kapiteni dhe qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili në mënyrë akrobatike e mposhti Lafontin.

Dhjetë minuta para fundit, mysafirët fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.Për Ronaldon, ky ishte goli i 10-të në 14 ndeshje të Serisë A.

Juve tani grumbullon plot 40 pikë, nga 42 të mundshme në këtë edicion deri tani. Një rekord i perkyer ky.

Përcjellësi i Juves, Napoli ka 11 pikë më pak në vendin e dytë, por po ashtu një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Fiorentina mbetet në pozitën e 10-të me 18 pikë./Teleshkronja Post

Penalti për Juventusin, a shënoi Ronaldo ? / VIDEO

Juventusi po shkatërron Fiorentinën në stadiumin Alianz Arena.

Golin e tretë për Juventus e shënoi Cristiano Ronaldo nga penaltia, dhe u zëvendësua menjëher pas golit, shkruan Teleshkronja Post.

Lexo edhe: Real Madrid vs Valencia – Formacionet zyrtare

Ai u ndëshkua edhe me të verdhë pasi goditi topin pas golit.

Ky ishte goli i CR7, një predhë e pandalshme nga portugezi :

Gennaro Gattuso flet për Ibrahimovic

Milani nuk arriti të fitojë në Romë ndaj Lazios, pasi në momentet e fundit Joaquin Correa e barazoi rezultatin në 1-1.

Vazhdojnë spekulimet se Zlatan Ibrahimovic ka pranuar kontratën gjashtëmujore për tu rikthyer në Milan nga LA Galaxy, ndërkohë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pas ndeshjes.

“Ibrahimovic? Të shohim, mendoj se tani duhet të fokusohemi se çfarë do të bëjmë. Nuk është koha të mendojmë për diçka tjetër”, ka thënë Gennaro Gattuso.

“Leonardo dhe Maldini janë ata që mendojnë për transferimet”./Teleshkronja Post

Mandzukic realizon pas super sprintit të CR7 / VIDEO

Juventusi e ka dyfishuar epërsinë ndaj Spalit, në një ndeshje të Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic realizoi për 2-0 pas një ore lojë, i gjithë aksioni erdhi si rrjedhojë e super srintit të Cristiano Ronaldos raporton Teleshkronja Post.

Shikoni golin e Mandzukic :

 

Cristiano kalon në epërsi Juventusin / VIDEO

Juventus ka kaluar në epërsi kundër SPAL në minuten e 27 të takimit.

Golin e shënoi kush tjeter po Cristiano Ronlados, pas një fauli të ekzekutuar nga Pjanic.

Ndeshje ndërmjet Juventus dhe Spal, Serisë A, që po zhvillohet momentalisht në Torino.

Video :

ZYRTARE: Transferimi i ri po i kryen testet mjekësore te Interi

Rafinha është duke i kryer testet mjekësore, ky është lajmi që japin mediat italiane.

Mesfushori brazilian arriti mbrëmë në Milano dhe në mëngjesin e së hënës i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore, para se të kompletojë transferimin te Interi nga Barcelona, raporton “Tuttomercatoweb”, transmeton Teleshkronja.

Raportohet se Rafinha është huazuar me obligim blerje në fund të sezonit, 35 milionë euro plus tri të tjera bonuse.

Zyrtarizimi i ish-lojtarit të Barcelonës pritet të bëhet gjatë ditës së hëne.