Piatek i pandalshëm, super gol kundër Juventus / Video

Klubi italian, Milani ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Juventusit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Allianz, në kuadër të Serisë A.

Në minutën e 38-të të ndeshjes, Krzysztof Piatek e shënoi golin e parë të ndeshjes, duke e kaluar Milanin në epërsi me rezultat 1-0,

Goli i polakut Piatek pak para fundit të pjesës së parë :

Juventus pa Ronaldon pret Milanin, formacionet zyrtare / Foto

Dy klubet më të trofeshme në Itali, Juventusi dhe Milani zhvillojnë derbin e javës së 31-të në Serie A, në ndeshjen që zhvillohet në Allianz Stadium në Torino.

Zonja e Vjetër qëndron pa konkurrencë në krye të tabelës me 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli, prandaj do t’i qaset me qetësi këtij takimi.

Rossonerët kanë nevojë për pikë, duke qenë se rrezikojnë pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, për këtë arsye pritet të zhvillojnë një ndeshje të mirë kundër kampionit italian.

Natyrisht se do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso.

Inter fiton dramën në San Siro 3-2 kundë Milan / Video

Interi e ka fituar derbin Madonnina, duke e mposhtur 3-2 Milanin në “San Siro”.

Milani dhe Interi kanë dhuruar spektakël në “San Siro”, sfidë që përfundoi me pesë gola të shënuar, vetëm një fitues – ai është Interi.

Një gol u shënua në pjesën e parë, katër të tjera në atë të dytë.

Fillimisht, Matias Vecino shënoi për 1-0 në minutën e 3’, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Për 2-0 shënoi Stefan De Vrij në minutën e 51’, Milani reagoi përmes Tiemoue Bakayoko në minutën e 57’, duke ngushtuar epërsinë në 1-2.

Interi riktheu sërish epërsinë prej dy golave në minutën e 67’, ishte sulmuesi i ri argjentinas, Lautaro Martinez, ai që shënoi për 3-1 nga penalltia.

Por, Milani reagoi sërish menjëherë – duke ngushtuar epërsinë me anë të Mateo Musacchios në minutën e 71’, që shënoi për 2-3.

Në derbin e çmendur, ku dy skuadrat dhuruan spektakël, pati ende raste deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, por portat nuk u tundën më dhe Interi fitoi 3-2 për të pushtuar pozitën e tretë me 53 pikë, dy më shumë se Milani.

Golat e takimit :

Skemat zyrtare: AC Milan vs Inter / Foto

Sone luhet derbi 222 në gjithë historinë e Derby Della Madonnias, 79 takime i ka fituar Interi, 67 takime kane perfunduar ne barazim dhe 76 takime i ka fituar Milani.

Sonte luhet ndeshja 223 midis dy ekipeve italiane, fitorja ka rëndësi sonte jo vetëm për shkakt të rivalitetit, por edhe për garën e vendeve për Ligën e Kampionëve, raporton Teleshkronja Post. .

Spalleti sonte është pa Mauro Icardin, Radja Nainggolan, Mirandan e Versalkjo.

Gattusos i mungon Bonaventura dhe Cristian Zapata, të dy të lënduar.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare të takimit AC Milan vs Inter i cili fillon nga ora 21:30./TeleshkronjaPost/

Skema zyrtare e AC Milan | Donnaruma; Musacchio; Calabria, Romagnoli; Rodriguez; Bakayoko; Kessie; Paqueta; Piatek; Suso; Calhanoglu.

Skema zyrtare e Inter | Handanovic; D’Ambrosio; De Vrij; Skriniar; Asamoah; Gagliardini; Brozovic; Vecino; Politano; Lautaro; Perisic.

Efekti CR7, pa Ronaldon Juventus humbë 2-0 nga Genoa / Video

Pa Cristiano Ronaldon skuadra e Juventus duket shumëqka më pak se sa me të, siç duket ka krijuar varësi.

Zonja e Vjetër ka përjetuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A nga Genoa si mysafirë.

Juventusi, megjithatë, mbetet lider i lartë i Serisë A me 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë Napoli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Golat e takimit Genoa – Juventus :

Formacionet zyrtare: Genoa – Juventus / Foto

Juve është 18 pikë para Napolit në renditjen e Serie A dhe tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Champions League, pas fitores 3-0 ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma.

Ronaldo shënoi het-trik në atë ndeshje duke i dhuruar kështu vetës pushim, pasi CR7 nuk do të udhëtojë për t’u ballafaquar me Genoan.

Mario Mandzukic është rikuperuar për këtë ndeshje.

Douglas Costa, Mattia De Sciglio, Juan Cuadrado, Andrea Barzagli dhe Sami Khedira vazhdojnë të jenë të lënduar.

Juve nuk di për humbje këtë ligë këtë sezon, por i shkon një skuadër si Genoa që nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit, dy barazime dhe një humbje.

Formacionet zyrtare:

Perin – Caceres, Bonucci, Rugani – Joao Cancelo, Emre Can, Pjanic, Bentancur, Alex Sandro – Dybala, Mandzukic.

Transmetim LIVE në 200 vende të botës dhe mbi 600 të akredituar, rekorde fitimi në derbin Milan-Inter

Derbi i së dielës në “Seria A” mes Milanit dhe Interit do të thyejë çdo rekord në Itali përsa I përket fitimeve në një ndeshje. “Djalli”, që është edhe klubi organizator, do fitoj 5.7 mln euro nga biletat e shitura.

Do të jetë një “San Siro” sold-out, që me 5 shkurt rregjistroi shitjen më të madhe të biletave në një ditë, 10.655 bileta.

Nga ky moment në shitje janë dhe afërsisht 1000 bileta, të gjithë në sektorin e miqve, transmeton Teleshkronja Post.

Sipas të dhënave që nxjerrin mediat italiane, në stadium të dielën do të jenë 4 mijë të huaj dhe mbi 590 ‘Milan Cbub’ të shpërndarë nëpër botë. Tifozët më të largët do të vojnë nga Bahrein.

Derbi do të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme edhe në televizone. Do të ndiqet ‘live’ në 200 vende të botës, ndërkohë që tribuna e medias prej kohësh është ‘sold-out’.

Janë akredituar gjithsej 600 persona, 260 prej të cilëve gazetarë, 60 fotografë dhe afërsisht 300 punonjës të prodhimit televiziv.

Ndeshja zhvillohet të dielen mbrëma (17mars) nga ora 20:30 në San Siro./TeleshkronjaPost/