Shënon gol Salah, pozicion i dyshimtë / VIDEO

Liverpooli po luan si mysafir ndaj Bournemouthit sot prej orës 13:30 në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

The Reds kanë kaluar nw epwrsi kundwr Bournemouth pas 28 minutave lojw, rapoton Teleshkronja Post.

Golin e shwnoi Mohamed Salah, pas njw gabimi nga portieri Begovic, edhe pse ishte njw poziocion i dyshimtw jashtw loje Mohamed Salah./TeleshkronjaPost/

Ky wshtw goli i egjiptianit :

Formacionet zyrtare: Liverpooli kërkon fitore ndaj Bournemouthit / FOTO

Liverpooli pritet të luajë si mysafir ndaj Bournemouthit sot prej orës 13:30 në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A, ku përsëri nga fillimi i takimit do të jetë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Skuadra e Jurgen Klopp ende është pa humbje në këtë stinor të Premierligës dhe sot kërkon fitore që t’i qëndroj afër Manchester Cityt.

Liverpool ka dy pikë më pak, dhe sot Manchester City ka një ndeshje të vështirë prej orës 18:30 ndaj Chelseat, raporton Teleshkronja Post.

Ndërsa Bournemouthi aktualisht është në pozitën e shtatë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Manchester Unitedi.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Liverpooli ka tri fitore, Bournemouthi një, dhe një ndeshje ka përfunduar pa fitues. /TeleshkronjaPost/

Bournemouth: Në pritje…

Liverpool:

Përfundon derbi Juve – Inter, vendos një gol / VIDEO

Juventusi i Allegrit ka triumfuar minimalisht me rezultat 1-0 ndaj Interit në derbin e Italisë të zhvilluar në “Allianz Stadium.”

Ishte në pergjithsi një ndeshje e mërzitshme, me pak raste shënimi për të dy palët, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshja u dominua më shumë nga Juventus, derisa Inter pati momentet e veta në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ku rastin më të mirë e pati Gagliardini ku i vetëm përballë portierit  goditi shtyllën.

Pjesa e dytë filloi me një dominim të Inter, por Juventusi pas disa minutave mori veten ku në minutën e 68’të shënoi me anë të Mandzukic.

GettyImages-Dybala-Brozovic
(Paulo Dybala dhe Marcelo Brozoviç gjatë ndeshjes /GettyImages)

Pas 15 xhirove në Serie A, Juventus me këtë fitore shkëputet edhe më nga vendi i dytë i cili mbahet nga Napoli.

Ndërsa vendi i tretë mbahet nga Inter, dhe vendi i katërt Milan./Teleshkronja Post/

  1. Juventus – 43 pikë.
  2.  Napoli – 32 pikë
  3. Inter – 29 pikë
  4. Milan – 25 pikë

Man United dhe Arsenal ndahen barazim / VIDEO

Një ndeshje e jashtëzakonshme u luajt në Old Trafford ku Manchester United dhe Arsenal janë ndarë me rezultat të barabartë 2-2.

Rreth 70 mijë shikues në Old Trafford u argëtuan me një ndeshje dinamike nga fillimi i takimit.

Man United kishte dominimin në këtë takim nga fillimi i takimit, por golin e gjeti i pari Shkodran Mustafi.

Një harkim nga Lucas Torreira e gjeti shqiptarin shtatlartë që goditi me kokë në formë të papërshtatshme për David de Gean i cili nuk arriti që të intervenonte mirë dhe topi kaloi vijën fatale (26′).

Nuk kaloi shumë kohë dhe United u kundërpërgjigj kur pas një tollovie në zonë (30′) ishte Anthony Martial ai që realizoi për 1-1 nga afërsia.

Shumë lojë e ashpër u zhvillua dhe deri në fund të pjesës së parë u shpërndanë pesë kartonë të verdhë.

Në pjesën e dytë ritmi i lartë vazhdoi po ashtu dhe shpejt myasfirët gjetën edhe golin e epërsisë.

Lacazette në minutën e 68-të shfrytëzoi një gabim nga Marcus Rojo për të shënuar për 2-1 dhe epërsinë.

Në aksionin e radhës menjëherë Jese Lingard realizoi (69′) për 2-2 dhe barazimin e rezultatit e gëzimin e vendasve.

Deri në fund të takimit De Gea bëri një varg intervenimesh të pabesueshme, ndër të cilat një gjuajtje të Aubameyang.

Në çastet finale ishte edhe një intervenim i De Geas pas gjuajtjes së Hector Bellerin që shpëtoi vendasit nga humbja.

Barazimi nuk i përshtatej asnjë prej skuadrave, pasi Arsenali gjendet tash në vendin e pestë me 31 pikë, 10 pikë më pak se City në pozitën e parë dhe tetë më pak se Liverpooli në vendin e dytë./Teleshkronja Post/

Liverpool fiton me rikthim, shënon edhe Shaqiri / VIDEO

Liverpool ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër skuadrës së Burnley si mysafirë.

Pasi fitoi dje Manchester City, Liverpool ishte nën presionin e fitores që të qëndronte në hap me Cityn, raporton Teleshkronja Post.

Ndeshjen e nisi keq Liverpool pasi në minuten 54′ Burnley kaloi në avantazh me golin e Cork.

Mirpo Liverpool reagoi shpejtë mes disa gola, fillimisht James Milnes realizoi një gol të bukur nga distanca për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpool kaloi në avantazh me golin e të inkuadruarit si zëvendësues, Boby Firmino në minuten e 69.

Dhe në fund për ta vulosur ndeshjen ishte aty Shaqiri, ku në minutat shtesë ai pranon një top nga Salah ku shqiptari ishte i pa gabueshëm.
Tabela-e-Premier-Leafgue-pas-15-xhirosh
Me këtë fitore “The Reds” mbesin në hap me liderin, Manchester Cityn i cili ka 41 pikë pas 15 ndeshjeve, ndërsa Liverpool vetëm dy më pak, 39 pikë./Teleshkronja Post/

Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen Manchester United vs Arsenal / VIDEO

Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen Manchester United vs Arsenal në Old Trafford.

Fillimisht Lacazette e rikthey epërsinë e Arsenalit në minuten e 68′, mirpo nuk vonoi shumë edhe përgjigja e Manchester UTD ku vetëm pas pak sekondazh reazlizon.

Golin për Manchester United e shënoi Jesse Lingard, për të barazuar ndeshjen, rezultati aktual është 2-2.

Keta janë dy golat e shënuar.

Çmendet Liverpool, riktheht nga disavantazhi / VIDEO

Skuadra e Liverpool ka rikthyer rezultatin kundër Burnleyt si mysafirë, pasi ishte në disanvatazh nga pjesa e parë.

Golin për 1-2 e shënoi i sapo inkuadruari në lojë, Roberto Firmino në minutën e 69 të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Firmino hyri në lojë në minuten e 65′ të takimin, duke zëvendësuar Divock Origin.

VIDEO

 

James Milner realizon super gol për Liverpool / VIDEO

Liverpool ka barazuar rezultatin kundër Burnleyt si mysafirë, pasi ishte në disanvatazh.

Ekipi i Jurgen Klopp ka barazuar rezultatin kundër skuadrës së Burnleyt, raporton Teleshkronj Post.

Golin e shënoi James Milner në minuten e 63′ të takimit.