Manchester United 1-1 Chelsea: David de Gea bën një tjetër gabim në derbi

Manchester United nuk arriti që ta mposhtë rivalin e drejtëpërdrejtë përsëri në garën për një top-katërshe, të dielën, ku ata barazuan në shtëpi ndaj Chelsea.

United filloi mirë dhe mori rolin udhëheqës në 11 minuta kur Juan Mata shënoi me 31 vjetorin e lindjes me një gol kundër ish-klubit të tij.

Por, Chelsea u rikthye pas një gabimi nga portieri i United David de Gea, i cili derdhi një gjuajtje me rreze të gjatë nga Antonio Rudiger në rrugën e Marcos Alonso.

Të dyja palët u kthyen me lëndime të lojtarëve gjatë pjesës së dytë, ndërsa Antonio Rudiger dhe Eric Bailly u zëvendësuan, transmeton Teleshkronja Post.

Fotografitë më interesante nga derbi, në fund të artikullit gjithashtu edhe golat e takimit nga Mata dhe Alonso:

Pas këtij barazimi Chelsea vazhdon në vendin e katër me 68 pikë, dy më pak se Arsenali dhe katër se Manchester Unitedi në vendin e gjashtë.

Në xhiron e radhës Blutë luajnë ndaj Watfordit, kurse Djajtë e Kuq kundër Huddersfieldit.

Aguero shpëton Cityn, vazhdon liderimin në Premierligë

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Burnley me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka lëshuar terren as në ndeshjen e tyre ndaj Burnley duke marr një fitore të parë për ta rikthyer pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën ta gjejnë golin.

Ekipi i Guardiolas edhe në pjesën e dytë vazhdoi me lojë më të mirë dhe shpejt gjetën edhe golin e fitorës.

Ishte Sergio Aguero, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 62-të për 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores së madhe për Cityn.

Pas kësaj fitore, City ka 92 pikë në pozitën e parë apo një më shumë se Liverpooli i dyti, ndërsa Burnley renditet i 15-ti me 40 pikë.

Në ndeshjen e radhës, lideri i tabelës e pret Leicester Cityn, ndërsa Burnley udhëton te Evertoni.

Renditja aktuale e Premier Ligës :

Rënditja aktuale pas 36 xhirove (Foto: Flashscore.com)

Mo Salah me rekord për Liverpool, mbetët gjallë shpresa për titull

Me aq pak lojëra të mbetura, diferenca e golave ​​nuk ka gjasa të luajë një rol në garën për titull në Premier Ligën angleze.

Do të duhej një sekuencë specifike e rezultateve për të ardhur në lojë. Sidoqoftë, vetëm psikologjikisht, është pozitive që Liverpool të jetë brenda distancës prekëse të rivalëve nga Manchesteri.

Historia u bë gjithashtu – goli i dytë i Mo Salah, i pesti i ndeshjes së sontme, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të Liverpulit pas 100 paraqitjeve. Ishte një gjë e bukur, gjithashtu – një pasim i bukur nga zëvendësuesi, Xherdan Shaqiri.

Më herët, Sadio Mane shënoj golin e 25-të të sezonit. Asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë se Liverpool në këtë sezon, prova të mëtejshme për saktësinë, jo vetëm të Robertson, por edhe Trent Alexander-Arnold, dy mbrojtsit e krahut.

Goli i Mohamed Salah ishte goli i 68-të i tij në 100 paraqitje për Liverpool, njëkohësisht një rekord i shënuar nga Roger Hunt dhe Sam Raybould, kështu Salah vulos emrin e tij në historinë e Liverpool.

Rënditja aktuale e Premierligë./TeleshkronjaPost/

Formacionet zyrtare të derbit të Manchesterit / Foto

Një nga takimet më të rëndësishme dhe me më shumë vëmendje në Premierligë këtë edicion luhet sonte në Old Trafford.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United pret ekipin e Guardiolës, Manchester Cityn, raporton Teleshkronja Post.

Kjo ndeshje do jetë përcaktuese për të dyja ekipet, pasi Man United po luftojnë për vendin e 4, i cili ia siguron vendin në fazen e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa për ‘Qytetarët’ kjo ndeshje e ka vlerën e titullit, në garë me Liverpoolin.

Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ekipeve :

Ndeshja fillon nga ora 21:30 në “Teatrin e Ëndrrave”. Situata aktuale në top 6-shen e Premier Ligë:

  1. Liverpool – 88 pikë (35 ndeshje)
  2. Man City – 86 pikë (34 ndeshje)
  3. Tottenham- 70 pikë (35 ndeshje)
  4. Chelsea FC – 67 pikë (35 ndeshje)
  5. Arsenal – 66 pikë (35 ndeshje)
  6. Man United – 64 pikë (34 ndeshje./TeleshkronjaPost/

Asociacioni i futbollistëve profesionist (PFA) voton për lojtarin e vitit në Premierligë

Bisha e mbrojtjes së klubit të Liverpoolit, Virgil van Dijk ka mundur Raheem Sterling në garën për “Lojtari i Vitit në Premier League PFA për vitin 2019”.

Njoftimi zyrtar pritet të publikohet të enjten, por sipas raportimeve nga Daily Mail, mbrojtësi i Liverpoolit ka fituar mbështetjen e profesionistëve për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje më të mirë në Premier Ligë këtë sezon.

Holandezi ishte në listën e gjashtë lojtarëve që përfshinë Sadio Mane, si dhe Sterling, shokët e Manchester City, Sergio Aguero dhe Bernardo Silva dhe Eden Hazard i Chelseas.

Fitorja për Van Dijk nënkupton që çmimi mbetet në Liverpool, pas triumfit të Mohamed Salah sezonin e kaluar, raporton TeleshkronjaPost.

Lojtarët e tjerë të Liverpoolit që kanë fituar trofeun prestigjoz janë Luis Suarez (2013-14), Steven Gerrard (2005-06), John Barnes (1987-88), Ian Rush (1983-84), Kenny Dalglish (1982-83) dhe Terry McDermott (1979-80).

Çmimet e PFA 2019 do të mbahen në Hotel Grosvenor House në Londër më 28 prill./TeleshkronjaPost/

Gara për titullin e PL: Sarri jep mendimin e tij në garën për titull

Timonieri i Chelseas, Maurizio Sarri, beson se gara për titullin e Ligës Premier është shumë vështirë e parashikueshme dhe pret që dallimi ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në fund të jetë më së shumti dy pikë.

‘Të Kaltërit’ humben me rezultat të pastër 2-0 këtë fundjavë në Premierligë kundër të parit në tabelë Liverpool, me golat e Sadio Mane dhe Mohamed Salah, shkruan Teleshkronja Post.

Redsat janë në krye të tabelës pas fitores ndaj Bluve me dy pikë më shumë se kampioni në fuqi, mirëpo ‘Citizens’ nga Manchesteri kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

I pyetur se kush mendon se do ta fitojë titullin në Angli, strategu italian është përgjigjur: “Është shumë vështirë të parashikohet”.

“Do të varet nga diçka e vogël. Është shumë garë e ngushtë. Dallimi do të jetë një ose dy pikë, jo më shumë”, ka shtuar trajneri.

Ndërkohë, ekipi i Sarrit ka mbetur prapa në garën për top-katërshe pas humbjes në kryendeshje nga Liverpooli, dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivalët për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, është gjithashtu në garë për Europaligë./TeleshkronjaPost/

Salah shënon golin e sezonit kundër Chelsea, edhe Mane ka shënuar / Video

Pasi pjesa e parë përfundoj pa gola, pjesa e dytë filloj furishëm për skuadrën e Jurgen Klopp.

Vetëm 9 minuta iu deshën Liverpoolit që ta ngrisë epërsinë në 2-0 në Anfield Road, raporton Teleshkronja Post.

Golin e parë e shënoj Mane pas një super aksioni brenda zonës së The Blues, ndërsa për 2-0 u përkujdes Salah me golin më të bukur të sezonit 2018/19 në Premierligë.

Golat e Mane në minuten e 51′ dhe goli i Mohamed Salah në minuten e 53′:

Titulli luhet në ‘Anfield’ për Liverpoolin që pret Chelsean, formacionet zyrtare / Foto

Sot në stadiumin ‘Anfield’, luhet titulli i Premierligës pasi Liverpool luan ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në këtë sezon.

Skuadra e Jurgen Kloppit do të kërkojë ta harrojë rrëshqitjen famëkeqe të kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard, që praktikisht ia humbi titullin Liverpoolit më 2014, dhe ta tejkalojë pengesën e kaltër këtë herë.

Të kuqtë, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm edhe matematikisht, kanë grumbulluar 82 pikë, një më pak se Man City që po fiton 0-1 ndaj Crystal Palace.

Pesë javë para përfundimit të kampionatit, një fitore ndaj Chelseat do të nënkuptonte shumë për Liverpoolin që do të rrëmbente kreun nëse fiton City, dhe presioni do të binte mbi kampionin në fuqi për të fituar ndeshjen e mbetura.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri, kosovari që e përfaqëson Zvicrën, është sërish në stol dhe me gjasë nuk do të aktivizohet fare as ketë herë, siç nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.