Shkodran Mustafi ‘tundë’ United, kalon në avantazh Arsenali / VIDEO

Arsenali ka shpërthyer në Old Trafford kundër Manchester United duke kaluar në epërsi.

Golin e shënoi shqiptari Shkodran Mustafi në minutën e 27′, raporton Teleshkronja Post.

Ky është goli i parë i Mustafit këtë sezon në Premier League.

Ky është goli i Mustafit :

 

Tottenham në epërsi, Harry Kane si zakonisht shënon / VIDEO

Tottenham ka kaluar në epërsi kundër Southampton në Wembley.

Harry Kane shënoi për Totteham në minuten e 9′ të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Ky është goli i 9 i sulmuesit anglez në Premier League këtë sezon.

Shikoni golin e Kane :

Manchester City vazhdon i pamposhtur në Premier League / VIDEO

Edhe pse ishte menduar që Watford do ti bënte problem Cityt dhe ata sonte mund ta mposhtnin atë në Londër, kështu nuk ka ndodhur.

Golat e Sanes dhe Mahrez bën që City të arrin në kuotën e 41 pikëve pas 15 ndeshjeve në Premier Ligë. Watford shënoi gol në fund të takimit, por nuk arriti ta barazoi rezultatin.

Djemtë e Pep Guardiolës kanë arritur fitoren e 13 me radhë në Premier Ligën angleze, derisa nuk dinë ende për humbje këtë sezon.

Që nga fillimi i pjesës së parë City vazhdonte sulmet drejt portës së Watford dhe në disa raste ishte çudi si topi nuk përfundonte në rrjete.

Londinezët arrinin që të mbrohen mirë dhe nuk morën gol deri në minutën e 40’të.

Goli erdhi pas një krosimi të Mahrez të cilin me gjoks në gol e shndërroi sulmuesi gjerman Leroy Sane.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

City, pjesën e dytë e nisi përsëri duke e dominuar, me posedim të topit deri në 80 për qind, derisa Watfordi dukeshin si figurant në fushë dhe të pafuqishëm për t’i bërë ballë kësaj skuadre.

Kret çfarë ata dëshironin të arrinin ishin disa kundërsulme që përfundonin pa rezultat në drejtim të Ederson.

Pas pesë minutave të pjesës së dytë City shënon edhe golin e sigurisë me Mahrez, që sonte ishte padyshim shumë i disponuar për lojë sonte.

Pas golit të pranuar Watford vetëm dëshironte që mos të pranonte gol, kurse me anë të kundërsulmeve kërkonin që të bënin diçka në këtë ndeshje.

Por në fund, Watford reagoi dhe arrin që të shënoi me Doucoure në minutën e 84’të.

Kjo frikësoi Cityn pasi që në fund të ndeshjes Watford bëri presion dhe nga ndërprerjet rrezikojë disa herë portën e Ederson.

Megjithatë, kampionët e ruajtën rezultatin dhe nuk u befasuan duke u kthyer në Manchester me tri pikët e radhës.

Liverpool bën ‘çmendurinë’, fiton në fund ndaj Everton / VIDEO

Liverpooli arriti fitore dramatike ndaj Evertonit në Ligën Premier me rezultat 1-0 në Anfield.

Reds mbajtën topin më shumë, por edhe mysafirët u treguar të rrezikshëm në disa raste, raporton Teleshkronja Post.

Ishte Yarry Mina (4′) ai që kishte rastin e parë në ndeshje, ndërsa Liverpooli iu kundërpërgjigj me Sadio Manen (12′).

Andre Gomes provoi në minutë e 21-të , por Alisson bëri një pritje të mirë.

Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë për gol, por portieri Jordan Pickford u tregua i vëmendshëm dhe bëri një pritje fantastike. Rastin e fundit serioz për gol e kishte The Walcott (35′), por Alisson nuk lejoi që rrjeta e portë së tij të tundet dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minuat e parë.

Në pjesën e dytë intensiteti i lojës ishte pak më i dobët, skuadra e Jurgen Klopp e kërkoi më shumë golin, ndërsa rastet më të mira i kishte Sadio Mane (53′, 86′).

I pafat Liverpooli, Divock Origi goditi shtyllën nga afërsia në minutën e 87-të Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, Origi shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Liverpooli renditet në vendin e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City. Evertoni vazhdon në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Burnleyt, ndërsa Blutë luajnë ndaj Newcastles.

Arsenal 4-2 Tottenham – Golat dhe rastet e takimit / VIDEO

Unay Emery dhe Arsenali ka bërë një paraqitje fantastike në derbin lokal ndaj Tottenham Hotspur të zhvilluar në Emirates Stadium, të cilin e fitoi me rezultat 4-2.

Nikoqirët e nisën për mrekulli takimin duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të me golin e Pierre-Emerick Aubameyang nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në kuotën e 30 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, ndërsa lideri Manchester City është tetë pikë larg.

Me pikë të barabarta, Tottenham Hotspur është një vend më poshtë në tabelën e Ligës Premier.

Në xhiron e radhës, Topçinjtë zhvillojnë një tjetër derbi, atë ndaj Manchester Unitedit, derisa Spursat luajnë kundër Southamptonit./Teleshkronja Post/

Formacionet zyrtare: Liverpool – Everton, starton Shaqa / FOTO

Në stadiumin Anfield, sot nga ora 17:15 do të zhvillohet derbi lokal, mes Liverpoolit dhe Evertonit. Në këtë ndeshje, mesfushori me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të luajë qysh nga minuta e parë.

Liverpooli nuk është mposhtur në asnjë nga 17 derbit e fundit kundër Evertonit dhe do të tentojë ta vazhdojë edhe më tutje këtë rekord, në mënyrë që të mos mbeten shumë larg Manchester Cityt, që radhitet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës.

Liverpooli ka treguar formë më të mirë se rivalët e tyre të qytetit në këto 13 xhiro të Premierligës të zhvilluara deri më tani. Skuadra e Kloppit ka gjithsej 11 pikë më shumë se skuadra e Marco Silvës.

Shiko LIVE ndeshjen – Liverpool vs Everton

Liverpooli e ka mbrojtjen shumë më të mirë se Evertoni këtë sezon, ata kanë pranuar vetëm katër gola, ndërsa Evertoni i ka pranuar gjithsej 15. Për më tepër, Liverpooli i ka shënuar 26 gola këtë sezon, gjashtë më shumë se Evertoni.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Aubameyang shënon gol të ‘çmendur’ kundër Tottenham / VIDEO

Arsenali e ka barazuar rezultatin në 2-2 me golin e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 57’ të takimit.

Pas një aksioni të shkëlqyer, Aubameyang gjeti rrjetën e golit me një super goditje, raporton Teleshkronja Post.

Po tregon se është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon.

Ky është super goli i shënuar nga Auba :

 

Harry Kane e bombardon portën e Chelseat / VIDEO

Tottenham e ka dyfishuar epërsinë ndaj Chelseat, në një ndeshje të Premierligës, që po zhvillohet momentalisht në Londër.

Sulmuesi anglez Harry Kane realizoi në minutën e 16-të për 2-0 me një super goditje nga largësia, raporton Teleshkronja Post.

VIDEO :