Kush është mbrojtësi më i mirë në botë sipas Van Dijk ?

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk ka deklaruar se Sergio Ramos nuk është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë.

Më shumë se Ramosin, holandezi thotë se e pëlqen Rahpahel Varanen, lojtarin tjetër Madrilen që luan po në këtë pozitë, shkruan Teleshkronja Post.

“Ramos nuk është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë. Ai është një lojtar i madh dhe unë e respektoj atë për atë që ai ka fituar, por jo Raphaël Varane është i preferuari im, një mbrojtës i shkëlqyer, i ri dhe që ka fituar shumë”, u shpreh Van Dijk.

Van Dijk nuk e di nëse Ramos e dëmtoi qëllimisht Salah, por thotë se me largimin e egjiptianit nga fusha ndryshoi edhe mentaliteti i Real Madridit.

“Pas dëmtimit të tij, papritmas Marcelo, Benzema dhe Ronaldo filluan të sulmonin në krahun e djathtë ku ishte Alexander-Arnold, duke e lënë të lirë anën e djathtë të mbrojtjes se tyre, diçka që nuk do ta bënin nëse Salah do të ishte në fushë”, bëri të ditur Van Dijk.

27 vjeçari shpreson që Salahu do të ketë mundësinë për të luajtur edhe një finale të Champions Leagues dhe për ta fituar atë.

Arsenali në finalen e Kupës EFL, Xhaka meritor për eliminimin e Chelseat (Video)

Arsenali është kualifikuar në finale të Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup) duke eliminuar Chelsean me rezultat prej 2-1.

Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa pas ndeshjes kthyese në Emirates Stadium, Topçinjtë kanë siguruar një vend në finalen e Wembleyt.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. Eden Hazard pranoi një asistim të bukur nga Pedro, shkoi përpara dhe realizoi (7′).

Pas një harkimi nga këndi të Mesut Ozil, Monreal goditi me kokë, ndërsa Antonio Ruediger e devijoi topin në portën e tij (12′).

Nga rastet tjera në pjesën e parë, ishte një gol i anuluar i Pedros për pozitë jashtë loje në minutat e para. Pastaj një rast i mirë i Jack Wilshere që e mbrojti Wilfredo Caballero, si dhe shansi i Mesut Ozil në minutat shtesë të fraksionit të parë.

Sidoqoftë, gola të tjerë nuk pati në gjysmën e parë dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, për ta vendosur fituesin në pjesën e dytë.

Granit Xhaka gjatë ndeshjes kunder Chelsea
Granit Xhaka gjatë ndeshjes kunder Chelsea

Pas një ore lojë, Arsenali e përmbysi rezultatin dhe e gjitha ishte falë mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili u gjend më së miri në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë (60′).

Një mundësi tjetër për vendasit e pati edhe Alex Iwobi, por Caballero ishte sërish aty për të intervenuar dhe në minutat e mbetura nuk pati gola të tjerë.

Në këtë mënyrë, Arsenali e siguroi finalen e Carabao Cup, ku e pret Manchester City që e ka eliminuar Bristol Cityn.

Finalja e kësaj gare ndërmjet të zgjedhurve të Arsene Wenger dhe atyre të Pep Guardiolas, do të zhvillohet më 25 shkurt në stadiumin Wembley.


​Fjalët e para të Sanchez si lojtar i Unitedi

Alexis Sanchez tashmë edhe zyrtarisht është futbollist i Manchester United, tek e cila skuadër kaloi nga Arsenal

Sulmuesi kilian, Alexis Sancehz është shumë i lumtur me kalimin në Manchester United dhe insiston se kjo ka qenë gjithnjë ëndrra e tij.

Ai tha po ashtu se Manchester United është skuadra më e madhe angleze.

“Që kur isha fëmijë kam thënë se ëndrra ime është që të luajë për Manchester Unitedin, dhe nuk po e them këtë vetëm sepse sot jam këtu. Sot kjo është bërë realitet”, tha Sanchez për faqen e Unitedit.

“Besoj se në këtë skuadër është e mundshme të fitohet gjithçka. Logo thotë gjithçka, është klubi i madh botëror dhe unë erdhe të fitojë Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe titujt tjerë”.

Në marrëveshjen e kalimit të Sanchez në United, në anën tjetër ka kaluar mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan.

Zyrtare: Sanchez në United, Mkhitaryan në Arsenal

Manchester United dhe Arsenal kanë zyrtarizuar shkëmbimin e Alexis Sanchez dhe Henrikh Mkhitaryan.

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez edhe zyrtarisht është futbollist i Manchester Unitedit, ndërsa si shkëmbim në Arsenal ka kaluar armeni, Henrikh Mkhitaryan.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat angleze.

“Manchester United është i lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me Alexis Sanchez nga Arsenal, me marrëveshje që armeni Henrikh Mkhitaryan të kalojë në anën tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Sergio Aguero me het-trik ndaj Newcastle e kthen Manchester Cityn në rrugën e fitoreve

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në shtëpi ndaj Newcastle United, të shtunën në mbrëmje.

Manchester City e priti Newcastle Unitedin në “Etihad” në kuadër të javës së 24-të të Premierligës angleze, duke e mundur me rezultat 3-1, raporton Teleshkronja.

City, që u mposht për herë të parë në ligë në xhiron e kaluar nga Liverpooli, e ka ruajtur epërsinë prej 12 pikëve ndaj Manchester Unitedit në krye të Premierligës.

Pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, Sergio Aguero shënoi gol të bukur me kokë pas një asisti fantastik të Kevin de Bruyne, që ishte edhe rezultati final i 45 minutave të parë.

Pjesa e dytë solli më shumë raste dhe si rezultat edhe gola, me Agueron që e vazhdoi rrugën drejt het-trikut duke shënuar nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 63-të.

Newcastle United reagoi vetëm pas 67 minutave lojë, atëherë kur Murphy reaziloi një gol fantastik pas një kundërsulmi të shpejtë.

Por, këmbët mysafirëve ua preu, Aguero i cili e vulosi fitoren e vendasve dhe e kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.

Kjo humbje e lë Newcastle Unitedin në vendin e 15-të me 23 pikë, vetëm dy më shumë se vendi – 18-të.

City vazhdon të jetë në krye të Premierligës me 65 pikë.