Real Madridi i Santiago Solari u turpërua në Eibar si mysafirë në ndeshjen e xhiros së 13-të në La Liga.
Që kur erdhi në detyrë Santiago Solari, i kishte fituar katër ndeshjet, dy në La Liga, një në Ligën e Kampionëve dhe tjetrën në Copa del Rey, mirëpo sot mori humbjen e parë si trajner i madrilenëve ndaj Eibarit, raporton Teleshkronja Post.
Eibari kaloi në epërsi në minutën e 16’ me anë të Gonzalo Escalante. Ky ishte goli i vetëm gjatë pjesës së parë, kurse në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.
Në minutën e 52’ të ndeshjes Sergi Enrich e dyfishoi epërsinë ndaj mbretërorëve, ndërsa pesë minuta më vonë, Kike shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, që ishte goli i fundit i ndeshjes.
Me këtë fitore Eibari është ngritur në pozitën e shtatë me 18 pikë, dy më pak se Real Madridi një pozitë më lart me 20 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Reali e pret në shtëpi Valencian, kurse Eibari luan si mysafir ndaj Rayo Vallecanos.