FORMACIONET ZYRTARE: Juventus vs Valencia / FOTO

Juventusi është nikoqir i Valencias në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është në krye të Grupit H, me nëntë pikë të grumbulluara pas tri fitoreve dhe një humbjeje.

Skuadra spanjolle ka siguruar pesë pikë, nga dy fitore, një barazim dhe një humbje (që ia kanë shkaktuar pikërisht Bianconerët).

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Marcelino Garcia Toral i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Formacioni startues i Valencias: Neto; Wass, Diakhaby, Gabriel, Gayá; Coquelin, Parejo, Kondogbia, Guedes; Santi Mina, Rodrigo.

FORMACIONET ZYRTARE: Lyon vs Manchester City / FOTO

Në Groupama Stadium, Lyoni dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kryesore të Grupit F në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze ka regjistruar tri fitore dhe një humbje, dhe me nëntë pikë është në krye të grupit.

Pikërisht ekipi francez ia ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë fazë, shkruan Teleshkronja Post.

Lyoni pozicionohet në vend të dytë në grup me gjashtë pikë, nga një fitore dhe tri barazime.

Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe Bruno Genesio.

Formacioni startues i Lyonit : Pas pak…

Formacioni zyrtarë i Manchester Cityt:

Hoffenheimi dhe Shakhtar Donetsku zhvillojnë ndeshjen tjetër të këtij grupi.

FORMACIONET ZYRTARE: Roma – Real Madrid / FOTO

Sonte një ndër ndeshjet kryesore të natës, AS Roma vs Real Madrid, të dy ekipet kanë publikuar formacionet e mundshme.

Të dy ekipet kanë pikë të njejta në grupin G, dhe kjo ndeshje përcakton shumë çka rreth vendit të parë, shkruan Teleshkronja Post.

Sikur Solari, ashtu edhe Di Francesco kanë startuar me formacionet më të mira në dispozicion, edhe pse Roma ka shumë mungesa.

Këto janë formacionet e mundëshme e të dy ekipeve.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, El Shaarawy; Schick.

Formacioni startues i Real Madridit: /Teleshkronja Post

Panucci: Shumë më lehtë ta drejtosh Real Madridin sesa Shqipërinë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci, aktualisht në stolin drejtues të kombëtares së Shqipërisë, shpreson se trajneri i ri i “Los Blancos”, Santiago Solari, do të arrijë sa më shumë, si Zinedine Zidane, në “Santiago Bernabeu”, edhe pse pranon se argjentinasi përballet me një detyrë të vështirë.

Këtë prognozë, italiani e bën në një prononcim për “Goal.com”.

Solari, i cili luajti me Zidane nën ngjyrat e Real Madridit, gjatë epokës së famshme “galactico” të klubit, u konfirmua zyrtarisht si zëvendësues i Julen Lopetegui, pas një ecurie mbresëlënëse rezultative në periudhën e kujdestarisë së përkohshme, pas shkarkimit të paraardhësit të tij.

Argjentinasi nuk kishte eksperiencë paraprake të stërvitjes në nivel të lartë. Zidane, gjithashtu, erdhi në krye të mbretërorëve madrilenë me të njëjtat “kredenciale” si trajner, por u largua si legjendë etë stërviturit aty, duke fituar tri Liga Kampionesh të njëpasnjëshme.

Panucci ka besim te njeriu i ri në atë pozicion, megjithëse pranon se “Zizou” mund të jetë një trajner i vështirë për t’u ndjekur. “Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane, – tha Panucci, i cili tani është përgjegjës për drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë.

– Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021.

Duhet ta shfrytëzojë këtë shans, sepse është një mundësi e mrekullueshme. Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë”.

Ndërsa është ende herët për të gjykuar mandatin e Solarit në stolin e Real Madridit, i cili e filloi zyrtarisht me humbjen 3-0 ndaj Eibar, në ndeshjen e tij të parë si trajner i përhershëm, Panucci pëlqen atë që sheh, sidomos pohimin e argjentinasit se lojtarët duhet të tregojnë “topet” (se janë burra).

“Nëse humbni kundër Eibarit, duhet të reagoni shpejt, – shtoi Panucci, duke sugjeruar se Real Madridit nuk do t’i mungojë motivimi kundër Romës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të martën. – Kjo është ndeshja më e lehtë për një trajner, sa i takon motivimit. Por, Solari vjen nga një humbje, kështu që nuk është e lehtë për të.

Sidoqoftë, me krenarinë që ka Real Madridi, e shoh favorit përballë Romës. Trajneri nuk ka pse të thotë asgjë deri në fillimin e lojës, vetëm të zgjedhë ekipin e tij dhe ta motivojë. Ai nuk ka nevojë të thotë asgjë tjetër për lojtarët”.

Panucci e gjen veten në një dilemë, përpara ndeshjes së të martës, në “Olimpico”. Ish-lojtari i kombëtares së Italisë e ka veshur fanellën e të dyja skuadrave, Romës dhe Real Madridit, gjatë një karriere të gjatë, të mbushur me trofe, që përfshinte edhe një periudhë të paharrueshme me Milanin e madh.

Për këtë arsye, ai e ka të vështirë të zgjedhë një fitues nga përplasja e sotme e Ligës së Kampionëve: “Kjo është një e pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Real Madridi është Real Madridi, e mbaj në zemër me krenari të madhe. Unë kam shumë miq atje.

Ajo që fituam me Real Madridin, titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve, ishte diçka e madhe, pastaj mënyra se si më trajtuan tifozët. Kam luajtur tetë vite në Romë, edhe kjo është diçka e veçantë. Gjithsesi, e shoh këtë lojë ndryshe tani: shikoj taktikat, lëvizjet e trajnerëve për të mësuar diçka.

Kjo është një lojë e mrekullueshme, sepse të dyja skuadrat vijnë të plagosura. Real Madridi humbi 3-0 kundër Eibarit, dhe kjo më lëndon shumë, ndërsa Roma humbi ndaj Udinese, të martën. Reagimi nuk ka të bëjë aq me trajnerët, por me lojtarët. Ata duhet të japin më të mirën nga vetja”.

Qesharake: Huqja e vitit në Premier League / VIDEO

Huqja e vitit në Premierligë mbase ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen e javës së 13-të mes Newcastle Unitedit dhe Burnleyt.

Matt Ritchie pati një moment absolutisht tronditës gjatë këtij takimi, kur nuk qëlloi në portën bosh nga 4.5 metra largësi, shkruan Teleshkronja Post.

Përfaqësuesi 29-vjeçar i Skocisë pranoi një pasim shumë pranë portës, në të cilën nuk shënoi edhe pse ishte bosh.

Për më shumë, gjykojeni vetë në videon në vijim.

 

Pesë gjërat që duhet t’i bëjë Real Madridi para ndeshjes me Romën

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka lënë shumë gjëra për t’u debatuar sidomos pas humbjes kundër Eibarit të shtunën.

Dëmi i së shtunës në La Liga kundër Eiberit ndali ringjalljen e Real Madridit nën urdhrat e Santiago Solari dhe Los Blancos përsëri po dyshohet se janë kthyer në krizë. Para ndeshjes së të martës në Ligën e Kampionëve kundër Romës, argjentinasi duhet të mendojë s’e paku pesë ndryshime…

Bale të kthehet në formë-ose të rri në bankë

Pasi ka startuar në katër nga pesë ndeshjet e Solarit-ka munguar vetën në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Melilla-Gareth Bale e ka gëzuar statusin e mbrojtjes nën trajnerin e ri. Ai e humbi topin 21 herë në ndeshjen kundër Eibar, e fitoi vetëm njëherë dhe kishte vetëm dy tentime për gol në ndeshjen të cilët ata e humbën. Ai luajti 90 minuta. Vërejtjet e Solarit për lojtarin duket se janë vetëm fjalë. Vetëm Zinedine Zidane ja ka dal që ta lërë atë në bankë.

Të startosh me Asension

Marco Asensio është një lojtar tjetër që duhet të kritikohet, pas një paraqitje në të cilën ai bëri më së paku pasime nga të gjithë lojtarët e tjerë të formacionit kryesor (21 ku 16 ishin të suksesshëm). Ai startoi pas dy ndeshjeve në bankë-që erdhi pasi që tha se skuadra duhet të këtë një peshë më të madhe të përgjegjësi-por sulmuesi edhe njëherë dështoi për të treguar vlerat e tij dhe nëse vazhdon kështu ai do të largohet. Lucas Vazquez pritet që të startojë në krah.

Mungesa e Casemiros, sfidë

Një lëndim do ta mbajë jashtë Casemiron deri në mes të dhjetorit dhe Solari ka vendosur Dani Ceballos në atë pozitë që luajti në Eibar që nuk ishte e tij. Ai rimori posedimin nëntë herë, por u mposhtë shumë në disa duele në mesfushë duke fituar vetëm 30 për qind të dueleve. Zëvendësimi natyral i Casemiros është Marcos Llorente, i cili po ashtu është jashtë, me Fede Valverde, i cili nuk ja doli të jetë as në bankë. Trajneri i Madridit duhet që edhe ata ti këtë në skuadër.

Problemi Isco

Isco ka qenë zëvendësues në pesë ndeshjet e Solarit. Nën Julen Lopeteguin, andaluzioni ka luajtur 50 për qind të kohës së ndeshjeve të Madridit (Ai ishte lojtari i 13 që luajti më shumti në grupin), por ka qenë startues në disa ndeshje si në Super Kupën e UEFA’së, kundër Romës, Barcelonën. Kur drejtues i skuadrës ishte Solari, Isco ka luajtur vetëm 11 për qind të minutave për Los Blancos dhe është në vendin e 18 si lojtari që i jepet përparësi për të startuar në skuadër.

Forcimi i mbrojtjes

19 gola të pësuar në La Liga është rekordi më i keq i Real Madridit në këtë fasë të sezonit në ligë në dekadën e fundit. Solari duhet thjesht ta forcojë skuadrën në mbrojtje. Në dy ndeshjet e kaluara, kundër Celtas dhe Eibarit, kampionët europianë nuk kanë pësuar më shumë se pesë ndeshjet. Kur jemi të mbrojtja, 42 vjeçari i ka bërë thirrje skuadrës së tij që ti tregojë “topat” dhe mos të rri si në shtëpi.

Gennaro Gattuso flet për Ibrahimovic

Milani nuk arriti të fitojë në Romë ndaj Lazios, pasi në momentet e fundit Joaquin Correa e barazoi rezultatin në 1-1.

Vazhdojnë spekulimet se Zlatan Ibrahimovic ka pranuar kontratën gjashtëmujore për tu rikthyer në Milan nga LA Galaxy, ndërkohë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka folur pas ndeshjes.

“Ibrahimovic? Të shohim, mendoj se tani duhet të fokusohemi se çfarë do të bëjmë. Nuk është koha të mendojmë për diçka tjetër”, ka thënë Gennaro Gattuso.

“Leonardo dhe Maldini janë ata që mendojnë për transferimet”./Teleshkronja Post

Real Madridi ka gati transferimin nga Manchester City në janar

Sipas raportimeve të fundit, Real Madrid ka gati një transferim për janar pas krizës që po kalon këtë sezon.

Real Madrid kërkon që të shtoj edhe një opsion në fazën ofanzive, pasi tashmë ka një shënjestër, transmeton Teleshkronja Post.

Skuadra spanjolle dëshiron që ta transferoj sulmuesin e Manchester Cityt, Brahim Diaz, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i talentuar nuk po aktivizohet në skuadrën e parë nga Pep Guardiola, andaj ai po e mendon largimin.

Diaz ka refuzuar që ta nënshkruaj kontratën e re, andaj Real Madrid po tenton që ta transferoj atë qysh në janar.

Real Madridi këtë sezon pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit, këtë verë që shkoi për 105 milion euro, po kalon nëpër një ndrrim gjenerate./Teleshkronja Post