Super Hakimi-Reus në fitoren me goleadë nga Dortmund

Dortmundi ka arritur të shënoj fitore në xhiron e 19 të Bundesliges gjermane me rezultat bindës 5-1 kundër Hannover.

Hakimi ishte ai i cili e filloi takimin me gol e tij në minuten e 24’të të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Kështu përfundoj pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte spektakël ku u shënuan plot 5 gola të tjerë.

Fillimisht ishte Reus që dyfishoj epërsinë në minuten e 60;të pas asistit nga Achraf Hakimi, dhe vetëm dy minuta më vonë edhe Gotze shënoi për 3-0.

Pas 3 minutash vije edhe goli i katërt nga djelmoshat e Favre, ishte Guerreiro i cili shënoi për 4-0.

Më pas pak para fundit Hannover e shënoi golin e nderit me Bakalorz në minuten e 86’të, ndeshjen e mbylli Witsel për 5-1.

Me këtë fitore ekipi i Luciano Favre prinë qetë në Bundesliga me 48 pikë, 9 pikë më shumë se përcjellësi i dytë B.Monchengladbach, ndërsa Hannover është në vendin e parafundit me  vetëm 11 pikë pas 19 xhirosh./TeleshkronjaPost/

Solari: “Isco? E vetmja betejë që unë kam është ndeshja e radhës”

Para ndeshjes së Real Madridit kundër Espanyol në natën e së dielës, Solari iu përgjigj edhe një herë situatës së Isco, duke lavdëruar gjithashtu Vinicius Junior dhe Benzeman.

Isco hyri si zëvendësues kundër Girona të enjten, duke zëvendësuar Dani Ceballos, dhe ende ka shumë intriga që rrethojnë vendin e tij të tanishëm në ekip.

“Beteja e vetme që ekziston është ajo e ndeshjes së ardhëshme,” Solari u përgjigj kur u pyet për një betejë të vazhdueshme me Iscon.

Megjithatë, duke folur për Benzema, Solari ishte shumë më i hapur pasi ai ishte i lumtur nga performancat e tij të fundit.

“Benzema është në formë të mirë, ai ka një vit të madh,” shtoi spanjolli.

“Unë gjithmonë them se ai është shumë bujar dhe i gatshëm ta ndihmojë ekipin.Ai është duke luajtur shumicën e ndeshjeve dhe është një nga lojtarët me më shumë minuta .”

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë,” u shpreh Solari.

“Me këdo që luan Real Madridi, Viniciusi do të vazhdojë të rritet si lojtarë,” dhe Solari pranon se ai i është përshtatur shumë mirë në ekipin e parë.

“Vinicius është duke luajtur mirë, jemi të kënaqur”, tha ai në fillim ai.

“Ai është 18 vjeç dhe adaptimi i tij ka qenë shumë i mirë”.

Klubi Madrilen kishte Gareth Bale, Marco Asensio dhe Mariano Diaz të gjithë të përfshirë në stërvitje të shtunën në mëngjes, por Solari nuk dëshiron të nxitojë – sidomos me uellsianin.

“Ne do të shohim se kush po luan nesër dhe në javët e ardhshme”, tha ai.

“Lojtarët që janë duke u rikuperuar, ne duam që ata të jenë gati sa më shpejt të jetë e mundur.Gareth është i rëndësishëm për ne, sepse ai është një futbollist fantastik,” tha në fund Solari.

Espanyoli nesër në mbrëmje e pret Real Madridin në shtëpi në La Liga./TeleshkronjaPost/

Hazard për kritikat e Sarrit: “Nuk më intereson”

Eden Hazard tha se “nuk i intereson” për kritikat nga shefi i tij Maurizio Sarri pasi ka ndihmuar Chelsean që të mundë Spurs për të arritur finalen e Carabao Cup.

Sarri tha se Hazard “duhet të bëjë më shumë dhe se nuk është një lider,” më parë gjatë javës.

Pas ndeshjes, Hazard iu përgjigj duke i thënë : “Nuk ka rëndësi se çfarë tha menaxheri”.

Chelsea do të luajë në Manchester City në finalen e Wembley të dielën, më 24 shkurt.

Spurs fitoi ndeshjen e parë 1-0 në shtëpi, por N’Golo Kante dhe Hazard shënuan golin e Chelseat, të cilën Blues e fituan 4-2, transmeton Teleshkronja Post.

Në ndërtimin e lojës, Sarri kishte thënë gjithashtu: “Unë e preferoj atë [Hazard] kur ai flet me këmbët e tij dhe jo para mediave.”

“Potenciali është më i lartë se performancat aktuale mendoj. Ai duhet të respektojë, para së gjithash, vetën e tij.”

Sarri është menaxher i katërt i Chelseas për të arritur finalen e Kupës së Ligës në sezonin e tij të parë në krye.

Sarri, 60 vjeç, ka menaxhuar 17 skuadra italiane – kryesisht klube më të vogla – para një trevjeçari mbresëlënës, megjithëse pa trofe, tek Napoli.

As Sarri, as Menaxher i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, kurrë nuk kanë fituar një trofe të madh në karrierën e tyre menaxheriale.

Arsenal 1-3 Manchester United, vlerësimet e futbollistëve

Arsenali u mposht midis “Emirates kundër rivalëve të vjetër, Manchester United me rezultat bindës 1-3 në kuadër të FA Cup.

Duket se ardhja në krye të Ole Gunnar Solskjaer dhe shkarkimi i Mourinhos ishte vëndimi më i mirë i mundshë i marrë nga Man United.

Në këtë ndeshje u paraqiten edhe dy shqiptarët nga kombëtarja e Zvicres, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, por nuk lanë xhurmë.

Skuadra nga Manchesteri ishte dukshëm skuadër më kompakte në këtë ndeshje, dhe u vlerësua me notën 6.98 nga WhoScored.

Derisa Arsenal u notua me vetëm 6.49 edhe pse patën posedimin dhe shumë raste, por nuk ishin konkret para golit, raporton Teleshkronja Post..

Lojtari i ndeshjes u shpallë Romelu Lukaku me notën 7.8, ndërsa nga skuadra e Arsenal më i miri ishte Lacazzete me notën 7.5./TeleshkronjaPost/

Solskjaer dhe Man UTD nuk ‘njohin’ humbjen, mposhtin Arsenalin në Emirates

Ole Gunnar Solskjaer po e menaxhon në mënyrë përfekte punën në Manchester, ai sonte shënoi edhe fitoren e 8 rresht që kur e mori detyren në krye të United, ata sonte mposhtën Arsenalin me rezultat 1-3.

Në këtë ndeshje u paraqit Granit Xhaka nga fillimi, ndërsa Mustafi u inkuadrua më vonë në vendin e Sokratis, raporton Teleshkronja Post.

Fillimisht ishin Sanchez dhe Lingard që kaluan në epërsi Manchester United në minuten 31′ dhe 33′ duke mbyllur pjesën e parë me epërsi 0-2.

Më pas në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola njëri nga Aubameyang i cili ishte goli i nderit nga Arsenal, dhe goli i Martial i cili e vulosi takimin në minuten e 82′ për 1-3.

Loja shtesë ishte tejet interesante ku ndodhi diqka e pazakontë, zgjati +10 minuta loja shtesë.

Ky ishte raundi i katërt në FA Cup, Arsenali eleminohet ndërsa Manchester United shkon tutje./TeleshkronjaPost/

Golat e ndeshjes Arsenal 1-3 Manchester United (Emirates Stadium):

Vasquez ja bën bajat Piques për trofeun e Copa Del Rey

Anësori i Reali i Madridit, Lucas Vazquez ka folur për komentet e Gerard Pique në lidhje me Copa del Rey, duke e bërë të qartë se objektivi i Los Blancos është të fitojë çdo garë që luajnë.

Pique pas humbjes së Barcelonës nga Sevilla tha se edhe nëse nuk kualifikohen tutje nuk ka problem pasi Copa Del Rey nuk është edhe aq e rëndësishme.

Madridi është 10 pikë pas Barcelonës në LaLiga dhe shumë besojnë se ata do të preferojnë më shumë Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey, megjithatë Lucas beson se forma e mirë në ligë duhet të përkojë me rezultate të mira edhe diku tjetër.

“Mënyra më e mirë për klubet eshtë që të luftojnë edhe për Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve është të bësh mirë edhe në LaLiga.Ndeshjet e mira nga këto dy ndeshje [kundër Sevillas dhe Girona] janë mënyra për të ecur përpara.”

“Vitin e kaluar ata nuk thonin se ky trofe nuk është i rëndësishëm,” tha Vasquez.

Që nga ardhja e Santiago Solarit si trajner kreu, Lucas është bërë një lojtar kyç dhe ai është i kënaqur me këtë.

“Kam vazhduar të kem një rol më të rëndësishëm pas ndryshimit të trajnerit,” tha ai.

“Unë jam i kënaqur sepse kjo është ajo që ka nevojë një futbollist.”

“Trajneri po e dëshmon se ai vendos [në formacionin e tij] në bazë të performancave dhe kjo na bën të gjithë të vëmendshëm”./TeleshkronjaPost/

KF Feronikeli nuk fiton kundër Sion nga Zvicra

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi po përgatitet në Turqi dhe si rrjedhojë e kësaj zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Që të gjejnë edhe përbërjen më të mirë të mundshme në prag të fillimit të pjesës së dytë të Kampionatit të Kosovës dhe asaj të Kupës.

Sot në Beleg të Turqisë, Feronikeli pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Sioni i Zvicrës. Skuadra nga Drenasi pësoi në minutat e fundit kur shënoi dy gola (90’ e 90+3’) futbollisti Bruno Morgado.

Kjo miqësore ka qenë e mirëseardhur për të dyja ekipet, të cilat synojnë që të evitojnë të gjitha të metat në lojë dhe që të janë të gatshëm për sfidat e reja.

Gati për derbin Arsenal – Man United, formacionet zyrtare

Kundërshtarët e vjetër përballen sërish në FA Cup, ndërsa Arsenali e mirëpret Manchester Unitedin në Emirates.

Fitorja në shtëpi e 2-0 e së shtunës kundër Chelsea i detyroi ‘Gunners’ një rritje të besimit shumë e nevojshme, raporton Teleshkronja Post

Ekipi i Emery ka arritur vetëm katër fitore në ndeshjet e tyre të mëparshme (9 ndeshje, F4, B1, H4). Veçanërisht, të katër këto fitore kanë qenë me një diferencë prej 2+ golash.

Kanë publikuar formacionet të dy ekipet, ku dy trajnerët kërkojnë medoemos fitoren, Arsenal vs Manchester United, formacionet zyrtare.

Manchester United :

 

Arsenal: