Girona 1-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Solari dhe Benzema drejtuan Real Madridin si skuadra e katër gjysmëfinaliste në Copa del Rey.

Los blancos kanë arritur të marrin një tjetër fitore përballë Gironas, kësaj radhe duke i mposhtur me rezultat 1-3.

Kështu pas 180 minutave të zhvilluara, Reali kalon në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 7-3 përballë ekipit katalunas.

Vlerësimi i lojtarëve: Navas (8); Carvajal (7), Varane (7), Ramos (7), Marcelo (8); Ceballos (7), Llorente (7), Kroos (7); Vazquez (7), Vinicius (8), Benzema (9)

Zëvendësimet: Asensio (7), Nacho (6), Bale (6)

 

Benzema lideron Realin drejtë gjysmëfinales në Kupën e Spanjës

Real Madridi ka fituar me rezultat 1-3 në Girona duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Benzema ishte përsëri kryefjala e kësaj përballje ku shënoi dy gola të bukur gjatë pjesës së parë

Benzema ka treguar se është në një formë të lartë sonte gjatë përballjes së dytë çerekfinale të Real Madridit kundër skuadrës katalunase, Girona.

Ishte një ndeshje ku Los Blancos e nisën shumë mirë, derisa qysh në fillim të ndeshjes, kryefjala e këtij takimi ishte Benzema, i cili shënoi dy gola.

Ishte minuta e 27-të kur francezi mori një top të mirë nga Carvajal dhe me t’u liruar lanson një goditje me këmbën e majtë për të përfunduar topi në rrjetë, shkruan GazetaExpress.

Por, goli i tij më i mirë, ndoshta edhe goli më i mirë i sezonit, ishte në minutën e 43-të. Benzema merr një top të mirë nga Vinicius Jr, ku edhe pse dukej që nuk do të godiste ai e shikon këndin e djathtë të portës së portierit Morena dhe godet duke shënuar një gol spektakular.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për vendasit të cilët sulmojnë por që Real Madrid mbrohet mirë dhe arrin që të dal përpara.

Megjithatë, Girona e zvogëlon epërsinë në minutën e 71-të ku shënon Pedro Porro.

Kur u mundua që skuadra e vogël katalunase do të tentoi për t’u kthyer në lojë, kështu nuk mendon Real Madrid.

Ishte Llorente që gjeti golin prapë, një gol të bukur nga largësia.

Ky ishe goli i fundit, i cili gol e dërgon Real Madridin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ku ata fituan me rezultat të përgjithshëm 7-3.

Benzema i pandalshëm me gol të jashtëzakonshëm

Duket se Real Madridi ka kaluar krizen, ai tani sapo ka dyfishuar epërsinë kundër Gironas si mysafirë para pak sekondash.

Golin e ka shënuar lojtari më në formë këto ndeshjet e fundit tek Real Madridi, Karim Benzema me këmben e majtë.

Karim Benzema nuk po ndalet dhe po lideron Real Madridin drejtë gjysmëfinales së Copa Del Rey me golin që ushënua në minuten e 43′ të të ndeshjes, raporton Teleshkronja Post.

Formacionet zyrtare: Girona vs Real Madrid

Real Madridi sot shkon si mysafirë në Estadio Montolivo për tu përballur me Gironan.

Kjo është ndeshja kthyese e çerekfinaleve të Copa Del Rey, raporton Teleshkronja Post.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, vlen të theksohet se Keylor Navas dhe Marcelo kanë nisur ndeshjen nga fillimi sonte (21:30) :

“Largimi i Ronaldos nuk na ka dëmtuar”

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka ri afirmuar mendimin e tij për largimin e Cristiano Ronaldos.

Ronaldo u largua nga Real Madridi në gusht, e nuk ka kthyer vëmendjen fare kah La Liga duke thyer rekorde me Juventusin.

Por, numri i një i kampionatit spanjoll, Javier Tebas, thotë se futbolli spanjoll nuk u dëmtua nga largimi i Cristianos.

“Unë do të kisha pasur dëshirë që Ronaldo të qëndronte”.

“Por, ne nuk u prekëm fare nga ky largim. Ne jemi pjekur dhe ai nuk është këtu. Unë nuk e di nëse do të ishte më mirë me të”, deklaroi Tebas.

Ronaldo kaloi nëntë sezonet e kaluara te Real Madridi, para se të kalonte te Juventusi.

Ai konsiderohet legjendë e pakontestueshme e Real Madridit dhe La Ligas.

Faubert, njeriu që Real Madrid ka paguar 28 mijë euro për minutë për të fjetur në stol

Pak mund ta kujtojnë atë si një lojtar të Real Madridit, por Julien Faubert nënshkroi për Los Blancos dhjetë vjet më parë dhe ai u largua gjashtë muaj më vonë pasi fjeti në stol gjatë një lojë.

Francezi u transferua në Spanjë më 2 shkurt 2009, me huazim nga West Ham dhe arriti të luajë vetëm disa ndeshje për klubin, shkruan Teleshkronja Post.

Edhe pse performancat e tij kundër Racing Santander dhe Athletic Club u harruan shpejt, pati një moment nga një lojë larg kundër Villarreal që do të mbahet mend gjithmonë nga tifozët e Madridit.

Faubert, koha e të cilit në fushë u zhvillua në 28,000 euro për minutë, ra në gjumë në stol ndërkohë që ekipi i tij humbi nga nëndetësja e verdhë.

Pas kohës së tij të shkurtër në Madrid, ai u kthye në West Ham dhe më pas u zhvendos në Elazigspor, Bordeaux, Kilmarnock dhe Inter Turku.

​Ish-lojtari i Real Madridit dënohet për sulm seksual

Gjykata Mbretërore e Sheffieldit e ka dënuar ish-futbollistin e ekipit të të rinjve të Real Madridit, Niall Mason, me dy vjet burg me kusht për shkak të një sulmi seksual që e kishte bërë më 18 shkurt të vitit 2018.

22-vjeçari e kishte sulmuar gruan gjatë një feste private vitin e kaluar. Ai ia kishte tërhequr flokët dhe e kishte futur dorën e tij nën bluzën e gruas gjatë kësaj feste në Doncaster të Anglisë.

Gjykatësi Jeremy Richardson, e cili e dha dënimin për futbollistin e Doncasterit, klub ky në League One, nivelin e tretë të futbollit në Angli, i tha Masonit se ai i ka zhgënjyer edhe futbollistët e tjerë.

“Ti nuk e ke zhgënjyer vetëm veten me këtë sjellje të pahijshme, por i ke zhgënjyer të gjitha bashkëlojtarët e tu. Njerëzit i konsiderojnë futbollistët si shembull, për të mirë ose për të keq, e veçanërisht të rinjtë, dhe ata do ta shohin këtë lajm në gazeta”, ka thënë gjykatësi Richardson.

“Çfarë shembulli të tmerrshëm ke dhënë. Për fat të keq, ti e ke turpëruar profesionin e futbollistëve.

Prokurori Gordon Stables bëri të ditur se sulmi kishte ndodhur gjatë kohës kur viktima kishte qenë duke biseduar me një shoqe të saj.

“I akuzuara [Mason] ia tërhoqi flokët gruas dhe e tërhoqi atë drejt vetes. Ajo tentoi të largohej, por ai vazhdonte duke e tërhequr. Ajo i tha atij: ‘Kam të dashur’”, ka treguar Stables.

Më vonë, Stables sqaroi sesi Mason e kishte futur dorën e tij, pa leje, nën bluzën e gruas, ia kishte ledhatuar lëkurën dhe pastaj e kishte urdhëruar viktimën ta mbulonte pjesën e zbuluar të lëkurës.

Gruaja, e cila nuk mund të emërohet për arsye ligjore, e kishte injoruar Masonin. Stables tregon se Mason e kishte futur përsëri dorën nën bluzën e saj, këtë herë duke i prekur edhe pjesët intime të saj.

“Gruaja kishte mbetur plotësisht e tronditur. Ajo i tregoi shoqes së saj dhe ia goditi dorën lojtarit. Pastaj, i tregoi edhe njerëzve përgjegjës në atë festë për këtë sulm seksual”, ka bërë të ditur Stables.

Stafi i festës e kishin detyruar Masonin ta braktisë festën dhe më vonë viktima e kishte raportuar këtë incident edhe në polici. Kur ishte pyetur nga policia, Masoni e kishte pranuar se kishte pirë alkool gjatë festës, mirëpo e kishte mohuar sulmin seksual.

Pas festës, një test i ADN-së e vërtetoi se Mason e kishte bërë këtë sulm seksual, për të cilin viktima thotë se ia ka ndikuar të gjithë jetën.

“Shpeshherë kam menduar për mënyrën se si do të reagoja në një situatë të tilla dhe gjithmonë mendoja se do të bërtisja, reagoja dhe ta konfrontoja atë person. Realiteti është që mbeta plotësisht e ngrirë. I thashë jo disa herë. Mezi kam vënë gjumë në sy gjatë që nga ai incident”, ka thënë viktima.

Masoni e pranoi fajësinë qysh në fillim të seancës gjyqësore dhe avokati i tij tentoi t’ia ulë dënimin duke thënë se futbollisti tani ka ndryshuar dhe nuk bën gjëra të tilla. Ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe dy vjet burg me kusht, si dhe do t’i paguajë shpenzimet e gjykatës në vlerë prej 3 mijë eurosh.