Modriç dhe Vinicius Jr ngacmohen në stërvitje / VIDEO

Real Madrid do të provojë të kthehet te fitorja të shtunën mbrëma në La Liga, ku përballë do të ketë Valencia-n, pas turpërimit javën e kaluar kundër Eibar.

Në seancën stërvitore të kësaj të premtje, klubi i “Los Blancos” është dukur mjaft i karikuar, por mes lojtarëve ka pasur edhe pak tensione dhe përplasje.

Fillimisht lojtarët janë parë duke u stërvitur me njëri-tjetrin, teksa si zakonisht janë bërë në formën e rrethit, ku Luka Modric i ka pasur topin brazilianit Vinicius, po ky i fundit nuk e ka kapur topin, duke pretenduar se nuk ishte te këmbët e tij.

Mesfushori kroat insiston te Marcelo se ai duhet të futet në mes për të marrë sferën, por sulmuesi ia plas së qeshurës duke bërë dhe disa shenja që tregojnë se vetëm me duar mund ta kapte topin. Nga ai moment, kandidati për “Topin e Artë” nxehet ku në fund edhe përplaset me shokun e tij, duke nënkuptuar se kjo gjë nuk ishte diçka e vogël.

Kujtojmë që edhe disa javë më parë, e njëjta situatë ndodhi edhe mes Sergio Ramos dhe mbrojtësit Reguilon, produkt i Canteras, i cili ka debutuar edhe në Champions League si titullar, pasi kapiteni i skuadrës goditi dy herë me top lojtarin.

Marcelo: Unë nuk jam duke thënë se Isco nuk ka punuar, por futbolli është i tillë

Pas ndeshjes së Real Madridit kundër Romës, Marcelo foli për Isco i cili u la jashtë listës për ndeshjen.

Mospërfillja e mesfushorit nga e gjithë skuadra ishte një surprizë e madhe dhe mbrojtësit iu kërkua se çfarë këshille do t’i jepte Iscos, shkruan Teleshkronja Post.

“Unë nuk jam ai që jep këshilla, ne jemi më të vjetër, ne jemi prindër, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai për Real Madrid TV.

“Të gjithë lojtarët duan të luajnë, por ne duhet të punojmë dhe kjo është ajo që kanë bërë të gjithë lojtarët”.

“Nuk po them se Isco nuk ka punuar, por futbolli është i tillë dhe ju duhet të shihni se çfarë po dështoni dhe përmirësoni”.

Kishte një dallim të dukshëm nga ekipi që u thirrë në Eibar.

“Në Eibar nuk kishim shumë hapësirë,” vazhdoi braziliani.

“Kundër Romës kemi pasur topin, por në pjesën e parë kemi vuajtur sepse bari nuk ishte i mirë”.

“Rëndësia është në të gjitha garat, ne duam të jemi të parët në të gjithë dhe ne duam të qëndrojmë kështu në Ligën e Kampionëve derisa të arrijmë në finale”, përfundoi ai.

Real Madridi ka gati transferimin nga Manchester City në janar

Sipas raportimeve të fundit, Real Madrid ka gati një transferim për janar pas krizës që po kalon këtë sezon.

Real Madrid kërkon që të shtoj edhe një opsion në fazën ofanzive, pasi tashmë ka një shënjestër, transmeton Teleshkronja Post.

Skuadra spanjolle dëshiron që ta transferoj sulmuesin e Manchester Cityt, Brahim Diaz, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i talentuar nuk po aktivizohet në skuadrën e parë nga Pep Guardiola, andaj ai po e mendon largimin.

Diaz ka refuzuar që ta nënshkruaj kontratën e re, andaj Real Madrid po tenton që ta transferoj atë qysh në janar.

Real Madridi këtë sezon pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit, këtë verë që shkoi për 105 milion euro, po kalon nëpër një ndrrim gjenerate./Teleshkronja Post

Real Madridi me rekord të tmerrshëm, më i keqi në dekadën e fundit

Real Madrid humbi ndeshjen kundër Eibar me rezultatin e thellë 3-0 pasditen e djeshme në kuadër të javës së 13-të në kampionat.

Humbja e parë në pesë ndeshje për trajnerin argjentinas, Santiago Solarin që në momentin që ka marrë në dorë drejtimin e ekipit të parë, shkruan Teleshkronja Post.

Megjithatë lojtarët që kishte vendosur në prapavijë lëshuan shumë terren duke bërë që të pësojnë tre gola, por që Eibar mund të kishte shënuar më shumë, por Thibaut Courtois i ka ndalur ato.

Trajneri la në stol Dani Carvajal, por Ramos, Varane dhe Marcelo ishin në fushë përgjatë gjithë lojës. Këto të tre ishin edhe në humbjen 5-1 kundër Barcelonës në “El Clsssico”. Ky formacion mbrojtës mbrojtës është përdorur edhe nga Julen Lopetegui, ku braziliani, francezi dhe spanjolli kanë qenë kryefjala e prapavijës.

Por, deri në këtë javë, Real Madrid ka pësua 19 gola, një statistikë që nuk është parë më parë që nga edicioni 2008-2009, në kohën që ekipi madrilen drejtohej nga Schuster.

Me sa duket kriza në “Bernabeu” është kthyer sërish, por ndaj Eibar, kapiteni Ramos humbi 14 topa, Varane 13 dhe Marcelo 24 të tillë.

Këto paraqitje aspak të mira për kampionët europianë mund të flasin për një ribotim të anijes, por Solari duhet të punojë shumë në këtë aspekt për të evituar këto probleme, të cilat janë emergjente./Teleshkronja Post

Diego Costa ‘ndezë’ Wanda Metropolitanon / VIDEO

Atletico Madridi në minuten e 77; të takimit ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës.

Pasi iu mohua një penalti nga gjjyqtari ku Arturo Vidal preku me dorë topin brenda zonës, shkruan Teleshkronja Post.

Diego Costa shënoi me kokë dhe ndezi stadiumin Wanda Metropolitano kundër Barcelonës , pas një goditje nga këndi./Teleshkronja Post/

VIDEO :

Real Madridi ‘turpërohet’ nga Eibar, Solari pëson humbjen e parë / VIDEO

Real Madridi i Santiago Solari u turpërua në Eibar si mysafirë në ndeshjen e xhiros së 13-të në La Liga.

Që kur erdhi në detyrë Santiago Solari, i kishte fituar katër ndeshjet, dy në La Liga, një në Ligën e Kampionëve dhe tjetrën në Copa del Rey, mirëpo sot mori humbjen e parë si trajner i madrilenëve ndaj Eibarit, raporton Teleshkronja Post.

Eibari kaloi në epërsi në minutën e 16’ me anë të Gonzalo Escalante. Ky ishte goli i vetëm gjatë pjesës së parë, kurse në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Në minutën e 52’ të ndeshjes Sergi Enrich e dyfishoi epërsinë ndaj mbretërorëve, ndërsa pesë minuta më vonë, Kike shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, që ishte goli i fundit i ndeshjes.

Me këtë fitore Eibari është ngritur në pozitën e shtatë me 18 pikë, dy më pak se Real Madridi një pozitë më lart me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Reali e pret në shtëpi Valencian, kurse Eibari luan si mysafir ndaj Rayo Vallecanos.

Enrich dhe Kike shokojnë Real Madridin, 3-0 në disavantazh / VIDEO

Real Madridi është shokuar përsëri edhe në fillimin e pjesës së dytë ashtu siq i ndodhi në pjesen e parë, por kësaj radhe me 2 gola per 4 minuta.

Eibar ka ngrituar epërsinë në 3-0 në shtëpinë e vet duke shokuar Real Madridin, shkruan Teleshkronja Post.

Golin e dytë e shënoi Sergio Enrich, ndërsa të tretin e shënoi Kike Casilla, kështu gjunjëzon Real Madridin.

VIDEOT E DY GOLAVE NË PJESEN E DYTË, PAS PAL :


Eibar ndëshkon Real Madridin, goli pranohet pas rishikimit të VAR / VIDEO

Real Madridi është në disavantazh pas 20 minutash në Eibar si mysafirë.

Golin e shënoi Gonzalo Escalante në minuten e 18 të takimit, por fillimisht nuk u pranua, shkruan Teleshkronja Post.

Mirpo pas rishikimit të VAR goli u pranua, ku i tërë stadiumi u hodh në festë.

VIDEO :