Adnan Januzaj: “Për një vit mu shkatërrua karriera te Manchester United”

Ish-i i Manchester United, tani anësori i Real Sociedadit, Adnan Januzaj nuk është penduar që e ka braktisur Manchester Unitedin.

Mesfushorit ofenziv ka shkuar në klubi spanjoll dhe ky veprim i ka sjell edhe ftesë prej kombëtares belge.

Edhe pse ishte i lumtur te skuadra angleze, por me ardhjen e Louis Van Gaalit si trajner, ai humbi shkëlqimin dhe u detyrua të largohet prej Djajve të Kuq.

“Unë u rrita te United, isha vërtet i lumtur derisa një vit pata një luftë të madhe me menaxherin dhe kjo më ngadalësoi. Unë gjithmonë e dija se kisha cilësi. Problemi ishte se nuk luaja dhe sa herë që hyja nga banka rezervë, ishte e vështirë të ndryshoja lojën ose të bëja diçka. Kjo gjë e bën më të vështirë për ju”.

“Për shkak se ju jeni një lojtar i cili mund të bëjë ndryshime, të shënojë gola dhe mund ta imagjinoni nëse menaxheri nuk ju jep besimin, kjo bëhet edhe më e vështirë për ju sepse nuk e dini çfarë të bëni: të sulmosh apo të luash thjeshtë”.

“Pata shumë kritika, por, për mua, nuk është problem sepse kurrë nuk e shikoj ato. Unë vazhdoj të bëj gjërat e mia dhe tani jam në një kampionat tjetër, jam i lumtur”, pohoi futbollisti shqiptar, i cili nuk kishte pranuar të luante për përfaqësuesen e Kosovës.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje për klubin spanjoll dhe ka realizuar katër gola në të gjitha garat.

Zidane pas ndeshjes: “Bale do të qëndrojë”

Zinedine Zidane doli në dhomën e shtypit në Balaidos i lumtur dhe i lehtësuar pasi arriti një fitore prestigjioze kundër Celta në premierën e ligës për t’i dhënë një shkelm paraprakisht para sezonit famëkeq.

“Bale do të qëndrojë, thjesht po mendon të qëndroj dhe të ketë minuta”, tha trajneri, i cili e vendosi Bale në formacionin e fillimit pasi uellsiani ishte gati të largohej pak javë më parë.

“Ne kemi bërë një lojë të mirë që nga fillimi dhe gjithashtu me 10 lojtarë, kemi bërë një punë fenomenale,” tha trajneri francez, veçanërisht i kënaqur dhe punën mbrojtëse të të gjitha pjesëve të tij.

“Në mbrojtje kemi punuar shumë mirë, ishte çelësi i lojës”, tha trajneri, i cili dëshironte të vlerësonte përfshirjen e Vinicius dhe Bale. “Ai do të qëndrojë, ai luajti një lojë të shkëlqyeshme si të gjithë, duke e mbyllur dhe mbrojtur, si Vinicius dhe Isco dhe Lucas më vonë,” tha Zidane.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që fitoj në këtë fushë, ata nuk do të bëjnë shumë më shumë ekipe”, ka thënë trajneri francez pas takimit.

“Ne patëm një lojë të mirë, nuk është e lehtë të luajmë kundër njëmbëdhjetë lojtarëve dhe të lëvizëm mirë topin, nëse mbrojmë mirë, e dimë se me topin mund të lëndojmë çdo skuadër.”

“Parasezoni nuk ka qenë i mirë në nivelin e rezultateve por puna nuk ka munguar”, vazhdoi trajneri, i cili këmbënguli që ai do të qëndrojë me lojtarët që ka. “Të gjithë mendojnë të qëndrojnë dhe të kenë minuta, ne thjesht mendojmë për ndeshjet,” e mbylli Zidane.

Celta 1-3 Real Madrid: Benzema shkëlqen me gol dhe asistim, Bale me përformancë të bukur

Real Madridi e ka filluar sezonin në mënyrë spektakolare ndaj Celta de Vigos në stadiumin Balaidos.

Los Blancos pavarësisht se luajten me një lojtarë më pak gjatë pjesës së dytë, ata shënuan fitore 1-3 si mysafirë.

Pjesa e parë i takoj Real Madridit, pasi Karim Benzema fillimisht kaloj në epërsi klubin mbretërorë në minuten e 12 të takimit.

Dy minuta para fundit të pjesës së I, Celta barazoj rezultatin, por goli nuk u pranua nga VAR,raporton Teleshkronja Post.

Pjesa e dytë nuk filloj edhe aq mirë për Real Madridin, pasi Luka Modric u ndëshkua me karton të kuq.

Mirpo edhe pse pa Luka Modricin, Reali dyfishojë avantazhin pas 61; minutash lojë, pas një super goli nga Toni Kroos.

Ndërsa golin e fundit për Merengues e shënoj Lucas Vasquez, pas asistimit nga Karim Benzema.

Golin e nderit Celta de Vigo e shënoj në kohën shtesë, për rezultatin përfundimtarë.

| Celta de Vigo 1-3 Real Madrid |.

Kështu Zinedine Zidane rrëmben pikët e para për ekipin e tij në La Liga, pas dështimit nga Barcelona mbrëmë./TeleshkronjaPost/

Formacionet zyrtare: Celta Vigo vs Real Madrid

Real Madridi sot fillon sezonin e ri në La Liga, ku në xhiron e parë takohet me Celta de Vigon.

Në Balaidos Zinedine Zidane ftoj edhe Gareth Bale e James Rodriguez, pavarësisht se ata ishin afër largimit.

Real Madridi ka publikuar formacionin zyrtarë për ndeshjen kundër Celta Vigos, Bale starton nga fillimi, ndërsa James në bankë.

Skema zyrtare e Celta Vigos:

Skema zyrtare e Real Madridit: Courtois, Ramos, Varane, Odriozola, Marcelo, Modric, Casemiro, Kroos, Benzema, Vinicius jr, Bale.

Ernesto Valverde ‘kritikon’ Griezmann

Klubi i Barcelonës mbrëmë humbi 1-0 mbrëmë në San Mames ndaj Athletic Bilbao, 1-0.

Pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kritikuar performancën e Antoine Griezmann në ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Athletic Bilbao.

Ai ka thënë se të gjithë presim më shumë nga lojtari francez.

“Sigurisht, ai është i vetëdijshëm se të gjithë presim shumë nga shumë lojtarët dhe ai duhet të shikojë që të futet më shumë në lojë”, tha Valverde.

28-vjeçari mbrëmë bëri paraqitjen e tij të parë në La Liga me Barcelonën, mirëpo nuk i shkoj edhe aq mirë, pasi që pësuan humbje 1-0.

Bayern Munich e nis sezonin me barazim ndaj Hertha Berlinit (2-2)

Suarez pritet të mungojë gjatë, Barcelona pa shumë opsione

Ernesto Valverde duhet të shqetësohet, pasi lëndimet nuk kanë të ndalur në kampin blaugran.

Pas Messit i cili humbi ndeshjen hapëse të La Ligas, ndaj Athletic Bilbaos të cilën Barcelona e humbi, tashmë është lënduar edhe sulmuesi kryesor i skuadrës Luis Suarez.

Uruguaiani u detyra ta lë fushën në minutën e 33-të pas nj goditje që mori, transmeton Teleshkronja Post.

Ai ka bërë të gjitha ekzaminimet e duhura mjekësorë dhe klubi ka konfirmuar lëndimin e tij.

Ata në një komunikatë të lëshuar sot kanë bërë të ditur se Suarez pritet të mungojë 3 deri në 4 javë.

Me Coutinhon drejtë Bayernit, Messin dhe Suarezin e lënduar, barra e sulmit tashmë bie mbi Dembelen dhe Griezmann./TeleshkronjaPost/

Athletic Bilbao mposhtë Barcelonën me super golin e Aduriz (VIDEO)

Barcelona e ka nisur keq sezonin e ri në La Liga, pasi është mposhtur nga Athletic Bilbao.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin San Mames u vendos nga goli i sulmuesit veteran, Aritz Aduriz në fund të takimit.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 0-0, pjesë e cila u dominua nga Barcelona, por pa konkretizim të rasteve.

Luis Suarez u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha, raporton Teleshkronja Post.

Pjesa e dytë ishte po aq e zjarrtë sa tifozët e pranishëm në stadium.

Por golin ne vetëm të takimit dhe njëkohësisht të fitores për klubin Bask, e shënoj Aritz Aduriz në minutën e 90′ të takimit.

Golat dhe rastet e ndeshjes Athletic Bilbao 1-0 Barcelona :

Formacionet zyrtare: Athletic Club vs Barcelona

Athletic Bilbao dhe Barcelona nisin sezonin 2019/20 të LaLiga Santander të premten në mbrëmje, megjithëse pika kryesore e bisedave që çon deri në ndeshje ka qenë mungesa e Lionel Messi.

Pa Messin në formacion, Valverde ka publikuar skemën zyrtare të ekipit për sonte, transmeton Teleshkronja Post.

Foramcioni zyrtarë i Barcelonës:

Formacioni zyrtarë i Athletic Bilbao :

/TeleshkronjaPost/