Formacionet e mundshme të El Classicos sonte në La Liga

E përditshmja spanjolle, AS ka publikuar formacionet e mundshme për El Clasicon e radhës në “Santiago Bernabeu”.

Pas super ndeshjes në “Santiago Bernabeu” të mërkurën mbrëma, ku Barcelona e mposhti 3-0 Real Madridin, gjigantët spanjoll do të përballen sërish mes vete, tani në kuadër të La Ligas, transmeton Gazeta Express.

Sipas AS, Reali mund të mos bëjë asnjë ndryshim, dyshimi i vetëm mbetet Reguilon apo Marcelo, kurse te Barça kësaj radhe pritet të startojë Umtiti në mbrojtje me Piquen.

Pas arriti në finale të Kupës së Mbretit, Barcelona mund të bëjë një hap të madh sot edhe drejt titullit të La Ligas, pasi në rast fitores ndaj Los Blancos, diferenca do të shkonte në 12 pikë, praktikisht, do të ishte pothuajse gjithçka e mbyllur sa i përket garës për titull dhe Reali do të mbesë e të shpresojë vetëm në Champions League

Lojtarët e ftuar nga Barça, disa mungesa për Katalunasit

Kevin Prince Boateng nuk është ftuar sërish për El Clasico kundër Real Madridit në kuadër të garës për La Ligan.

Tekniku Ernesto Valverde ka publikuar listën prej 19 lojtarëve të ftuar për El Clasico, që do të zhvillohet të shtunën mbrëma, nga ora 20:45 në “Santiago Bernabeu”,

Jashtë për këtë ndeshje ka mbetur sërish blerja e janarit, Prince Boateng, po ashtu edhe blerja e re, mbrojtësi, Todibo, si dhe lojtari i akademisë, Samper, kurse Rafinha dhe Vermaelen vazhdojnë të jenë të lënduar.

Blaugranët do të kërkojë një tjetër fitore të shtunën mbrëma në Bernabeu, pas asaj fitoreje madhështore 0-3 të mërkurën si mysafirë, e cila ia siguroi finalen e gjashtë rresht në Kupën e Mbretit.

Të ftuarit nga trajneri i Barcelonës për ndeshjen me ‘Los Blancos’ :
Ter Stegen, N. Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Coutinho, Arthur, Suárez, Messi, O. Dembélé, Cillessen, Malcom, Lenglet, Murillo, Jordi Alba, S. Roberto, Aleñá, Vidal and Umtiti.

Tre lojtarët që i mungojnë Realit kundët Barcelonës nesër

Shefi i shtabit teknik të Real Madridit, Santiago Solari, mbrëmë vonë bëri publike listën e plotë prej 21 lojtarëve të ftuar për El Clasico.

Ndeshja e radhës mes dy rivalëve të mëdhenjë  fillon ngaa ora 20:45 në ‘Santiago Bernabeu,’ në kuadër të La Ligas.

Tekniku Madrilen ka rikthyer në listën e të ftuarëve mesfushorin Isco por nuk ka ftuar Odriozolan dhe Brahim Diaz.

Përvec këtyre dy lojtarëve, mungesa tjetër është edhe ajo e Marcos Llorentes për shkak të dëmtimit.

Ndërkohë sipas disa raportimeve thuhet se nëse Solari e humbë edhe këtë takim atëherë ai do të shkarkohet nga pozita e tij si trajner.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Solari për ndeshjen e sontme ndaj Barcelonës:

Intervista e Solarit për ndeshjen radhës kundër Barcelonës

Santiago Solari doli në konferencë shtypi pas stërvitjes së fundit të Real Madridit në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Barcelonës.

“Ne kemi marrë veten përsëri dhe ne po përpiqemi të shkojmë atje dhe të fitojmë tri pikë. Do t’i afrohemi lojës me të njëjtën dëshirë dhe të njëjtin frymë si ndeshja e kaluar dhe ne do të kërkojmë të përmirësojmë në atë që mundemi dhe të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë mirë “.

“Ne duhet vetëm të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme, ne duhet të zvogëlojmë distancën me kreun e tabelës dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë,” u shpreh Solari.

“Ne do të fokusohemi në këtë lojë, sepse ndeshja më e rëndësishme është gjithnjë ndeshja e rradhës. ”

“Vinicius ka shumë atribute pozitive: aftësitë e tij, cilësinë e tij, punën e tij të madhe, vullnetin e tij për të mësuar, mënyrën se si ai merret me presionin ndaj tij … është poshtë tij dhe atyre prej nesh rreth tij për t’u siguruar që ai përmirëson në çdo mënyrë ai mund “.

Spanjolli foli edhe për Iscon me të cilin nuk po mund të gjejnë gjuhen e përbashkët.

“Isco ishte i lënduar për 18 ditë, ai është trajnuar me grupin për 4 ose 5 ditë, ai është duke punuar mirë dhe është në dispozicion, gjë që është gjëja më e rëndësishme, përveç Llorentës, kemi të gjithë në dispozicionin tonë.”

“Përveç ndeshjes së fundit, ne kemi shënuar gola dhe kemi shënuar mjaft. Kemi patur shanse që duhej të kishte shkuar në port, por ky është futbolli. Nesër kemi mundësinë të largojmë ato që nuk e bëmë para dy ditësh”.

Barcelona dhe Real Madridi takohen përsëri nesër në kuadër të La Ligas./Teleshkronja Post/

Formacionet zyrtare: Levante vs Real Madrid / Foto

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Levantes e Real Madridit.

Levante dhe Real Madridi do të përballen në “Ciutat de Valencia” nga ora 20:45, sfidë e vlefshme për xhiron e 25 në La Liga.

Santiago Solari duket se dëshiron t’i pushojë lojtarët për ndeshjet e javës së ardhme me Barcelonën, pasi Marcelo, Ramos, Bale e Asensio – janë disa prej futbollistëve që gjenden në stol.

Levante:

Konferenca e Solarit para ndeshjes kundër Levantes

Si zakonisht Santiago Solari doli në konferencë shtypi në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Levante.

Ai fillimisht u pyet për tentimin për të përmbysur La Ligan:

”Çdo ndeshje përgaditet dhe luhet me kompromisin maksimal. Kompromisi ynë është të luftojmë La Ligan deri në fund,” tha fillimisht ai.

Pezullimi i Ramos: ”Është qartësuar dhe janë marë pamjet filmike, nuk ka asnjë dyshim për mungesë respekti. E shpjegoi edhe Ramos me deklarimet e tij.”

Më pak pushim se Barcelona përpara ndeshjes në kupë: ”Kalendari është interesant, na duket shumë zbavitës. Ne nuk zgjedhim të luajmë në rrethana ndryshe por vlerësojmë kalendarin si një sfidë madhore.”

Darka me Florentinon: ”Nëse flas apo nuk flas me të është diçka private.”

Të varur nga Barcelona: ”Gjithmonë shpresojmë të reduktojmë pikë dhe për këtë përgaditemi çdo javë. Duhet të rikthehemi në lojë pas humbjes së pikëve ndaj Gironas. Duhet të kemi ambicie dhe dëshirën e nevojshme ndaj Levantes.”

Levante: ”Është një ekip shumë i shpejtë përpara dhe e ka dëshmuar ndaj neve. Duhet të shkojmë të koncentruar që nga minuta e parë. Duhet të jemi agresiv pa topin dhe poashtu kur t’a kemi në këmbë, të kërkojmë portën.”

Lojtarët fajtorë për dështimin ndaj Gironas: ”Lojtarët vendosin karakterin dhe fizikun e tyre në fushë, kanë meritat për ecurinë pozitive që kemi.”

Mungesa e golit nga Vinicius: ”Ka bërë gola dhe do të bëje akoma më shumë. Çdo javë mëson gjëra të reja. Është i rrethuar nga lojtarët më të mirë për të vazhduar të rritet.”

Marcelo: ”Po stërvitet në mënyrë fenomenale. I shoh mirë të gjithë. Të fokusuar. I shqetësuar nga kritikët? Ata janë profesionist dhe e njohin këtë botë. Lojtarët poashtu dinë se si t’i kalojnë kritikat dhe lëvdatat.”

Llorente dhe Isco: ”Llorente akoma nuk është stërvitur me ne dhe e presim me padurim. Isco është rikthyer.”

Leo Messi i jashtëzakonshëm, Barcelona tmerron Sevillen

Barcelona e ka fituar ndeshjen kundër Sevillas, me rezultat 4:2, në stadiumin “Ramon Sanchez – Pizjuan”, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligës.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ia siguroi këto tri pikë skuadrës së tij, duke e shënuar një het-trik. Këto tri gola bënë që Sevilla të bëhet viktima e preferuar e argjentinas, pasi që Messi i ka shënuar 36 gola kundër tyre, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, kishte qenë Sevilla ajo që kishte kaluar në epërsi, në minutën e 22-të, kur Jesus Navas shënoi nga një kundërsulm, pasi Messi e gaboi një pasim. Mirëpo, argjentinasi e përmirësoi këtë gabim vetëm katër minuta më vonë, kur e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes.

Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 42-të, Sevilla kaloi përsëri në epërsi, përmes golit të shënuar nga Gabriel Mercado, i cili ishte lënë i vetëm brenda 16-metërshit, i harruar nga Gerard Pique dhe Samuel Umtiti.

Pastaj, në minutën e 67-të dhe të 88-të, Messi i kishte shënuar dy golat e radhës, duke e kompletuar kushtu het-trikun e tij për këtë ndeshje.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Luis Suarez i siguroi tre pikët e kësaj ndeshje duke e shënuar golin e tij të parë që katër ndeshje. Këtë gol e asistoi Messi.