Diego Costa ‘ndezë’ Wanda Metropolitanon / VIDEO

Atletico Madridi në minuten e 77; të takimit ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës.

Pasi iu mohua një penalti nga gjjyqtari ku Arturo Vidal preku me dorë topin brenda zonës, shkruan Teleshkronja Post.

Diego Costa shënoi me kokë dhe ndezi stadiumin Wanda Metropolitano kundër Barcelonës , pas një goditje nga këndi./Teleshkronja Post/

VIDEO :

Atletico Madrid vs Barcelona, formacionet zyrtare / FOTO

E shtuna në La Liga mbyllet me një super duel, ballafaqimi e madh mes Atletico Madridit dhe Barcelonës në “Wanda Metropolitano” në Madrid, ku luhet edhe për vendin e parë në ligë.

Momentalisht, Atletico renditet në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka Sevilla në pozitën e dytë dhe Alavesi në të katërtën, me Barçën që prin me 24 pikë, raporton Teleshkronja Post.

Atletico vjen në këtë takim në formë të mirë, pasi është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit, pesë fitore dhe katër barazime, ndërsa në 14 takimet e fundit është mposhtur vetëm një herë.

Ecuria mbresëlënëse e Barçës prej 42 ndeshjeve pa humbje në shtëpi në ligë u ndërpre nga Betisi, i cili i mundi katalonasit 4-3 në ndeshjen e kaluar.

Kjo do të jetë përballja e 163-të mes Atleticos dhe Barçës. Atletico i ka 50 fitore, 39 ndeshje kanë përfunduar me barazim, ndërsa Barça i ka fituar 73 përballje.

Përballja e sotme në Madrid nis në orën 20:45.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atletico Madrid:

Barcelona

Real Madridi ‘turpërohet’ nga Eibar, Solari pëson humbjen e parë / VIDEO

Real Madridi i Santiago Solari u turpërua në Eibar si mysafirë në ndeshjen e xhiros së 13-të në La Liga.

Që kur erdhi në detyrë Santiago Solari, i kishte fituar katër ndeshjet, dy në La Liga, një në Ligën e Kampionëve dhe tjetrën në Copa del Rey, mirëpo sot mori humbjen e parë si trajner i madrilenëve ndaj Eibarit, raporton Teleshkronja Post.

Eibari kaloi në epërsi në minutën e 16’ me anë të Gonzalo Escalante. Ky ishte goli i vetëm gjatë pjesës së parë, kurse në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Në minutën e 52’ të ndeshjes Sergi Enrich e dyfishoi epërsinë ndaj mbretërorëve, ndërsa pesë minuta më vonë, Kike shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, që ishte goli i fundit i ndeshjes.

Me këtë fitore Eibari është ngritur në pozitën e shtatë me 18 pikë, dy më pak se Real Madridi një pozitë më lart me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Reali e pret në shtëpi Valencian, kurse Eibari luan si mysafir ndaj Rayo Vallecanos.

Enrich dhe Kike shokojnë Real Madridin, 3-0 në disavantazh / VIDEO

Real Madridi është shokuar përsëri edhe në fillimin e pjesës së dytë ashtu siq i ndodhi në pjesen e parë, por kësaj radhe me 2 gola per 4 minuta.

Eibar ka ngrituar epërsinë në 3-0 në shtëpinë e vet duke shokuar Real Madridin, shkruan Teleshkronja Post.

Golin e dytë e shënoi Sergio Enrich, ndërsa të tretin e shënoi Kike Casilla, kështu gjunjëzon Real Madridin.

VIDEOT E DY GOLAVE NË PJESEN E DYTË, PAS PAL :


Eibar ndëshkon Real Madridin, goli pranohet pas rishikimit të VAR / VIDEO

Real Madridi është në disavantazh pas 20 minutash në Eibar si mysafirë.

Golin e shënoi Gonzalo Escalante në minuten e 18 të takimit, por fillimisht nuk u pranua, shkruan Teleshkronja Post.

Mirpo pas rishikimit të VAR goli u pranua, ku i tërë stadiumi u hodh në festë.

VIDEO :

 

Eibar vs Real Madrid – Formacionet zyrtare / FOTO

Real Madridi do të luajë si mysafir sot ndaj Eibarit në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Reali aktualisht është në pozitën e gjashtë me 20 pikë, katër më pak se Barcelona në krye të tabelës, ndërsa Eibar është në vendin e 13-të me 15 pikë.

Dy ndeshjet e zhvilluar të Santiago Solarit, Reali i ka fituar dhe sot e kërkon të tretën.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Reali i ka fituar katër prej tyre, ndërsa njëra ndeshje ka përfunduar me barazim. /Teleshkronja Post/

Eibar: Në pritje…

Real Madrid:

Spekulime nga Italia, ky top sulmues në radarin e Real Madridit

Ekipi i Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit, pas krizes që po kalon këtë sezon.

Gazeta sportive AS, vëzhgues të Los Blancos kanë ndjekur nga afër Edin Dzekon në ndeshjen Spanjë-Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Teleshkronja Post – SPORT.

Në këtë ndeshje të zhvilluar në Estadio de Gran Canaria sulmuesi i Romës luajti për 84 minuta, por nuk arriti të shënojë ndonjë gol.

Në javët në vazhdim Real Madridi pritet t’ia prezantojë ofertën skuadrës nga Roma, me shpresën që nuk do refuzohen.

Dzeko ishte kërkuar shumë nga Chelsea gjatë verës, por lojtari kishte refuzuar vazhdimisht Blutë.

Miqësorja mes Spanjës dhe Bosnjës përfundoi në të mirë të spanjollëve me rezultat 1-0, golin e vetëm e shënoi Brais Mendez.

32-vjeçari këtë sezon në Serie A ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Kush është mbrojtësi më i mirë në botë sipas Van Dijk ?

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk ka deklaruar se Sergio Ramos nuk është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë.

Më shumë se Ramosin, holandezi thotë se e pëlqen Rahpahel Varanen, lojtarin tjetër Madrilen që luan po në këtë pozitë, shkruan Teleshkronja Post.

“Ramos nuk është qendër-mbrojtësi më i mirë në botë. Ai është një lojtar i madh dhe unë e respektoj atë për atë që ai ka fituar, por jo Raphaël Varane është i preferuari im, një mbrojtës i shkëlqyer, i ri dhe që ka fituar shumë”, u shpreh Van Dijk.

Van Dijk nuk e di nëse Ramos e dëmtoi qëllimisht Salah, por thotë se me largimin e egjiptianit nga fusha ndryshoi edhe mentaliteti i Real Madridit.

“Pas dëmtimit të tij, papritmas Marcelo, Benzema dhe Ronaldo filluan të sulmonin në krahun e djathtë ku ishte Alexander-Arnold, duke e lënë të lirë anën e djathtë të mbrojtjes se tyre, diçka që nuk do ta bënin nëse Salah do të ishte në fushë”, bëri të ditur Van Dijk.

27 vjeçari shpreson që Salahu do të ketë mundësinë për të luajtur edhe një finale të Champions Leagues dhe për ta fituar atë.