Formacionet zyrtare: Real Madrid vs Girona / FOTO

Real Madridi do të ketë përballë Gironan në ora 12:00 në Santiago Bernabeu në një ndeshje ku të besuarit e Solarit do të kërkojnë vetëm fitoren.

Solari ka pushuar disa lojtar me mendjen tek El Clasico dhe ndeshjen e dytë ndaj Ajax në Champions League.

Mungesa kryesore sot tek Los Blancos është kroati Luka Modric, transmeton Teleshkronja Post.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid XI: Courtois; Marcelo – Ramos – Varane – Odriozola; Casemiro – Kroos – Ceballos; Asensio – Benzema – Vazquez.

Girona XI: Bono; Ramalho – Alcala – Granell – Stuani; Pons – Portu – Luiz Raul Carnero – Juanpe; Porro

Barcelona mposht Valladolidin me golin e Messit nga penalltia

Barcelona ka regjistruar fitore minimale (1-0) kundër Real Valladolidit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, Lionel Messi doli në rast, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë portës.

Ndërkaq, një veprim të gabuar të Michel në dëm të Gerard Pique, gjyqtari e ndëshkoi me penallti, ndërsa pikërisht Leo Messi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (43′).

Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi argjentinas rrezikoi sërish, mirëpo portieri Jordi Masip intervenoi për të mos pranuar gol tjetër.

Në vazhdim, një mundësi shënimi e pati qendërsulmuesi Luis Suarez, ndërsa goditja shkoi drejt portierit mysafir, i cili e ndali. Më pas rrezikoi edhe Sergi Roberto, por nuk ishte efektiv. Messi dhe Suarez vazhduan me raste të tjera deri në fund, por nuk pati konkretizim.

Barcelona vazhdon të jetë lider në La Liga, ndërsa pas kësaj fitoreje është ngritur në kuotën e 54 pikëve, shtatë më shumë se Atletico Madridi dhe nëntë më shumë se Real Madridi (që këtë javë luan kundër Gironas).

Real Valladolidi është në pozitën e 15-të në tabelë me 26 pikë, tri pikë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e ardhshme, Blaugranët luajnë si mysafir të Sevillas, kurse Valladolidi është nikoqir i Real Betisit.

Barcelona vs Real Valladolid, formacionet zyrtare

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, liderja e La Ligës, Barcelona, ka mbetur vetëm gjashtë pikë para Real Madridit.

Pasi që ndeshjet e radhës do të jenë më të vështira, katalonasit do ta kërkojnë fitoren sonte, në orën 20:45, kundër Real Valladolidit.

Ndeshjet kundër Sevillas dhe Real Madridit do të vijnë së shpejti për skuadrën e Ernesto Valverdes, për këtë arsye ai do të tentojë të fitojë sonte në shtëpi, për ta përforcuar pozitën e parë në tabelën e La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Klubi katalonas nuk arriti të shënojë për herë të parë në këtë sezon të La Ligës, në ndeshjen e fundit, kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, ata i kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në Camp Nou këtë sezon dhe të tentojnë që sot ta marrin fitoren e nëntë në shtëpi.

Valladolidi udhëton në Camp Nou për herë të parë pas pesë vjetësh, mirëpo është në dijeni se historia nuk është në favor të tyre. Ata i kanë pranuar të paktën katër gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit në Camp Nou dhe i kanë humbur 80.9 për qind të ndeshjeve të zhvilluara në këtë stadium.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona:

Gareth Bale rrezikon suspendim nga Federata Spanjolle

La Liga e ka raportuar Gareth Bale-in në Komitetit e Garave të Futbollit Spanjoll, pasi sulmuesi i Real Madridit bëri një gjest në drejtim të tifozëve të Atletico Madridit në derbin e fundjavës së kaluar në Wanda Metropolitano.

Dënimi që uellsiani mund ta marrë është pezullim me tri ndeshje.

Gareth Bale rrezikon t’i mungojë Real Madridit në tri ndeshjet e ardhshme në ligë, për shkak të mënyrës sesi e festoi golin në fitoren e Realit ndaj Atleticos në fundjavë, transmeton Gazeta Express.

Gjatë një derbi të zjarrtë në kryeqytetin spanjoll, Bale ia siguroi fitoren Realit duke realizuar golin e tretë për 3:1.

Mbase si kundërpërgjigje ndaj provokimeve që iu bën nga tribunat, uellsiani me një gjest me duar, i cili u cilësua nga La Liga si nxitje e tifozëve kundërshtar.

La Liga thekson në raportin e saj se sjellja e tij nga lojtari i Realit është e ndaluar dhe sanksionohet nga sistemi legal federal dhe se duhet të jetë subjekt i ndëshkimit nga ky sistem.

Atletico vs Real Madrid, formacione e mundshme për derbi

Duke filluar nga ora 16:00, Atletico pret Real Madridin në “Wanda Metropolitano”, sfidë e vlefshme për xhiron e 23 në La Liga.

Ekipi i Solarit nuk di për fitore në La Liga kundër Atleticos që nga viti 2016, kur kishte triumfuar atë kohë 0-3 në “Vincente Calderon”, me het-trik nga ana e Cristiano Ronaldos.

Katër ndeshjet e fundit pas atij triumfi, janë ndarë barazim deri më tani.

Por, duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe mundësinë e mirë për t’u ngjitur sa më lart në tabelë, pasi diferenca mes tyre është vetëm dy pikë – atëherë pritet që kjo ndeshje të mbyllet me një tjetër rezultat, e jo me barazim.

AS ka zbuluar formacionet e mundshme dhe nëse Simeone e ka të qartë tashmë 11-shen titullarë, kështu nuk duket për Solarin.

Forma e mirë e Vinicius Junior dhe Lucas Vasquez, ka krijuar kokëdhembje për Solarin i cili duhet të sakrifikojë dy lojtarë me emër: Gareth Bale dhe Marco Asensio.

Sipas AS, Vinicius do të zbresë në fushë nga minuta e parë dhe dilema e vetme është mes Bale e Vasquez.