Formacionet zyrtare: Ajaxi tenton befasinë midis Torinos kundër Juventus / Foto

Juventusi është në kërkim të gjysmëfinales së tretë në pesë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve sonte kundër Ajaxit.

Juventusi e mirëpret Ajaxin në Allianz Stadium për ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që mbaroi pa fitues 1-1, raporton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo shënoi golin hapes në ndeshjen e parë në Amsterdam javën e kaluar, por David Neres e barazoi rezultatin herët në pjesën e dytë.

Juve kalon tutje edhe me një barazim pa gola, ndërsa Ajaxi do të shkonte tutje me çfarëdo barazimi me dy gola e lart. Fitorja me çfarëdo rezultati nga cila do skuadër nënkupton kualifikim për fituesin.

Skemat zyrtare të të dy ekipeve :

Formacionet zyrtare

Barcelona pret Man United në Camp Nou, formacionet zyrtare / Foto

Sonte na pret një derbi i jashtëzakonshëm në ‘Camp Nou’ ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United në kuadër të gjysmëfinales së Champions League.

Ekipi i Ernesto Valverdes ka fituar ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’ 1-0 me golin e Luis Suarez pas asistimit të Leo Messit.

Ole Gunnar Solskjaer dhe ekipit të tij i duhet një përformancë e madhe si ajo kundër Paris Saint Germain që të kalojë tutje midis Camp Nou.

Të dy klubet kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e sontme:

Formacionet zyrtare dhe rezervat.

Juventus në epërsi, gol i bukur nga Cristiano Ronlado / Video

Juventus ka kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë kundër ekipit holandez Ajax.

Një kundërslum i shpejtë nga lojtarët e Juves, ku Ronaldo dhe Cancelo bashkëpunojnë bukur dhe shënon Ronaldo me kokë.

Goli i bukur me kokë nga Cristiano Ronaldo, pas rikthimit nga lëndimi, raporton Teleshkronja Post.

Champions League LIVE

Manchester Unitedi e vazhdon aventurën në Ligën e Kampionëve si mysafirë në Barcelonë, në ndeshjen e dytë çerekfinale mes tyre në “Camp Nou”, që nis në orën 21:00.

Ajaxi i shkon Juventusit në Alianz Stadium në Torino, në ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre, që nis në orën 21:00.

Ndeshjet e Champions League ndiqni LIVE më poshtë:

Barcelona vs Manchester United Livestreaming

Juventus vs Ajax Livestreaming

Manchester United pret Barcelonën, formacionet zyrtare / Foto

Klubi anglez, Manchester Unitedi është nikoqir i Barcelonës në Old Trafford për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen duke mos pranuar gola në stadiumin e tyre.

Ndërkohë që Blaugranët kanë për qëllim të realizojnë si mysafirë, në mënyrë që t’i kenë gjërat më të lehta në sfidën e kthimit në Camp Nou.

Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Ernesto Valverde.

Liverpool pret Porton në ndeshjen çerekfinale, formacionet zyrtare / Foto

Liverpooli është nikoqir i Portos për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Anfield.

The Reds si skuadër vendase duhet të arrijnë rezultat sa më të mirë, ashtu që ta ketë më të lehtë në ndeshjen kthyese në udhëtim.

Porto, nga ana tjetër, do të përpiqet të shënojë gola duke shpresuar që të jetë në pozitë të mirë për ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Sergio Conceicao i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startuese:

Ndeshja tjetër çerekfinale këtë mbrëmje (e martë) zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City. /

Zyrtare: UEFA dënon Cristiano Ronaldon

UEFA ka marrë vendimin për Cristiano Ronaldon, për festimin në “Allianz Stadium” në ndeshjen Juventus – Atletico Madrid.

Ashtu si Diego Simeone, edhe Ronaldo i ka shpëtuar dënimit me ndeshje nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

UEFA tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për festimin e Ronaldos në Torino pas tre golave kundër Atleticos.

CR7 festoi me një gjest të çuditshëm, duke ia kthyer Simeones pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions League dhe si pasojë e kësaj, UEFA e ka dënuar CR7-ën me 20 mijë euro.

34-vjeçari mund të luajë në çerekfinale kundër Ajaxit.