James u thotë familjarëve se dëshiron rikthimin te Real Madridi

Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez thuhet se kërkon rikthimin te klubi i tij amë, Real Madridi.

Ylli kolumbian është duke kaluar sezonin e dytë te Bavarezët si i huazuar nga Mbretërit e Spanjës.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë e diskutueshme dhe tani si duket kanë filluar edhe më shumë thashethemet.

Rodriguez nuk po kalon kohë të mira me trajnerin Niko Kovac dhe mendohet se ka shprehur dëshirën për rikthim në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumeve spanjolle, Rodriguez ka shprehur dëshirën për rikthim pa marrë parasysh se kush është në drejtimin e Realit.

“Dua të kthehet pa marr parasysh se a është Santiago Solari, Jose Mourinho apo Antonio Conte”, thuhet t’i ketë thënë James familjarëve të tij, raporton Okdiario.

Kolumbiani është momentalisht jashtë fushave shkaku i një lëndimi, por mesazhi i tij për rikthim mendohet të merret me pozitivitet nga drejtuesit e Realit.

Bayerni ka opsionin e blerjes përfundimtar të James për 42 milionë euro, por dëshira e lojtarit është të mbyll aventurën me Bayernin dhe të rikthimet te Reali më 2019.

Real Madridi, Barcelona dhe Bayerni monitorojnë Sanchon

Talenti i madh anglez, Jedon Sancho, ka përfunduar në radarin e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

Sancho është duke shkëlqyer me fanellën e Borussia Dortmundi pas transferimit të tij nga Manchester City në verën e vitit 2017.

Paraqitjet e tij kanë bërë që talenti sulmues i Dortmundit të shikohet me kujdes nga tri skuadra të mëdha evropiane.

Sipas gazetës spanjolle Marca, gjigantët e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona do të tentojnë transferimin e talentit anglez.

Megjithatë, transferimi i tyre nuk do të jetë i lehtë pasi kanë një rival të madh nga Bundesliga.

Është gjiganti gjerman, Bayern Munich që gjithashtu do të tentoj transferimin e tij, pasi janë bindur nga paraqitjet e lojtarit me Dortmundin.

Transferimi i 20-vjeçarit anglez mendohet të jetë i pamundur në afatin e janarit dhe skuadrat do të synojnë atë gjatë verës.

Çmimi i Sanchos në treg thuhet se të jetë 70 milionë euro, ndërsa lojtari ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 11 asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Rummennigge: Alonso do të jetë trajner fantastik

Karl-Heinz Rummenigge ka folur me admirim për Xabi Alonson, i cili ka luajtur tre sezone te Bayern Munichu para se të pensionohet dhe ka diskutuar kthimin e spanjollit në klub si trajner.

Alonso, 37 vjeç, po studion aktualisht për zejen e trajnerit dhe është i hapur për këtë fazë të re në karrierën e tij, ndërsa tashmë është i ftuar për punë te Bayerni.

“Do të doja që ai të kthehej dikur në Bayern”, ka thënë Rummenigge për Alonso në mediumin Kicker.

“Ai do të jetë një trajner fantastik”.

“Xabi rrezaton një autoritet natyror, ka pasur trajnerë të shkëlqyer, flet disa gjuhë”.

“Ai është një personalitet i jashtëzakonshëm”.

Rummenigge ishte gjithashtu një tifoz i madh i Alonsos edhe si lojtar.

“[Alonso ishte] gjeneral në mes të fushës. Ai ishte i tërhequr nga topi, ai e shpërndante topin në mënyrë të mrekullueshme, ndonjëherë e ngadalësonte lojën, ndonjëherë e përshpejtonte atë”.

“Xabi mendonte dhe luante shpejt”, përfundoi drejtuesi gjerman i Bayernit.

Gjatë tre sezoneve të tij në Bavari, midis 2014-17, Alonso luajti në 79 ndeshje dhe shënoi pesë gola.