Dy golat e jashtëzakonshëm nga Milot Rashica / VIDEO

Milot Rashica është duke shkëlqyer në vitin 2019 me Werder Bremen

Talenti kosovar ka arritur të shënojë sërish kundër Augsburgut në ndeshjen që Werderi po e fiton 3-0.

Ashtu si te goli i parë në këtë ndeshje, Rashica dhuroi spektakël edhe të goli i dytë personal, e i treti për skuadrën e tij, duke e dërguar topin me mjeshtëri në cepin e portës, pas një driblimi fantastik.

Goli i parë Kosovari Milot Rashica e kaloi Bremenin në epërsi në minutën e 4-të pas një veprimi të bukur solo:

Goli i dytë :

Bayern Munich mund lehtë Stuttgart me rezultat bindës

Bayern Munich ka fituar ndaj Stuttgartit me rezultatin 4-1 në kuadër të xhiros së 19-të në Bundesligë të dielën në “Allianz Arena”.

Kjo është fitorja e shtatë me radhë  e skuadrës së Niko Kovac në Bundesligë, dhe me këtë fitore aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në renditje me 42 pikë, gjashtë me pak se Dortmundi në krye, raporton Gazeta Express.

Golin e parë për Bayernin e shënoi Thiago në minutën e 5’ të ndeshjes, 20 minuta më vonë Stuttgart e barazoi rezultatin në 1-1 me një supergol të Anastasios Donis.

Në minutëne  55’, Christian Gentner nga radhët e Stuttgartit shënoi një autogol, dhe Bayern kaloi përsëri në epërsi për 2-1.

Leon Gorretzka shënoi për 3-1 me kokë në minutën e 71’ , dhe Robert Lewandowski shënoi një gol të bukur në minutën e 84’ për 4-1, që ishte edhe rezultati final i takimit.

Në ndeshjen e radhës në Bundesligë, Bayern luan si mysafir ndaj Bayer Leverkusen, kurse Stuttgart e pret në shtëpi Freiburg.

Super Hakimi-Reus në fitoren me goleadë nga Dortmund

Dortmundi ka arritur të shënoj fitore në xhiron e 19 të Bundesliges gjermane me rezultat bindës 5-1 kundër Hannover.

Hakimi ishte ai i cili e filloi takimin me gol e tij në minuten e 24’të të takimit, raporton Teleshkronja Post.

Kështu përfundoj pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte spektakël ku u shënuan plot 5 gola të tjerë.

Fillimisht ishte Reus që dyfishoj epërsinë në minuten e 60;të pas asistit nga Achraf Hakimi, dhe vetëm dy minuta më vonë edhe Gotze shënoi për 3-0.

Pas 3 minutash vije edhe goli i katërt nga djelmoshat e Favre, ishte Guerreiro i cili shënoi për 4-0.

Më pas pak para fundit Hannover e shënoi golin e nderit me Bakalorz në minuten e 86’të, ndeshjen e mbylli Witsel për 5-1.

Me këtë fitore ekipi i Luciano Favre prinë qetë në Bundesliga me 48 pikë, 9 pikë më shumë se përcjellësi i dytë B.Monchengladbach, ndërsa Hannover është në vendin e parafundit me  vetëm 11 pikë pas 19 xhirosh./TeleshkronjaPost/

Goli i Milot Rashicës për Werder Bremen / VIDEO

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin gjatë pasdites së sotme (e shtunë) në Bundesliga.

Werder Bremen ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Hannoveri me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm për mysafirët u shënua pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ishte vendimtar duke shënuar nga afërsia në minutën e 33-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas topit të kthyer nga portieri vendas Michael Esser, i cili priti goditjen e Martin Harnik.

Me këtë gol, Rashica shkon në kuotën e dy golave deri më tani këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim.

Në anën tjetër, Bremen me këtë fitore ngjitet në vendin e tetë në Bundesliga me 25 pikë të mbledhura.

Rikthehet Bundesligam Bayerni – Hoffenheim, formacionet zyrtare

Bundesliga kthehet sonte me pjesën e dytë të stinorit me ndeshjen mes Hoffenheimin dhe Bayern Munich, duke filluar prej orës 20:30 në kuadër të xhiros së 18-të.

Bayerni pozicionohet në vendin e dytë me 36 pikë, 6 më pak se Borussia Dortmundi në krye, kurse Hoffenheim mban pozitën e shtatë në tabelë me 25 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Bayerni i ka fituar dy ndeshje, aq ka fituar edhe Hoffenheim, kurse një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Hoffenheim:

Trajneri Bayern Kovac: Nga James pres që të ketë paraqitje të mira këtë sezon

Trajneri i Bayernit të Munichut Nico Kovac pret që James Rodriguez të mbajë motivimin dhe fokusin për pjesën tjetër të sezonit.

Kolumbiani iu bashkua bavarezëve në një marrëveshje dyvjeçare të huazimit nga Real Madrid në fillim të sezonit të kaluar.

Zyrtarët e Bayernit sugjeruan në sezonin e parë se sulmuesi do të jetë një lojtar kyç i skuadrës, por që nuk po ka vazhdimësi.

Lojtari këtë sezon ka luajtur vetëm pesë herë këtë sezon në Bundesligë dhe gjersa rekordmeister po përgatitet të luajë nesër kundër Hoffenheimit, kroati i ka kërkuar lojtarit të përqendrohet.

“Kampionati është shumë i madh, por çdokush mund të fitojë [vendin e tyre]”, tha Kovac.

“Të gjithë lojtarët që nënshkruajnë një kontratë këtu e dinë se mund të jenë jashtë ekipit në rast se nuk kanë paraqitje të mirë”.

“James po luan për të ardhmen e tij, pres që të vazhdojë të me lojë të mira. Dua që të jetë i motivuar dhe i fokusuar. Si një trajner, unë mund ta vlerësoj vetëm atë që shoh në fushë”, pohoi strategu.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur në 31 raste për gjermanët dhe ka shënuar dhjetë gola.

Sulmuesi i Kosovës afër kalimit në Bundesliga

Paraqitjet e mira me skuadrën kroate Lokomotiva Zagreb kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas për të kërkuar shërbimet e tij.

Talenti kosovarë Lirim Kastrati mund të ndryshoj skuadër në afatin e janarit, shkruan Teleshkronja Post.

Lojtari i Kosovës me shumë gjasë do të largohet nga skuadra kroate, pasi dëshiron të bëjë një hap edhe më të madh në karrierë.

Kastrati tashmë ka në tavolinë disa oferta nga klubet e Bundesligës, por që janari do të jetë vendimtar për të.

Lokomotiva e Zagrebit e di se nuk mund ta mbaj më shumë në skuadër, pasi interesimi i klubeve për talentin kosovar është shumë i madh.

 

Solskjaer pëlqen Witselin e Dortmundit

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Axel Witsel, ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit.

Witsel është kthyer përsëri në listën e dëshirave të Djajve të Kuq pavarësisht largimit të Jose Mourinhos.

Mourinho e kishte shikuar disa herë belgu për ndonjë transferim këtë sezon dhe ai kishte qenë duke planifikuar një veprim në janar.

Sidoqoftë, Witsel tani thuhet se ka mbetur ende në listën e drejtuesve të Unitedit edhe me ardhjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer e pëlqen idenë e transferimit të belgut si një opsion tjetër në mesfushë me skautët e klubit e kanë përshkruar atë si një objektiv kyç.

Witsel ishte në radar edhe në afatin kalimtar të verës përpara se Unitedi të shpenzonte 52 milionë funte në brazilianin Fred.

Ish-mesfushori i Zenit St Petersburg ka luajtur një rol kyç në skuadrën e Dortmundit, të cilët kryesojnë Bundesligën.

Transferimi i Witselit do t’i kushtonte Unitedit rreth 40 milionë euro.

Super talenti Francez: Nuk kam marrëveshje me Bayernin

Benjamin Pavard ka mohuar të ketë një marrëveshje që do ta shohë atë të lidhur me Bayern Munichun në verën e vitit 2019.

Që prej fitimit të Kupës së Botës me Francën gjatë verës, mbrojtësi 22-vjeçar ka parë të ardhmen e tij të klubit të vënë në pikëpyetje.

Është sugjeruar që Bayerni po udhëheq ndjekjen për nënshkrimin e tij, me të cilin raportohet gjerësisht se tashmë është bërë një marrëveshje.

Pavard, i cili mbetet nën kontratë në Stuttgart deri në vitin 2021, insiston që nuk është kështu dhe nuk ka marrëveshje me Bayernin.

“Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayernin”, ka thënë fillimisht Pavard për Le Parisien.

“Interesi i një klubi të tillë më bën të lumtur, por jam fokusuar në Stuttgarti”.

“Unë nuk jam duke menduar për verën e ardhshme”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Pavard ka qenë i pazëvendësueshëm te kombëtarja franceze gjatë Kupës së Botës dhe ka lënë përshtypje të mëdha.

James u thotë familjarëve se dëshiron rikthimin te Real Madridi

Mesfushori i Bayern Munichut, James Rodriguez thuhet se kërkon rikthimin te klubi i tij amë, Real Madridi.

Ylli kolumbian është duke kaluar sezonin e dytë te Bavarezët si i huazuar nga Mbretërit e Spanjës.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë e diskutueshme dhe tani si duket kanë filluar edhe më shumë thashethemet.

Rodriguez nuk po kalon kohë të mira me trajnerin Niko Kovac dhe mendohet se ka shprehur dëshirën për rikthim në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumeve spanjolle, Rodriguez ka shprehur dëshirën për rikthim pa marrë parasysh se kush është në drejtimin e Realit.

“Dua të kthehet pa marr parasysh se a është Santiago Solari, Jose Mourinho apo Antonio Conte”, thuhet t’i ketë thënë James familjarëve të tij, raporton Okdiario.

Kolumbiani është momentalisht jashtë fushave shkaku i një lëndimi, por mesazhi i tij për rikthim mendohet të merret me pozitivitet nga drejtuesit e Realit.

Bayerni ka opsionin e blerjes përfundimtar të James për 42 milionë euro, por dëshira e lojtarit është të mbyll aventurën me Bayernin dhe të rikthimet te Reali më 2019.