Makinat, tarifat e reja për zhdoganimin, çmimet e 2018

Me një Udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, janë caktuar tarifat e reja që duhen paguar për të zhdoganuar makinat që importohen në Shqipëri.

Udhëzimi përcakton, së pari, se Dogana, në momentin e hyrjes së automjetit në Shqipëri, pasi ka shqyërtuar transaksionin e bërë nga qytetari nëpërmjet blerjes së tij, mund edhe t’ia pranojë si të saktë direkt vlerën e raportuar nëpër dokumenta, sipas së cilës është kryer shitblerja.

Por, në rastet kur nuk pranohet transaksioni dhe nuk është i mundur përdorimi i metodave të tjera, vlerësimi bazohet në publikimet e buletineve “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., që pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Makinat me çmime të njohura tregu

Vlera e një autoveture, sipas Udhëzimit, mund të gjendet në revistën italiane të tregut të automobilave “Quattroroute”, ku pasqyrohen edhe ofertat për makina të përdorura, përveç atyre të reja. Kështu, Dogana shqiptare, kur ka dyshime për një transaksion shumë të ulët, në bazë të të cilit qytetari apo biznesi duhet të paguajë TVSH-në 20 për qind si detyrim ndaj shtetit për zhdoganimin, ajo i referohet çmimit që shpall kjo revistë për një markë, model të caktuar të automjetit, si dhe vitit të prodhimit të tij.

Në këtë rast, vlera e automjetit nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që gjendet në revistë. Për shembull:

Një Mercedes C 220 CDI Cat Classic me naftë, që ka përshkuar 179 mijë kilometra në Itali, prodhuar në vitin 2004, paraqitet në Doganën e Durrësit me një faturë blerjeje 2.500 euro. Doganieri dyshon për këtë shifër si shumë të ulët dhe konsultohet online me listën e çmimeve të tregut të makinave të përdorura, ku gjen për këtë markë, këtë kategori dhe vit prodhimi çmimin 4.500 euro të afishuar. Në këtë rast, qytetari që kërkon të zhdoganojë makinën do të detyrohet të paguajë TVSH mbi 80% të çmimit të referencës. Pra, mbi 3.600 eurot do të merret TVSH = 720 euro. Ndërsa mbi çmimin e raportuar në faturën e blerjes ai do të paguante vetëm 500 euro.

Ndërkohë, vlera për kamionçina, furgona dhe kamionë gjendet në publikimet e revistës “Tuttotrasporti”, duke u nisur nga marka, modeli dhe viti i prodhimit. Gjithashtu, vlera doganore nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit të gjendur në tabelë.

Makinat me çmime të panjohura tregu

Por ka shumë raste kur për autoveturën që vlerësohet nuk gjendet të dhëna në buletin. Në këtë rast, vlerësimi bazohet duke u nisur nga modeli dhe cilindrata më e afërt. Edhe në këtë rast, vlera nuk duhet të jetë më e ulët se 80% e çmimit që jepet në buletin.

Në rastet kur zhdoganohet një makinë me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, ajo ka disa tarifa dysheme. Për autoveturat çmimet do të vlerësohen: deri 1.400 centimetra kub, jo më pak se 130.000 lekë; mbi 1.400-1.900 cc, jo më pak se 200.000 lekë; mbi 1.900-2.500 cc, jo më pak se 325.000 lekë; mbi 2.500-3.000 cc, jo më pak se 400.000 lekë; mbi 3.000-4.500 cc, jo më pak se 500.000 lekë dhe mbi cilindratën 4.500 cc, jo më pak se 800.000 lekë.

Sa u përket kamionçinave, furgonave dhe kamionëve, çmimet do të llogariten: deri në 1.5 tonë, jo më pak se 400.000 lekë; nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë, jo më pak se 600.000 lekë; nga 3.5 tonë deri në 10 tonë, jo më pak se 850.000 lekë; nga 10 tonë deri në 15 tonë, jo më pak se 1.000.000 lekë dhe mbi 15 tonë, jo më pak se 1.200.000 lekë.

Mbi bazën e këtyre çmimeve, do të paguhet TVSH sa 20% e tyre. Për shembull: Një kamion me mbi 15 tonë kapacitet paraqitet për t’u zhdoganuar, por viti i prodhimit është më i vjetër se ata që pasqyrohen në buletinin përkatës. Në këtë rast, do të paguhet në Doganë 1.2 milionë/ 20% = 240.000 lekë.

Ndërkohë, për një autoveturë me kapacitet motorrik 3.200 centimetra kub, me vit prodhimi më të vjetër se ata të pasqyruar në buleti, llogaritja do të bëhet mbi një çmim dysheme referencë në masën 500 mijë lekë. Kështu, TVSH-ja në këtë rast do të ishte 100 mijë lekë. Udhëzimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Babai që sot humbi 4 fëmijët dhe gruan e tij, para disa viteve u godit nga një tjetër fatkeqësi

Familja Zulbeari që sot u godit nga një fatkeqësi e rëndë, ku humbën jetën nëna 39 vjeçare me katër fëmijët e saj të mitur, dhjetë vjet më parë nga fshati Cerovë janë shpërngulur në Tetovë. Fqinjët thonë se familja ishte e varfër. Ata mezi ia dilnin muajit.

Për ta bërë edhe me të rëndë tragjedinë, kjo familje u prek nga një tragjedi tjetër disa vjet më parë, në të cilën i biri i tyre i pestë i të vdekurve tashmë të të ndjerës Fatime Zulbeari vdiq në një aksident në autostradën Tetovë-Shkup.

Babai i fëmijëve i cili ishte në punë në turnin e natës dhe prindërve të tij që arritën të shpëtojnë nga flakët, ka gjasa të qëndrojnë me të afërmit e tyre dhe të dashurit e tyre në periudhën e ardhshme derisa shtëpia e tyre të sanohet.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi vizitoi familjen Zulbeari dhe premtoi të thërrasë seancë urgjente të këshillit, i cili do të vendosë për ndihmën e kësaj familjeje të Tetovës.

Vendet që do të mbesin pa rrymë gjatë ditëve në vijim

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim.
Komunikata ku mund të informoheni për ndërprerjet e energjisë elektrike:

Prishtinë

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 27.01.2018 në TS 35/10 kV Fushë- Kosovë do të ndërprehet Transformatori T-4. Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin daljet 10 kV:

· Dalja 10 kV Bardhi I Madh (Kodi: 15018018) prej orës 10:00 deri në ora 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja 28, pjesa e Fushë-Kosovës pas Hekurudhës, Kuzmini dhe Bardhi i Madh.

· Dalja 10 kV Miradi e Eperme (Kodi:15018019) prej orës 10:00 deri në ora 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Miradi e Epërme.

· Dalja 10 kV Vragoli (Kodi:15018007) prej orës 10:00 deri në ora 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompen FAM GAS.

· Dalja 10 kV Albana (Kodi: 15018008) prej orës 10:00 deri në ora 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albanë e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.

Arsyeja e ndërprerjes: Testimi i grupeve matëse.

2.

Më 29.01.2018 në TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet.

· Dalja 10 kV Gllobari (Kodi: 16021008) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Vërboci,Tërsteniku, Çikatova, Gllanasella dhe Dobrosheci.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave për shkak të rrezikshmërisë.

Ferizaj

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 28.01.2018 ne NS 35/10 kV Shtime (Kodi:410460) do të ketë ndërprerje totale prej orës 07:00 deri në ora 08:30.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Davidovci, Rashinca, Muzeqina, Vojnovci, Gjergjaj, rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (një pjesë) dhe Mullopolci, Shtimja, Lagjja e Pajtimit dhe Godanci i Ulët, Pjesë e Shtimes, Qesta e Reçakut, Reçaku, Belinca, Caraleva Topilla, Llanishta, Devetaku, Grejqevci, Zborci, Pjetkreshtica, Duga dhe Karaçica, Fabrika Maksiti Putz, Kosharë, Lubovc, Gllavicë dhe bizneset në tranzitin Shtime-Kosharë, Fitorja.

Arsyeja e shkyçjes: Ndërrimi i vajit të ndërprerësit.

Mirëmbajtje të planifikuar

1.

Më 30.01.2018 në TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Gadime (Kodi: 41000013) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Babushi I Muhaxherëve, Gadime e Ulët, Gadime e Lartë, Vrella dhe Plitkoviqi.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave në largpërçues.

2.

Më 30.01.2018 në TS 35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Banka (Kodi: 40040001) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Dëshmorët e Kombit, Spitali; 12 Qershori (një pjesë).

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele.

2.

Më 30.01.2018 në TS 35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Emin Duraku (Kodi: 40040002) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rruga Emin Duraku, Gjon Sereqi, objektet banesore Inxhinieringu, Hjarush Beqiri, Vizioni (Çerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati dhe Seli Palushi.

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele.

3.

Më 31.01.2018 në TS 35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Sherret (Kodi: 40040003) prej orës 10:30 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS (MBTS),TS ” 14 “,TS ” 14″ (Kulla),TS Ura e Dudit dhe rr. Epopeja e Jezercit.

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele.

4.

Më 31.01.2018 në TS 35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet.

· Dalja 10 kV Kinemaja (Kodi: 40040004) prej orës 12:30 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesirrugët: 12.Qershori (një pjesë), Dëshmorët e Kombit (një pjesë), Skënderbeu dhe Sejdi Sejdiu.

Arsyeja e ndërprerjes: Mbrojtje rele.

Mitrovicë

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 29.01.2018 në NS 35/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Shipoli (Kodi: 71075003) prej orës 10:00 deri në 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shipol. Vaganicë, Vërnicë dhe Pirq.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin Kulla ABB- Tavnik.

2.

Më 30.01.2018 në NS 35/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Shipoli (Kodi: 71075003) prej orës 08:00 – 11:00 dhe prej orës 14:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Shipol. Vaganicë, Vërnicë dhe Pirq.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin Kulla ABB- Tavnik.

Mirëmbajtje të planifikuar

1.

Më 30.01.2018 në TS 35/10 kV Shupkovci do të ndërprehet.

· Dalja 10 kV Shala (Kodi: 71074001) prej orës 11:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja dhe Selaci.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave 10kV.

Gjakovë

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 30.01.2018 në NS 35/10 kV Gjakova 1 do të ndërprehet Transformatori T-3 prej orës 11:30 deri në ora 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: asnjë konsumator nuk mbetet pa furnizim me energji elektrike.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i ndërprerësit.

2.

Më 29.01.2018 në NS 35/10 kV Gjakova 1 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Ponosheci (Kodi: 80080006) prej orës 11:00 deri në ora 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja dhe montimi i shtyllës së betonit në LP.

Gjilan

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

1.

Më 30.01.2018 në TS 110/10 kV Gjilani 5 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Bresalcit (Kodi: 63000010) prej orës 11:00 deri në ora 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrim shtyllave të tensionit të lartë.

2.

Më 30.01.2018 në TS 35/10kV Gjilani1 do të ndërprehet.

· Dalja 10 kV Dal.e TS1-it (Kodi: 60060003) prej orës 11:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Mulliri, TS Teatri, TS Agrohermes, TS A – Fix.

Arsyeja e ndërprerjes: Kontrollimi i sasisë së vajit.

3.

Më 29.01.2018 në TS 35/10 kV Gjilani III do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Parku i makinave (Kodi: 60062011) prej orës 11:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr:Bujanovcit:TS-440-Ukraincat;TS-22-Ideali-1; rr. Bujanovcit, TS-427- Morava E Binqes-rr. Xhorxh Uashinktoni TS-23-28 Nëntori Xhorgj Vashiktoni; TS-21-Lepa Brena; rr: Abdulla Tahiri; TS-5-TMK-ja rr. Adem Jashari; TS-428-Kazerma-Rr:Abdulla Tahiri.

Arsyeja e ndërprerjes: Kontrollimi i sasisë së vajit në transformator.

Pejë

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 29.01.2018 në TS 110./10KV Deqan do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Strellci (Kodi: 53000004) prej orës 09:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Isniq, Lebush, Strellc i Epërm dhe I Ulët.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin për kryerjen e mbajtëseve të shkarkueseve të mbitensionit dhe vendosjen e transformatorit në punë 72 orë pa ngarkesë.

Mirëmbajtje të planifikuar

1.

Më 30.01.2018 në TS 35./10KV Peja 2 do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Rugova (Kodi: 50051006) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotove, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqisht 1, Drelaj 2, Bregu Kuqisht.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi I shtyllave të tensionit të lartë, revizion.

Prizren

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 29.01.2018 në TS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

· Dalja 10 kV Hoqa e qytetit (Kodi: 30035005) prej orës 11:30 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë, Afariste: resturant “Keshtjella”,”Pompa Benxines Zhuri”,Betonjera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit” dhe Vlashna “Fanaj Petroll”.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar në TS Jeshkova dhe vendosja e ndarësit linjor.

Eksperimenti me pesë macet që nuk shkelin në librin e shenjtë, Kuranin

Një eksperiment është zhvilluar me pesë mace…

Libri i shenjtë ‘Kurani’ dhe një libër tjetër i zakonshëm janë vënë përpara secilës mace, shkruan Teleshkronja.

Atyre u është ofruar ushqimi sa nga njëra anë e librit, në anën tjetër dhe asnjëra prej maceve nuk e ka shkelur me këmbë Kuranin, ndërkaq menjëherë kanë shkelur sipër librit tjetër që ka qenë si të gjithë librat tjerë për ta marrë ushqimin.

Si mund ta përceptoni ju këtë?

Serbët terrorizojnë banorët shqiptarë, UÇK hakmerret, plagosë 11 policë serbë (Video)

Një nga fshatrat kosovare që kishin pësuar shumë dëme nga lufta e fundit në Kosovë është edhe fshati Gjurgjicë, ku serbët më 5 mars të vitit 1999 kishin sulmuar fshatin duke detyruar banorët të largohen nga vatra e tyre, pasi shumica prej shtëpive të tyre u dogjën.

Por Ushtria Çlirimtare e Kosovës u kundërpërgjigj me një sulm mbi një autokolonë të policisë serbe, duke plagosur njëmbëdhjetë policë serbë, shkruan InfoPress.

Në këtë video shfaqet edhe lideri i atëhershëm i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili flet për marrëveshjen e Rambujesë duke thënë se gjasat janë që delegacioni kosovar do ta pranojë marrëveshjen.

Pirja e vetëm një cigareje në ditë e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 50%

Personat të cilët janë duke e zvogëluar numrin e cigareve që i konsumojnë brenda ditës, prapëseprapë mund të jenë duke u rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse si ato të zemrës.

Sipas ekspertëve, pirja e vetëm një cigareje në ditë mund të ketë efekte drastike në mirëqenien e përgjithshme, transmeton Teleshkronja.

Sipas një studimi të publikuar në ‘The BMJ’, pirja e një cigareje në ditë e rritë në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës.
Duhani
Sipas hulumtuesve, shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe për të pësuar sulm në tru një person që e konsumon vetëm një cigare në ditë janë sa gjysma e një duhanpirësi që i pinë 20 cigare në ditë.

Pra, nuk ka rëndësi që jeni duke konsumuar më pak cigare, sepse prapëseprapë jeni të rrezikuar me një shkallë shumë të rrezikshme.

Kjo nuk meriton të quhet nënë, bashkëshorti shokohet kur sheh kamerat e sigurisë

5.5 vite burg kërkon prokuroria turke për nënën 27-vjeçare që u filmua duke dhunuar brutalisht të bijën e saj 2-vjeçare. Erdem Tulubas nga Provinca turke e Zonguldakut, në brigjet e Deitit të Zi, tha se kishte parë të nxira në trupin e vajzës së vogël, por e shoqja kishte mohuar ta kishte dhunuar.

Për të vërtetuar se çfarë ndodhte në shtëpi, ai tha se kishte vendosur një kamera të fshehtë në sallon. Kështu ai filmoi nënën e re teksa dhunonte brutalisht vajzën e vogël.

“DHA” raporton se me të siguruar pamjet filmime ai vrapoi për në polici, ku bëri denoncimin. Gruaja u arrestua, ndërsa pamjet shokuese u publikuan në media, duke sjellë reagim të ashpër në rrjetet sociale. Tugba Tulubas akuzoi bashkëshortin se kishte organizuar gjithçka për tu ndarë nga ajo dhe për t’i marrë vajzën, por pranoi se dëshironte të shërohej dhe ta rimerrte vajzën. “

Çdo nënë kur nevrikoset e godet fëmijën”, tha ajo duke shtuar se nuk kishte pasur qëllim ta dhunonte, por ta godiste lehtë. E reja tha se është penduar dhe se i vinte turp nga vetja kur shikonte videon. Gjykata ka vendosur t’i japë babait kujdestarinë e vajzës, ndërsa seancat për ndarjen e çiftit do të bëhen në vazhdim.

Në ditët në vijim, gjykata po ashtu do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e prokurorisë për dënim me mbi 5 vjet burg, apo do t’ia ulë dënimin të resë.

Britma tmerruese midis Prishtinës: ”A ka naj burr naj kun, oj nana jeme” (Video+18)

Në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në lagjen Taukbahqe në Prishtinë, një person dyshohet se është plagosur me thikë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.

“Një person dyshohet të jetë therur me thikë dhe po merr tretmanin e nevojshëm në QKUK. Policia është duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.

I theruri me thikë për shkak të indiferencës së njerëzve përreth dëgjohet duke bërtitur: ”A ka naj burr naj kun, oj nana jeme”.

Ky është vetëm një ndër rastet ku kalimtarët në rrugët e Kosovës qendrojnë indiferent ndaj ndihmes që kerkon personi që lufton me jetën, shkruan Veriu.info

Shpresojmë që ky rast të trokas në ndërgjegjen e qytetarëve, ne menyre qe rastet e tjera te mos kalojne keshtu. Kliko me posht shiko VIDEON ▼▼▼