Historia e plotë e 16-vjeqares nga Drenasi, mësimdhënësit dhe policit

39 vjeçari Sh.Xh, mësimdhënës në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, dyshohet se për gati dy vite ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën A.G, e cila më pas dyshohet se u përdhunua edhe nga polici V.V.

Për historinë me arsimtarin e saj vajza e mitur kishte raportuar në Polici, por i kishte tërhequr më vonë deklaratat. Pas publikimit të rastit të saj, mësimdhënësi Xhekaj u suspendua për të dytën herë, për shkak të raporteve me të miturën deri në një vendim të Gjykatës. Express gjatë ditës ka qëndruar në Drenas, nga ku sjell rrëfimin për rastin

Në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, mësimi të mërkurën po vazhdonte si zakonisht. Vetëm një ditë më parë, u bë e ditur se njëri nga profesorët e kësaj shkolle kishte abuzuar seksualisht me një të mitur, gjithashtu nxënëse në këtë shkollë.

Edhe pse mbi të po rëndonin këto akuza, Shkëlzen Xhekaj që jepte “Teknologji Informative”, kreu gjatë ditës orët që i kishte me nxënësit.

Ai ishte shumë i bindur se asgjë nga ato që kishte deklaruar e mitura A.G (emër i njohur për redaksinë), nuk ishin të vërteta, e thirrej mbi një vendim të prokurorisë që kishte pushuar hetimet për këtë rast.

Fillimisht, arsimtari Xhekaj tha se nuk ka çka të deklarohet për media, duke shtuar se drejtësia kishte vendosur pro tij.

Mirëpo, në një prononcim për Expressin, drejtori i shkollës, Valdet Istogu, kishte rrëfyer për rastin, duke shtuar se Xhekaj ishte suspenduar për një kohë, e edhe pasi kishin pushuar hetimet, Drejtoria Komunale e Arsimit, për gati katër muaj kishte hezituar që të njëjtin ta kthente në mësim.

“Ishte suspenduar deri sa të merrte vendim gjykata, kështu kishte vendosur DKA’ja. Drejtoria e ka pru vendimin. Gjykata me vendim e kishte shpallë të pafajshëm, edhe e ka çu letër edhe drejtorisë komunale që me e rikthy në vendin e vetë të punës. Edhe para se me ndodh kjo as nxënësi as prindi nuk janë ankuar te ne që mësimdhënësi në fjalë pe kushtëzon apo pe ngacmon” tha Istogu.

Drejtori ka konfirmuar se nxënësja tashmë po vazhdon mësimet rregullisht dhe momentalisht është në klasën e 12, ndërsa rasti kishte ndodhur kur ajo kishte qenë në klasën e 11.

As nxënësja e as familjarët e saj, sipas drejtorit nuk kanë deklaruar në shkollë asnjë nga këto shqetësime, përveç se te organet e rendit.

Drejtori po thotë se nuk kishin as informacione për ndonjë kushtëzim në notë dhe nxënësja kishe sjellje normale, nuk ishte agresive dhe nuk bënte mungesa.

Sipas tij, e gjithë ngjarja ka ndikuar në imazhin e keq të shkollës.

E mësimdhënësi Xhekaj gjatë ditës së nesërme, nuk do të mund të vazhdojë të jap mësim.

Krejt kjo, pasi që pas raportimit në media, Komuna e Drenasit e ka pezulluar për të dytën herë atë, për të njëjtin rast.

I njëjti, sipas vendimit të cilin e ka siguruar Gazeta Express nuk do të kthehet në punë deri me një vendim të Gjykatës, ndërsa, gjatë kësaj kohe do të marrë pagë 50%.

Më herët ai ishte pezulluar për gjashtë muaj, dhe i njëjti edhe pasi që ishte rikthyer në shkollë, nuk kishte pasur orë mësimi me vajzën.

Vajza kishte raportuar në polici krejt rastin, e sipas deklaratave të saj, ajo kishte rrëfyer se krejt historia me të cilën përfshihen marrëdhënie seksuale me profesorin kishte zgjatur një vit e gjashtë muaj.

Këto deklarata i kishte tërhequr kur ishte pyetur në prani të prindit, e për këtë rast kishin pushuar hetimet në janar të vitit të shkuar.

A.G, 17 vjeçare gjatë kohës kur kishte shkuar për ta denoncuar këtë rast në polici, ishte takuar me Vesel Veselin, polic, e i cili dyshohet se më vonë do ta dhunonte për një kohë, e pastaj, të njëjtën do ta detyronte që të abortonte. Veseli tashmë është arrestuar.

Doktori i cili e ka kryer abortin, pa dëshirën e vajzën, Fehmi Ahmeti, siç mëson Express është Shef i Repartit të Onkologjisë, ndërkaq, abortin ia ka bërë vajzës në ordinancën e tij private, krejt kjo me pretekstin se nuk e kishte ditur se vajza ishte e moshës së mitur.

  • Si kishte nisur e gjithë historia me profesorin?

Historia e vajzës kishte nisur në qershor të vitit 2016’të. Atëherë A.G (emër i njohur për redaksinë), tash 17 vjeçare, kishte filluar të fliste përmes Facebook’ut me Shkelzen Xhekajn të cilin e kishte edhe fqinj, por, që i njëjti jepte mësim edhe në shkollën ku mësonte vajza.

Të dy këta jetojnë në fshatin Poklek në Komunën e Drenasit dhe ishin njohur mes vete edhe familjarisht, edhe para se vajza të shkonte në shkollë të mesme.

Sipas deklaratës që kishte dhënë ajo në Polici, dy herë, kur kishte munguar arsimtarja e cila jepte lëndën e njëjtë me Xhekajn, Shkelzeni e kishte zëvendësuar atë dhe kështu kishte ligjëruar në klasën e A.G.

Fillimisht, të dy këta, e mitura dhe arsimtari, kishin filluar komunikimin përmes Facebook’ut, e më pas, edhe kishin pirë kafe në fshat.

Siç kishte deklaruar e mitura në polici, zakonisht të dy takoheshin në orën 13:00, e pas një kohe që të dy vazhduan të takoheshin së bashku, kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Krejt kjo histori kishte vazhduar për një vit e gjashtë muaj, deri kur për rastin ishte njoftuar edhe gruaja e arsimtarit.

Në polici, e mitura edhe kishte dhënë detaje se si kishte filluar marrëdhënia me Xhekajn.

“Kemi dalë me Shkelzenin me pi kafe te ordinanca “….”, në fsh. Poklel i Ri, dhe zakonisht jemi dalë pas orës 13:00 dhe pastaj kemi shkuar në Prishtinë. Kemi pas marrëdhënie seksuale në veturën e Shkelzenit e cila ishte e parkuar te fusha e futbollit “Bejtë Rexhepi”, koha ishte e ftohtë dhe ishte diku pasdite rreth orës 20:00”, kishte thënë A.G para policisë.

E njëjta, kishte thënë se për këtë ka edhe prova, madje di edhe motelin në të cilin shkonin zakonisht, e aty e njihnin edhe personat që punonin aty.

“Kemi shkuar në një motel në Prishtinë, lokalin e di, por emrin nuk ia di dhe kam një foto në telefonin tim, derisa isha në Fushë Kosovë edhe personat që punojnë aty na njohin mirë”, shtonte ajo.

Nga profesori, që edhe atë kohë ishte i martuar e me fëmijë, kishte marrë premtimin se krejt rrugët e të dyve do të rregulloheshin, pasi që e mitura të përfundonte shkollën e mesme.

Madje, kishte disa raste, kur ai i kishte dhënë tableta kundër shtatzënisë vajzës.

“Ai më ka premtuar që rrugët tona do të na çelen masi unë të mbaroj shkollën, nga janari i 2016 deri në përfundim në qershor të vitit 2017 kemi shkuar në hotel dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale. Shkelzeni më ka dhënë tablet mos me mbetë shtatzënë”, rrëfente ajo.

A.G, madje, i kishte thënë policisë se e kishte takuar edhe gruan e profesorit të tij, të cilën e njihte edhe më herët, e që para saj kishte thënë se profesori ia ka shkatërruar jetën.

Autor i artikullit: GazetaExpress.

Policia e rendit publik pajisen me armë të gjata

Zyrtarët policorë të rendit publik të disa drejtorive rajonale dhe stacioneve policore, janë pajisur me armë të gjata, të cilat do t’i bartin gjatë patrullimi.

Baki Kelani nga Policia e Kosovës tha se fillimisht zyrtarët policor janë trajnuar për posedimin e armëve të gjata.

“Tani zyrtarët policor në disa stacione policore do të kenë armë të gjata që do të përdorin gjatë patrullimi të tyre”, tha Kelani në një video të publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.

“Pra policia e Kosovës do të vazhdojë që të pajisë të gjitha stacionet policore në mënyrë që për rastet kur kërkohet përdorimi i tyre ata t’i kenë në për reagim të shpejtë”, tha Kelani.

Kërkesat për pajisje me armë të gjata u shtuan pas incidentit ku u vra polici Izet Demaj nga një grabitje në bankë, të cilat janë shtuar shumë kohët e fundit./TeleshkronjaPost/

 

Kastrati dhe Bahtiri memorandum bashkëpunimi për 51 shtëpi në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës Jugore dhe Shoqata Jetimat e Ballkanit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Kjo u bë e ditur sot përmes një njoftimi në Facebook nga kryesuesi i shoqatës dhe humanisti Halil Kastrati, raporton Teleshkronja Post.

Kryetari Agim Bahtiri dhe Halil Kastrati kanë nënshkruar marrëveshjen, ku u bë e ditur se do dhurohen 51 shtëpi.

Postimi i plotë :

Lajm i madh 51 shtepi do te ndertohen ne komunen e MitrovicesSot u nenshkrua memorandumi bashkepunues mes Shoqates…

Posted by Halil Kastrati on Thursday, January 31, 2019

Kryetari Lladrovci pret në takim Drejtorin e AMKMK, Bislim Zogaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu dhe shefin e Kabinetit, Flamur Curri, kanë pritur në takim drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe drejtorin e DFSHP-së, Adnan Elshani.

Ata në takim është biseduar për  për projektet të cilat do të implementohen në Komunën e Drenasit, transmeton Teleshkronja Post.

Kryetari Lladrovci është informuar për projektet të cilat do të implementohen në Drenas, ku do të financohen nga kjo Agjenci dhe gjithsejtë do të jenë 8 projekte dhe kanë kërkuar nga kryetari Lladrovci dhe Komuna për t’i ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve pronësore.

Postimi i plotë nga Komuna e Drenasit :

Kryetari Lladrovci pret në takim Drejtorin e AMKMK, Bislim Zogaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu dhe shefin e Kabinetit, Flamur Curri, kanë pritur në takim drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe drejtorin e DFSHP-së, Adnan Elshani me të cilët ka biseduar për projektet të cilat do të implementohen në Komunën e Drenasit.

Nga të pranishmit, kryetari Lladrovci është informuar për projektet të cilat do të implementohen në Drenas, ku do të financohen nga kjo Agjenci dhe gjithsejtë do të jenë 8 projekte dhe kanë kërkuar nga kryetari Lladrovci dhe Komuna për t’i ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve pronësore.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për takimin dhe për projektet të cilat janë menduar të realizohen ne Drenas, që kanë të bëjnë ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave historike të luftës së fundit në Kosovë dhe është zotuar se do të ofrojë bashkëpunimin e duhur sipas Ligjit për jetësimin e këtyre projekteve që janë ne interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Drenasit.

Projektet të cilat do të implementohen ne Drenas nga Agjencia ne bashkëpunimi me Komunën e Drenasit janë;

Ndërtimi i Kullës së Heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi- Lladrovci në Gllanasellë.

Mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve në fshatin Gllanasellë, Vërboc, Çikatovë e Re dhe të Vjetër dhe varrezave të tjera të Dëshmorëve si dhe ndërtimi i pllakës përkujtimore në varrezat e Çikatovës së Vjetër.

Mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve në fshatin Negroc

Ndërtimi i Memorialit “Masakra e Familjes Deliu dhe Mulliqi” në fshatin Abri

Ndërtimi i lapidarit të Dëshmorëve të UÇK-së në Komoran

Mirëmbajtja e Kompleksit Memorial “Masakra e Familjes Ahmeti” në Likoshan

Ndërtimi i lapidarit të Dëshmorëve në Korroticë të Ulët dhe

Konservimi i Shtëpisë ku është kryer Masakra në Poklek të Vjetër.

29 vjet nga masakra e Malishevës

Me rastin e 29 vjetorit të masakrës së Malishevës, sot janë bërë homazhe në vendin e rënies, përkatësisht në pllakën e ngritur për dy të vrarët, Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e tyre në Malishevë dhe Bubavec, njkofton kumtesa nga Komuna e Malishevës.

Homazhe kanë bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar komunal, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, i shoqëruar edhe nga anëtar të kuvendit, ish drejtuesit e komunës në vitin 1990.

Më 30 janar të vitit 1990, një ditë pas protestës së madhe në Malishevë, forcat policore kanë shtënë mbi popullatën e Malishevës, ku janë vrarë Ali Kryeziu dhe Hysni Mazreku, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë në Malishevë dhe në katër drejtimet, në hyrje dhe dalje të Malishevës.

Ngjarja e 30 janarit të vitit 1990, është një prej ngjarjeve që shënon edhe kthesë të madhe në institucionet e asaj kohe, pasi për herë të parë është bërë një reagim dhe kundërshtim nga ana e institucioneve, lidhur me vrasjen e qytetarëve të pafajshëm nga regjimi.

Gjesti i mrekullueshëm i puntorit civil nga Prizereni për grevën

Një shërbyes civil në Prizren ka bojkotuar grevën.

Një shërbyes civil në Prizren ka refuzuar të mbajë grevë, duke thënë se ka raste tjera që kanë të ardhura shumë më pak.

Njëzetepesëmijë shërbyes civilë nga e hëna kanë hyrë në grevë, pasi kërkojnë të bëhet ndryshimi i ligjit për nivelizim të pagave.

Megjithatë, një nga këta shërbyes civil ka refuzuar të mbajë grevë duke vazhduar ta bëjë punën e tij.

Ai thotë se do të punojë, pas ka të tjerë që kanë të ardhura shumë të vogla, duke përmendur qytetarët që jetojnë me ndihma nga shteti prej 75 eurosh.

Ish-komandanti i UÇK’së kujton kohën kur Gjergjica ia ktheu pushkën armikut

Ish-komandanti i UQK’së dhe tash asambleisti i PDK’së në Drenas, Elmi Shala sonte me një postim në Facebook kujton kohën fshati Gjergjicë ia ktheu pushkën armikut.

Ai tregon se si banoret e fshatit Gjergjicë ne menyre masovike si nje trup e vetme i’u pergjigjen thirrjes se At’dheut per lufte kunder pushtuesit serb.

Në postim Shala i falenderon edhe familjen e mësuesit Mehmet Bytyqi, cili kishte dy djemtë ushtarë dhe familjen e Skender Morinës që ua lëshuan konakun, të cilat ishin edhe si shtabe të përdorura në atë zonë të Drenicës, përcjellë Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i Elmi Shalës :

Ishte muaji Prill i vitit 1998, ku banoret e fshatit Gjergjaj ne menyre masovike si nje trup e vetme i’u pergjigjen…

Posted by Elmi Shala on Sunday, January 27, 2019

Kujtojmë se  Elmiu është vëllai Gjeneral Shaban Shalës dhe dëshmorit Gjeneral Bedri Shalës.

Fshati Gjergjicë lirisë i ka falë edhe dëshmorë, Bedri Shalën, Ramadan Bytyqin, Gëzim Morinën, Sylë Morinën./TeleshkronjaPost/

Deri kur do ketë reshje të borës ? Parashikimi nga Tahirsylaj

Eksperti i meteorologjisë si dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka treguar se reshje të borës do të ketë edhe nesër, por do të rifillojnë përsëri gjatë javës së ardhshme.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa ajrore kanë shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë që nga gjysma e dytë e kësaj jave e deri nesër në orët e paradites do të ndërpriten reshjet”, ka thënë Tahirsylaj për KALLXO.com

Tahirsylaj tha se gjatë ditës së diel nuk do të ketë reshje, ndërsa nga dita e hënë ka mundësi të ketë reshje të vogla, të martën do të ketë reshje shiu dhe bore, ndërsa nga dita e mërkurë e deri të dielën nuk do të ketë reshje.

“Temperaturat minimale do të luhaten nga -5 deri në -7 gradë celsius në vende kodrinore-malore, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 4 deri në 6 gradë celsius, që do të shkaktojnë shkrije të borës”, tha Tahirsylaj.

Ai shtoi se në ato vende ku ka degradim të shtretërve të lumenjve më shkrirjen e borës do të rriten nivelet e rrjedhave dhe ka mundësi që të dalin jashtë shtratit.

“Do të ketë erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit në shpejtësi 1 deri në 7 metër në sekondë, ndërsa sasia e reshjeve deri më tani është 30- 35 litër për metër në katrorë.

Tahirsylaj ka shtuar se këto reshje kanë një rëndësi të madhe në mbjelljet vjeshtore dhe për akumulimin e ujërave në liqenet e Kosovës.

Gjendja aktuale e rrugëve në Kosovë pas reshjeve

Dita e sotme (25 janar, ora 22:30) ishte një nga ditët me më shumë reshje bore në Kosovës, gjë e cila ka ndikuar në vështirësinë e qarkullimit të mjeteve.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton se përkundër reshjeve të borës të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MIT janë në teren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat.”

“Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore”.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët vozitje të kujdesshme dhe me pajisje dimërore.

Labinot Tahiri: Mu bllokua llogaria, për 20 minuta u mbledhën 100 mijë euro

Sonte në emisionin “Pressing” u diskutua për aktivitetet bamirëse në vend dhe për përcjellën e tyre nga media.

Deputeti Labinot Tahiri, që njihet për aktivitete e tij humanitare ka thënë se në raste të ndryshime duhet të bëhen publike emrat e donatorëve.

Ai ka treguar raste te ndryshme që ka pasur gjatë kohës sa ka ndihmuar njerëzit në Kosovë.

Tahiri ka përmendur edhe rastin kur i është bllokuar llogaria bankare.

“Llogaria më ishte bllokuar, pasi brenda 20 minutave erdhën 100 mijë euro. Bllokimin ma banën pasi thanë se nuk keni të regjistruar organizatë”, ka thënë Tahiri.

Deputeti ka treguar se ka pasur edhe raste kur njerëzit kanë abuzuar me fonde dhe kanë tentuar të bëjnë mashtrime.

“ Kam pasur raste kur në emrin tim kanë kërkuar ndihma. Këto raste i kam raportuar në polici”.