Labinot Tahiri dorëzon pasaportën me dy viza, publikon video

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka dorëzuar pasaportat e tij, pasi nuk është bërë liberalizmi i vizave në vitin 2018.

Ky ishte edhe premtimi i tij si deputet tash e një kohë se “nëse nuk bëhet liberalizimi i vizave brenda vitit 2018, ai do u bashkohet gjithë qytetarëve tjerë të Kosovës duke dorëzuar pasaportat e tij”.

Dorëzimin e pasaportat diplomatike ai e ka bërë duke hyrë drejtpërdrejt në rrjetin e tij social në Facebook, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Veprimi im si deputet dhe qytetar duke dorëzuar në organet përkatëse Pasaportat e mia me Viza të Amerikës dhe të Gjermanisë! Pra sot unë do bashkohem me qytetarët e tjerë të Kosovës duke dorëzuar edhe pasaportat e mia dhe të familjes sime. Mosliberlaizimi i vizave është një dëshpërim i madhe për të gjithë qytetarët dhe për mua si deputet. Prandaj unë sot po i dorëzojë pasaportat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të them të drejtën më shumë kohë më ka marrë që të kompletojë dokumentet për dorëzimin e pasaportave sesa për marrjen e tyre, por duhet të solidarizohemi me qytetarët. Unë falënderojë ambasadat që më kanë pajisur me viza, por tani unë më nuk do të udhëtojë jashtë Kosovës për shkak të dëshpërimit që kam si deputet, ku qytetarët tanë nuk e gëzuar liberalizimin e vizave as vitin që shkoi. Evropa duhet të bëj më shumë për qytetarët e Kosovës ”, ka thënë Tahiri.

Ndërron jetë edhe një polic nga Istogu

Polici kufitar, Skënder Gorqaj ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.Mësohet se shkak i vde.kjes së tij ka qenë su.lmi në zemër.

Ndryshe, Gorqaj i cili punon me vite si polic ishte nga Banja e Pejës, përcjellë TeleshkronjaPost.Info.

Duhet cekur se ditë më parë Istogu ka humbur edhe policin Izet Demaj, i cili u v ra gjatë një aksioni policor, për të parandaluar një pla.çiktje në një bankë.

I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së

Sot në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan me nderime të larta nga FSK-ja, në përcjelljen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Hyseni, i cili vdiq të hënën

Hyseni ka qenë në gjendje kome së fundmi për shkak të gjakderdhjes masive në tru.

Madje, atij i ishte refuzuar edhe viza nga Ambasada Gjermane për të shkuar në Perëndim për shërim.

Avni Hyseni kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë e TMK-së dhe më pas ishte pjesë e luftës së lavdisë si ushtar i UÇPMB-së.

Ndërron jetë pas sëmundjes së rëndë ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni

Këto momente ka ndërruar jetë në QKUK, ish luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Ai ka qenë i shtrirë në gjendje të rëndë tash e disa ditë, duke u përballur me një sëmundje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për kalimin e tij në amshim e ka bërë të ditur vëllai i tij, Adnani.

Atij ditë më parë Ambasada e Gjermanisë ia ka refuezuar vizën për të udhëtuar drejt shtetit gjerman për të kërkuar shërim.

Ky është postimi i tij:

“LAVDI luftetar, ushtaret e vertet nuk vdesin kurr. VLLA ti vetem ike ne amshim e kur Allahu vendos me e afru evladin e vet na veq AMIN ja bojm. Ma bon hallall qe smujta met nejt gati qysh ti e meritove. LAVDI ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB”.

Lind fëmija i parë shqiptar për vitin 2019, zbuloni gjininë

Vetëm 2 minuta pasi ka trokitur në Tiranë Viti i Ri 2019, ka ardhur në jetë edhe fëmija i parë për këtë vit.

Ai është djalë, dhe peshon 3150 gramë/

Kujtojmë se nga ora 00:00, në Shqipëri ka hyrë në fuqi ligji për mbështetjen financiare për të sapolindurit, të cilët do të fitojnë nga 40 mijë lekë deri në 120 mijë lekë të rinj. Thënë ndryshe fëmija i parë përfiton 40 mijë lekë të rinj, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti 120 mijë lekë. Nëse janë binjakë të dy përfitojnë nga 80 mijë lekë, e nëse janë 3 njakë nga 120 mijë.

Kryetari Lladrovci viziton policët, mjekët dhe zjarrëfikësit

Na ndajnë edhe pak minuta deri tek Viti i Ri, Kryetari Lladrovci viziton Stacionin Policor, QKMF-në në Drenas e Komoran dhe shërbimin e zjarrëfikësve.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me rastin e Vitit të Ri 2019, ka vizituar kujdestatinë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, atë në Komoran, Stacionin Policor në Drenas dhe shërbimin e zjarrëfikësve, ku edhe u ka uruar festën.

Ai me këtë rast, ka vlerësuar lartë shërbime në këto qendra, duke thënë se janë pikërisht këto vende ku qytetari atakohet për rastet më të vështira dhe gjenë përkrahjen dhe shërbimin profesional që ofrojnë punonjësit e këtyre institucioneve.

Lladrovci ka përgëzuar punonjësit, qe edhe në këtë natë feste ata janë të gatshëm të kryejnë detyrat e tyre karrshi qytetarëve.

Nuk ndalen, tjetër grabitje e armatosur në një bankë në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur, në një bankë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.

Duhet kujtuar, se ditë më parë në Istog u shënua një rast i grabitjes së një banke.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit përveç plaçkitësit është vrarë edhe polici Izet Demaj.

Profesionet që paguhen më së shumti në Gjermani

Berlini në Gjermani ka nevojën më të madhe të punëtorëve, e ndjekur nga Mynih, Hamburg.

Më shumë se 10 mijë vende të lira ekzistojnë në Këln, Shtutgart, Düsseldorf, shkruan albinfo.ch.

Në tregti ekziston nevoja më e madhe për punëtorë. Pagat për shitësit janë rreth 1800 euro.

Ata u pyetën gjithashtu për shoferët e kamionëve, automekanikët, pagat e të cilave janë rreth 14-15 euro në orë. Ndërmjetësit e sigurimeve, tregtarët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë. Pagat e tyre sillen deri 1.800 euro.

Industria farmaceutike siguron pagat më të larta me një të ardhur mesatare bruto prej rreth 70 mijë euro në vit.

Në vendin e dytë janë bankat, dhe në pozicionin e tretë është industria e automobilave. Në industrinë e automobiöave punëtorët marrin rreth 65 mijë euro paga bruto çdo vit.