Moti: Meteorologët amerikanë thonë se diçka e çuditshme do ndodhë në Ballkan

Ditët e fundit tashmë është dhënë paralajmërimi se edhe në Kosovë do të mund të ketë të reshura të shumëta dhe vërshime, ndërsa me motin ballkanik janë marrë edhe meteorologët amerikanë.

Meteorologët amerikanë shkruanë për stuhinë e madhe pranverore, e cila të dielën dhe të hënën do të përfshijë pjesë të Italisë e të Ballkanit.

Të reshura të shumëta me mundësi vërshimesh do të jenë kërcënimi kryesor, ndërsa dëme mund të shkaktojë edhe era e stuhisë.

Mundësia më e madhe e paraqitjes së vërshimeve ekziston në bregun lindor të Italisë dhe në shpatet perëndimore të Dinarideve, ka deklaruar meteorologu Tyler Roys.

Po ashtu, ekziston mundësia e aktivizimit të shembjeve të dheut në këtë rajon, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, një tip i tillë cikloni është i shpeshtë në pjesën dimërore të vitit dhe gjatë pranverës së hershme, por është shumë i prandëomtë në maj.

Ditën e sotme si pasojë e motit të përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Portali net.hr shkruan se edhe në modelin ICON mund të vërehen sasi vërtet ekstreme të të reshurave, të cilat parashihen në disa pjesët të Ballkanit. Vetëm në një termin 24 orësh lokalisht mund të bijnë 150 mm shiu, e disa madje edhe më shumë!

Pas ftohjes, në pjesët e larta mund të pritet edhe borë, ndërsa temperatura e ajrit mund të zbresë për më shumë se 10 °C, shkruan net.hr.

Kroaci / Era e fuqishme, hove-hove edhe orkanike, po frynë në Zagreb nga e diela në mbrëmje.

Nesër fillon muaji shenjtë i Ramazanit, kalendari i agjërimit sipas orëve

Muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani, këtë vit do të fillojë më 6 maj dhe do të mbyllet më 4 qershor me faljen e namazit të Bajramit në shesh.

Disa informata dhe shpjegime rreth muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët e fesë islame :

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimi është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

Apel: Ta ndihmojmë Donitin / Foto

Apel per Ndihm Urgjent #Shperndane
Pershendetje te nderuar Bamires sot me shum se Kurr Doniti halil Cakiqi Nga Fshati Tersstenik komuna e Drenasit ka nevoje per ndihnmen tone I cili vuan nga nje semundje e shtylles kurrizore Dg.Scoliuosis thoracolumbalis congentalis
Doniti eshte 16 vjeq si qdo shok I ti ka deshir ta vazhdoj jeten e ti normalisht pa problem Donit sipas konyrollave she egzaminimeve te fundit ka nevoje per Operacion jasht vendit I cili Kushton 40.000 Euro Mirpo faliminderit nga Ministria e shendetsise se Kosoves qe. E ka Mbuluar Operacionin me 80% te Shumes Qe I Bie 32.000 euro e qe kan mbetur vetem edhe 8.000 Euro per tu Grumbulluar we Donit te jetoj nromalisht si qdo Moshatar I ti Nr: Kontakues: +38344419598
Nr.i llog: 20-24-00016736998-83 Bank

Ata qe kan mundesi per hir te All-llahut qe te me ndihmojn All-llahu I Shperbleft ata qe nuk kan mundesi le te shperndajn kete posting ndoshta do te del ndonje Bamires qe te me Ndihmoj per hir te All-llahut.

Apel per Ndihm Urgjent #Shperndane
Pershendetje te nderuar Bamires sot me shum se Kurr Doniti halil Cakiqi Nga Fshati Tersstenik komuna e Drenasit ka nevoje per ndihnmen tone I cili vuan nga nje semundje e shtylles kurrizore Dg.Scoliuosis thoracolumbalis congentalis
Doniti eshte 16 vjeq si qdo shok I ti ka deshir ta vazhdoj jeten e ti normalisht pa problem Donit sipas konyrollave she egzaminimeve te fundit ka nevoje per Operacion jasht vendit I cili Kushton 40.000 Euro Mirpo faliminderit nga Ministria e shendetsise se Kosoves qe. E ka Mbuluar Operacionin me 80% te Shumes Qe I Bie 32.000 euro e qe kan mbetur vetem edhe 8.000 Euro per tu Grumbulluar we Donit te jetoj nromalisht si qdo Moshatar I ti Nr: Kontakues: +38344419598
Nr.i llog: 20-24-00016736998-83 Bank
Ata qe kan mundesi per hir te All-llahut qe te me ndihmojn All-llahu I Shperbleft ata qe nuk kan mundesi le te shperndajn kete posting ndoshta do te del ndonje Bamires qe te me Ndihmoj per hir te All-llahut.

Përcjellet për amshim i riu i cili ndërroj jetë në Gjermani / Foto

Në fshatin Llapushnik të Drenasit, është varrosur Hajdin Thaçi, i cili ndërroj jetë papritmas në Gjermani në ditën e dytë të punës së tij.

Qindra qytetarë të komunës së Drenasit kanë marrë pjesë në varrimin e të ndjerit Hajdin Thaçi, i cili kishte shkuar në Gjermani për një jetë me të mirë.

I riu nga Llapushniku në ditën e dytë të punës pasi kishte shkuar në Gjermani kishte rënë nga skelet në katin e katërt të një ndërtese në të cilën po punonte.

Ai sot u përcjellë në banesën e fundit nga miq e familjarë:

Varrimi i të ndjerit Hajdin Thaçi nga Llapushniku.
Varrimi i të ndjerit Hajdin Thaçi nga Llapushniku.
Varrimi i të ndjerit Hajdin Thaçi nga Llapushniku.

Lirohen nga paraburgimi polici Veseli dhe profesori Xhekaj

(2 prill)Pas konfirmimit të lajmit se është liruar nga paraburgimi Vesel Veseli, ish-polici hetues që dyshohet për rastin e njohur të një 16-vjeçareje nga Drenasi, është konfirmuar edhe lirimi i arsimtarit Shkëlzen Xhekaj, po ashtu i dyshuar për të njejtën vepër.

Profesori i dyshuar në rastin e 16-vjeçares, Shkëlzen Xhekaj, është liruar nga parabu’ rgimi për t’iu caktuar masa e ar’restit shtëpiak.

Lajmin për vendimin e Gjykatës për caktimin e masës së ar’restit shtëpiak për Xhekajn e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“Ky vendim është marrë duke u bazuar në provat që janë ofruar. Pra, atyre i është ndryshuar masa e burgimit”, ka thënë ai.

Këtu mund ta lexoni gjithë historinë se si ndodhi ngjarja e policit Veseli, profesorit Xhekaj./TeleshkronjaPost/

Ndryshim drastik i ‘Facebook,’ do bëjë ndryshimin më të madh prej që ekziston

Sot më herët, Facebook ka zyrtarizuar planet për ridizajnim komplet të websajtit të saj tepër popullor.

Edhe pse ndryshimet në websajte nuk janë të rralla, ridizajnimet e Facebook tërheqin shumë vëmendje. Kjo për shkak të famës së websajtit dhe se sa ikonike janë logot e saja.

Facebook ka paralajmëruar ndryshime në shiritin e menys që ka qenë pjesë e sajtit që prej fillimit.

Tutje, është paralajmëruar që do i kushtohet më shumë rëndësi grupeve. Kjo nuk do të jetë një surprizë për shkak të numrit shumë të madhë të akuzave për keqpërdorim të të dhënave të përdoruesve.

Dizajni i ri i Facebook (Foto: Facebook.com)

“Dizajni e bën të lehtë për njerëz që të shkojnë nga hapësirat publike në ato private, sikur grupet. Ka dhjetëra miliona grupe aktive në Facebook. Kur njerëzit e gjejnë grupin e duhur, shpesh bëhet pjesa më kuptimore se si përdoret Facebooku. Sot ka më shumë se 400 milionë njerëz në Facebook që janë pjesë të grupeve. Andaj prezantimi i mjeteve të reja do e bëjë më të lehtë për juve që të zbuloni grupet që ju interesojnë njerëzve”, thotë Facebook.

Facebook shton se dizajni i ri do të jetë më i thjeshtë dhe më i kapshëm për përdoruesit.

Facebook.com

Tutje, Facebook shton se dizajni i ri do të prezantohet në mënyrë graduale në muajt që po vijnë.

Diçka që vërehët, është që aplikacioni i Facebook, që përdoret më shumë se sa websajti, do të preket nga ndryshimi më së shumti. Sikur tek websajti, shiriti i kaltërt i menysë do të largohet dhe do të zëvendësohet me një logo të kaltërt të Facebook dhe një rreth me ikona.

Do jetë interesante të shihet se si do priten ndryshimet nga përdoruesit.

Lajm fantastik për vizat, Gjermania i thotë “PO” Kosovës

Kosova ka marrë një lajm fantastik sot nga shteti gjerman për liberalizimin e vizave.

Dje pas përfundimit të Samitit të Berlinit, presidenti Hashim Thaçi para gazetarëve tha se nuk ka lajme të mira për vizat, por sot pasdite kryeministri Ramush Haradinaj ka kumtuar lajmit e shumëpritur.

Ai pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë dhe Kosova ka marrë “PO”-në e shtetit gjerman sa i përket vizave, shkruan Teleshkronja Post.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në rrjetin social Facebook:

Danke Deutschland! 🇩🇪

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

Lajm i mirë për prodhuesin kosovarë nga shteti

Lajm i mirë për prodhuesit kosovarë, pasi Ministria e Financave nga fillim viti i 2018-ës në çdo tre muaj të vitit ka marr vendim për lirim nga tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për bizneset prodhuese në Kosovë.

Sipas komunikatës së Ministrisë së financave, këto lirime kanë të bëjnë me lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, pajisjet e Teknologjisë Informative-së, lëndët ndihmëse të cilat marrin pjesë në procesin e prodhimit dhe pjesët rezervë për linjat e prodhimit.

Më pas janë marr një varg reformash fiskale në Tatimin e Vlerës së Shtuar, ku përmes Ligjit i cili është në Parlamentin e Kosovës do të lirohen nga Tatimi i Vlerës së Shtuar lënda e parë që prodhohet në vendin tonë për prodhues.

Pra do të thjeshtëzohen procedurat e kthimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe çka është më thelbësorja që ndodh për herë të parë në vendet e rajonit tonë, fillimi i mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në import në brendi të vendit.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka potencuar se bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë duhet të jetë sektori privat dhe mbi bazën e këtij parimi edhe të premten me datë 26 prill 2019 në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hamza ka vazhduar me kërkesën për lirim nga tatimi doganor për shtazët të cilat importohen në vendin tonë.

“Gjatë analizave tona në Ministri të Financave kemi konstatuar se edhe në sektorin e bujqësisë përkatësisht te blegtoria, importimi i kafshëve duhet liruar nga tatimi doganor me qëllim që të ju mundësohet të gjithë qytetarëve dhe fermerëve që me kosto sa më të ulët të kenë mundësi të importojnë kafshë në vendin tonë me qëllim të zgjerim të kapaciteteve të tyre prodhuese”, thuhet në komunikatë.

Ministri Bedri Hamza ka infomruar Qeverinë se përveç lirimit nga tatimi doganor të kafshëve për disa kategori që e lejon Ligji i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në fuqi, do të merr vendim për ta ulur Tatimin e Vlerës së Shtuar nga shkalla 18 % sa është sot në shkallën e ulët 8 %, prapë me të vetmin qëllim që të ndihmojmë qytetarët tanë dhe fermerët që të importojnë kafshë në vendin tonë me kosto sa më të ulët.

“Hamza e theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese dhe nuk do të ketë tatime të reja për qytetarët dhe bizneset në Kosovë, por do të ketë lirime dhe thjeshtëzim të procedurave”, përfundon komunikata.