Gold AG i bën dhuratë Shyhretes

Kanë realizuar disa projekte të suksesshme së bashku Gold AG dhe Shyhrete Behluli.

Por, këngëtarja, Shyhrete Behluli dhe reperi nga Presheva, Gold AG kanë raporte mjaft të mira edhe në jetën e përditshme.

Para pak javësh, Gold AG ka qëndruar disa ditë në vendin e shenjtë, Medinë, ku edhe solli pamje nga atje në rrjete socialet.

Ndërsa sot, këngëtarja Behluli tregon se ka pranuar një dhuratë simbolike nga Goldi.

“Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, shkruan ajo në rrjetin social, Instagram.

Premierë: Greta Koçi publikon këngën ‘Aman’

Këngëtarja nga Shqipëria Greta Koçi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Aman” mban titullin kënga e saj e re.

Melodia është punuar nga Anxhelo Koçi, gjersa incizimi është bërë në studion United Records.

Kënga me klip janë përkujdesur si zakonisht Black Fish Entertainment.

Greta është shumë aktive në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku.

Ajo nuk mungon edhe nëpër koncerte, duke tentuar të jetë gjithë sa më pranë fansave të saj.

Ashtu edhe siç është tejet aktive në Instagram duke i njoftuar fansat për datat e koncerteve./TeleshkronjaPost/

PINT me Ledrin publikojnë këngën “Menemadhe”

Tri prej reperëve më të shquar të skenës muzikore shqiptare, kanë publikuar projektin e ri.

Ledri Vula, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të paralajmëruar tash e sa kohë.

Projekti është punuar në studion e PINT dhe bëhet fjalë për një prej këngëve më të mira të këtij viti.

Videoklipi është punuar nga top regjisori, Alban Selimaj.

Ky projekt është pjesë e albumit, United States of Albania që do të publikohet shumë shpejt nga PINT.

Kënga e fundit e MC Kreshës ishte hiti me Fifin, “Psikopatja jote”.

Ndërsa së fundmi pjesë e labelit PINT është bërë edhe reperi Lluni.

Tayna ndryshon stilin e flokëve

Artistja dhe këngëtarja Doruntina Shala, e njohur me emrin artistik Tayna, edhe këtë vit e ka filluar me risi.

Nuk është fjala për ndonjë këngë të re, aq më pak ndonjë bashkëpunim, por këngëtarja ka ndryshuar stilin e flokëve.

Në një fotografi, postuar në profilin e saj në Instagram, Taynes po i shkon për shtati kt ndryshim në pamjen e saj.

Ndyshe ajo është tejet aktive në rrjetet sociale, sidomos në “Instagram”, ku për një kohë shumë të shkurtër arriti mbi 700 mijë ndjeksa.

View this post on Instagram

Another day,another slay

A post shared by Tayna (@tayna) on

Ja çka thotë Haradinaj për Dua Lipën

Suksesi i jashtëzakonshshëm i Dua Lipas nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga kryeministri Haradina.

Ai me një postim në Facebook ka falenderuar Dua Lipën, transmeton Teleshkronja Post.

Ja postimi i Haradinajt :

Dua Lipa në kulmin e sukseseve të saja, në sheshin kryesor të New York, Time Square, pjesë e kampanjës nga rrjeti muzikor Spotify:

“Nga Kosova në Britani të Madhe në nominimin për ‘Artisten e re më të mirë.Faleminderit Dua ,” shkruan kryemnisitri në Facebook.

Luana si 16 vjeçare, sot krejtësisht ndryshe

Luana Vjollca është padyshim një nga vajzat më bukuroshe të ekranit shqiptar dhe ndër më të komentuarat në media.

Sot është moderatore dhe këngëtare, por në fillim të karrierës Luana ka punuar si imazh i Digitalb.

Ditën e sotme edhe ajo i është bashkuar sfidës së 10 viteve duke postuar disa foto nga spotet e shumta publicitare.

“11 vite me pare..Une 16 vjece. Cfare gjeta sot. Sekuenca nga spotet e shumta publicitare si imazhi kryesor i Digitalb. 2008!!! Ps: 48 kg”, shkruan Luana.

Era si Kim Kardashian para pasqyres

Këngëtarja Era Istrefi ka lënë të gjithë pa tekst me fotografinë e fundit të publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Era Istrefi ka publikuar një fotografi të re në Instagram, në të cilën shfaqet tejet joshëse.

Këngëtarja është fotografuar para pasqyrës, teksa në fokus kishte vënë të pasmet bombastike, e veshur në bikini.

Era gjatë ditës së sotme ka xhiruar për projektin e ri, ndërsa pas një dite të lodhshme vendosi të relaksohet në pishinë.

Për ndryshe, këto ditë lansohet projekti i Erës, të cilin e sjell për audiencën vendore.

View this post on Instagram

Finger lickin good

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Hakohet profili i Thaçit, tallet me Ramush Haradinajn / FOTO

Para pak minutash sipas dyshimeve është hakuar profili i Presidentit Thaçi në Facebook.

Në një status të sapo publikuar shkruhet : “Bora ka zënë të shkrihet shpejt…
Uroj të mos bëhet skllotë! HTH,” raporton Teleshkronja Post.

Kjo deklaratë sigurisht se i drejtohet kryeministrit Haradinaj, pasi ai e ka përdorur disa herë si metaforë kur është pyetur për heqjen e taksës.

Ende nuk dihet e sigurtë nëse profili i presidentit Thaçi është hakuar apo vërtetë është shkruar nga ai, ja postimi i tij në Facebook./TeleshkronjaPost/