Konfirmohet: Rita Ora koncert në Kosovë më 17 shkurt

Zyrtarë të përfshirë në organizim kanë konfirmuar ditë më parë se Rita Ora performon në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, por kjo u kontestua nga disa media të cilat kanë hedhur dyshime për këtë performancë me që Rita më 17 shkurt zyrtarisht në agjendë ka paraparë angazhime tjera.

Sidoqoftë, është njeriu i afërt me presidentin Thaçi, Petrit Selimi, ai që në rrjetin social Twitter ka thënë se këngëtarja ka konfirmuar performancën e saj në Kosovë.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Rita Ora, ka konfirmuar koncertin e madh për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës. Njerëz, vetëm kujtoni se Roma nuk është ndërtuar për një ditë. Por, sigurisht se ata kanë pasur festa të mira”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Edhe pse Selimi nuk ka funksion zyrtar lidhur me organizimin që po e bën presidenca, ai ka përvojë në këto organizime.

Selimi ka kontribuar që emra tjerë të performojnë në vend, por nga një rol më zyrtar së pari si këshilltar i kryeministrit dhe më pas edhe si ministër i jashtëm.

Rita Ora pritet të performojë për rreth një orë më 17 shkurt, për vendin dashurinë ndaj të cilit ajo kurrë nuk e mohoi, madje e promovoi, e çka e bëri atë ambasadore nderi të Kosovës.

Aktakuzë kundër “Sasës” së “O Sa Mirë”

Aktorja e njohur e “O Sa Mirë”, Adriana Matoshi pritet që shumë shpejt të përballet me drejtësinë.

Prokuroria themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj aktores dhe ish-bashkëshortit të saj. Aktakuza ka të bëjë me një diskotekë në Gjilan, që është në emër të aktores.

Prokuroria pretendeon se Matoshi me bashkëshort dhe dy ortakë tjerë kanë përdorë shenjën identike të logos “Disco Club Stop” që është pronë e Fitim Rashitit. Të përfshirët në aktakuzë mohojnë pretendimet e Rashitit.

Ndërsa kjo aktakuzë ka vënë në pah edhe një detaj tjetër, aktorja Adriana Matoshi nuk e ka pranuar se ka regjistruar biznes në emrin e saj, pasi bashkëshorti i saj dhe shokët e tij nuk kanë mundur të jenë pronarë, pasi kanë pasur borxhe në ATK dhe Komunë. /Teleshkronja post/

Seldi dhe Mimoza pushime në parajsë!

Ata janë një nga çiftet më të dashur për publikun të cilët e shpallën lidhjen e tyre vetëm gjatë vitit 2017.

Por tashmë këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë duke shijuar disa ditë pushimesh në Punta Cana ku janë shfaqur më të dashuruar se kurrë.

Çifti duket tamam sikur janë në muaj mjalti ndërkohë që nuk rreshtin së publikuara foto dhe video në rrjete sociale./Teleshkronja post/

Ariana publikon foto të rralla nga dasma

Edhe pse nuk është fytyrë publike, Ariana, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu vazhdimisht tërheq vëmendjen e shtypit rozë me fotografitë që po publikon në rrjetin social Instagram, ku edhe ka mbi 138 mijë ndjekës.

Së fundmi, Ariana është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instastory një video me fotografi nga dasma e saj. 

Ermali dhe Ariana në vitin 2008 kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, ndërsa tani janë prindër të tre fëmijëve.

Pse Capital T nuk flet për familjen e tij, sidomos për prindërit

Reperët nuk kanë lënë gjë pa treguar e zbuluar

Bile, disa gjëra edhe i zmadhojnë shumë.

Ju pëlqen hiperbolla dhe kjo tashmë është e vërtetuar shumë herë, shkruan “Kosovarja”. Ndryshe nga shumë të tjerë, Trim Ademi, i njohur si Capital T, nuk pëlqen të tregojë shumë gjëra nga jeta private.

Këtë segment vërtet përpiqet ta mbaj privat. Nuk e dimë a ka apo jo të dashur, a ka qenë apo jo me dikë në lidhje, etj.

As nuk dimë për familjen e tij, për ndonjë vëlla a motër.

Thonë se Capo e gjithë mbështetjen e të atit, që qëndron mirë financiarisht. Por, është mëse e vërtet se edhe vetë artisti po punon e fiton mjaftë.

 Trimi asnjëherë nuk ka publikuar ndonjë foto me prindërit, siç bëjnë shumë të njohur në Kosovë dhe jo vetëm.

Getin e “rrethojnë” keq Vjollcat!

Pushimet për moderatoren e njohur Marina Vjollca duket se nuk kanë përfunduar.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shfaqet së bashku me motrën e saj Lirën, mbesat dhe Getoarin.

Por ndjekësit në rrjete sociale kanë vënë re mungesën e Luanës në këto foto. Mesa duket moderatorja e Top Channel do jetë kthyer për të vijuar me xhirimet e emisionit të saj “Shiko Kush Luan”, ndërkohë që për Marinën ende nuk dihet se kur do ta shohim në ekranin e Klan dhe me çfarë projekti.

Oriola e ndezë flakë Instagramin…lë komentuesit pa fjalë!

Ditët e fundit modelja Oriola Marashi ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video mjaft të nxehta.

Madje në një prej tyre u aludua në media se nuk kishte veshur të brendshmet. Por kundërpërgjigjia e Oriolës nuk vonoi.

Ajo publikoi në profilin e saj në Instagram një tjetër foto mjaft seksi ku shkruan se i ka të brendshmet. Duket se Oriola ka vendosur të jetë në qendër të vëmendjes.Oriola MarashiOriola Marashi

Luana është prapë në qendër të vëmendjes me dukjen e saj (Foto)

Publikimi i fotografive në rrjetet sociale që vënë në pah dukjen e Luana Vjollcës tashmë është përditshmëri në profilet e bukuroshes shqiptare.

Moderatoja e njohur kujdeset që të jetë sa më afër fansave të saj me anë të fotografive dhe videove që i poston në Instagram.

Ndërsa çdo fundjavë, admiruesit e saj mezi presin ta shohin se si do të shfaqet prezantuesja televizive.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Luana shfaqet shumë atraktive me flokë të lidhura.

Ajo ka veshur një fustan me pjesën e dekoltesë mjaft të hapur duke i treguar ‘asetet’ e saj të bujshme.

Biondja e famshme i ka publikuar edhe disa imazhe në InstaStory, për të treguar momentet e përgatitjes së saj.

Ndryshe, Luana e ka kaluar shifrën prej një milionë ndjekësve në Instagram, derisa fotografitë që ajo i publikon marrin dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.