Tjetër arritje e madhe nga Dua Lipa / FOTO

Dua Lipa është artistja më e pëlqyer femër në Britani të Madhe deri më tani për këtë vit, sipas shifrave nga dy platformat e mëdha të muzikës Spotify dhe Apple Music.

Kënga e Dua Lipa-s“One Kiss”, me Calvin Harris, është kënga e dytë më e transmetuar në të dyja platformat e muzikës, pas këngës “God’s plan” të reperit Drake.

Albumi i saj titulluar i “Lipa” është albumi i tretë më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify, shkruan BBC, përcjellë Teleshkronja Post.

Ylli shqiptar, e cila fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër” në BRIT Awards këtë vit, sapo është shpallur ylli i vitit nga revista më e madhe britanike “Vogue”.

Ajo pritet të nominohet për herë të parë për çmimet ‘Grammy’, pasi deri më tani janë zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e saj, teksa nominimet e plota do të publikohen në shkurt të vitit 2019.

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë mes tyre.

Dua-Lipa-Bambi-International-Music
Dua Lipa me çmimin Bambi-International-Music

“Më të mirat e vitit 2018” tregojnë dominimin e hip-hopit, me rap-artistët si: Drake, Post Malone dhe XXXPentacionin.

Drake ishte pa dyshim artisti më i kërkuar i vitit pasi albumi i tij i pestë, “Scorpion”, arriti majat e suksesit në qershor.

Ai kishte vetëm 8.2 miliardë klikime në Spotify, ndërkohë që “God’s plan” është kënga më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Ed Sheeran, i cili ishte artisti më i madh në shërbimin e transmetimit vitin e kaluar, ra në vendin e pestë në vitin 2018 – pa asnjë përfitim të mirë, duke pasur parasysh se ai nuk lëshoi ndonjë material të ri muzikor.

Ariana Grande është artistja më e popullarizuar femër, me 49 milionë transmetime vetëm në Spotify.

Muzika latine vazhdoi të rritet me shpejtësi, kryesuar nga artistët si: J Balvinin, Bad Bunny dhe Ozunën.

Në vazhdim, ju sjellim listat me këngët dhe albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në botë, në platformat e muzikës: Spotify dhe Apple Music./Teleshkronja Post/

Këngët më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Këngët më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Albumet më të transmetuara në Mbretërinë e Bashkuar
Këngët më të transmetuara në Botë për vitin 2018
Këngët më të transmetuara në Botë për vitin 2018
Albumet më të transmetuara në Botë për vitin 2018
Albumet më të transmetuara në Botë për vitin 2018

Topi i Artë tek Modricit, reagon motra e Cristianos / FOTO

Pasi Luka Modric fitoi garën për Topin e Artë ka nxitur polemika të shumta.

Në mesin e shumë personave që u përfshinë në këto debate ishte edhe motra e njërit prej garuesve për këtë çmim, ajo e Cristiano Ronaldos.

Ajo nëpërmjet një postimi në Instagram tha se të gjithë ata që e kuptojnë futbollin e dinë se vëllau i saj është lojtari më i mirë në botë.

Këtij shkrimi, Katia i bashkangjiti edhe një foto në të cilën shihej portugezi me njëri nga pesë Topat e Artë të tij.

Ky është postimi i saj në rrjetin social Instagram./Teleshkronja Post/

 

Ndërron jetë aktori, humbje e madhe e kinematografisë shqiptare

Ka ndërruar jetë njëri nga aktorët më të mëdhenj të para viteve 90’. Ai ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 89 vjeçare.

Fjala shtë për Luan Qerimin, një ndër aktorët më të mirënjohur shqiptar për dhjetëra rolet e tij në teatër e kinematografinë shqiptare.

Ndër rolet më të famshme nga 70 të tilla që aktori kishte kryer janë ato në filma si “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”.

Luan Qerimi lindi në Lushnje në vitin 1929 dhe e nisi karrierën e tij në skena amatore e më tutje në moshën 25 vjeçare hyri në Teatrin Kombëtar.

Karriera e tij nisi me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, por që atëherë, me dhjetëra do të ishin rolet që do t’i besoheshin.

Kjo për portretin e tij të veçantë, zërin kumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri, që nga cubi, tek heroi, nga i infiltruari tek njeriu i besuar, nga gangsteri tek malësori.

‘Xing me Ermalin’, i ftuar Kryeministri Ramush Haradinaj / VIDEO

Mbrëmë në emisonin Xing me Ermalin, ishte i ftuar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me gruan e tij, Anita Haradinaj.

Ishte një emision tejet interesant ku Kryeministri zbulon shumë gjëra nga jeta e tij private, duke filluar që kur ishte si roje sigurimi në Zvicer, shkruan Teleshkronja Post.

Ai tregoi se ka punuar edhe ndërtim, ka mbledhur hekura në Shqipëri para luftës, si kaloi në burgun e Hagës, dhe shumë çka tjetër.

Ai gjithashtu u sfidua me qitje në shenjë, aty ku Ermali fitoi çuditërisht, për më shumë shikoni emisonin e plotë.

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave vjen në ekranin shqiptar

Seriali turk më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, nis transmetimin premierë në Tv Klan në muajin Dhjetor.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, i cili konfirmon se “Mehmet Pushtuesi” do të nisë transmetimin premierë pas përfundimit të “Sulltanesha Kosem”.

Mehmeti II, sulltani që ngjitet në fron në moshën 17-vjeçare. Strategu, luftëtari dhe i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën.

Lufta për pushtet dhe territore, konfliktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat e një pallati perandorak.

Me një kast të shkëlqyer aktorësh, kryesuar nga aktori më i paguar, i famshmi Kenan Imirzalioglu, i cili ka luajtur edhe rolin e Ezel në serialin me njëjtin emër.

“Mehmet pushtuesi”, një superprodhim i vitit 2018, nis transmetimin premierë në ekranin e Tv Klan më 4 Dhjetor./Teleshkronja Post/

Seriali Egjeli – Episodi i 66-të / VIDEO

Është publikuar episodi i 66-të i serialit “Egjeli” në GjirafaVideo nga grupi humoristik Stupcat, shkruan Teleshkronja PostShowbiz.

Axha Sheq me Sahit Plisin fillojnë përgatitjet për hapjen e kafes, në anën tjetër Teta Gjyli fillon përgatitjet për hapjen e ‘trafikës’, ku do të shesë defe.

Po ashtu edhe disa shërbime tjera që do t’i zbuloni gjatë episodit, ndërsa Msusi i katunit punon për Gjylën.

Të gjithë juve që ju kanë ikur episodet paraprake, ju sugjerojmë që ta kaloni këtë mbrëmje me shumë të qeshura./TeleshkronjaPost/

Tayna – Pow Pow, kënga e re nga Doruntina / VIDEO

Këngëtarja senzacion e këtij viti, Tayna sot ka publikuar këngën e radhës në në YouTube.

Artistja në këngë shfaqet tejet ekstravagante me një tekst tejet thumbues, sipas gjitha gjasave thumbim për shumicen e kolegeve të saj, transmeton Teleshkronja Post.

Tekstin dhe vijën melodike e ka shkruar vet Tayna, ndërsa komponimin e këngës e ka bërë Cricket Mucis.

Bebe Rexha puth në buzë nënën e saj ne Grammy Awards (VIDEO)

Një tjetër femër shqipëtare që vodhi vëmendjen në Grammy Awards ishte edhe Bebe Rexha.

Veç paraqitjes tepër provokuese, Bebe nuk e le me kaq, shkruan Teleshkronja Post.

Ndërkohë që po jepte një intervistë gazetarja e pyet për nënën e saj , e cila dukej prapa kamerave.

Pasi këngëtarja e thirri të ëmën pranë vetes , të dyja shkëmbyen një puthje në buzë.

Duket se Bebe nuk i ka problem puthjet në buzë , ditë më parë ajo dhe Rita Ora bënë bujë duke shkëmbyer puthje në buzë me njëra-tjetrën.

për më shumë shikoni videon më poshtë:

Mommaaaa 😭😭😭 @bukierex @enews @giulianarancic

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Jan 29, 2018 at 2:49am PST