Mos i hedhni bërthamat e avokados

Avokado është një nga ushqimet më të përdorura sidomos kohëve të fundit për shkak të vlerave ushqyese qe përmban.

Një hulumtim i bërë nga një grup i Universitetin të Pensilvanisë gjatë studimit të vlerave të avokados kanë vërejtur që edhe bërthama e tij përmban disa veti anti-nflamatore.

Përgjatë viteve të fundit ata kanë arritur ta përfitojnë një lëng i cili ishte derivat i këtyre bëthamave dhe i kanë studiuar vlerat e tij.

Sipas një studimi të publikuar në revistën e Shkencës dhe Teknologjisë së Ushqimeve, thuhet se historikisht disa vende të Amerikës se Jugut e kanë shfrytëzuar këtë bërthamë për të trajtuar inflamacionet dhe rastet e lidhura me sëmundje të traktit gastrointestinal dhe ineksioneve parazitale.

Edhe studiuesit e tjerë e mbështesin këtë teori duke përmendur që avokado është i pasur me polifenole, të cilat janë substanca natyrale me efekt antioksidant.

Në studimin e fundit ekipi realizoi një eksperiment in-vitro duke përdorur enzimet të cilat prodhohen si rezultat i përgjigjes së sistemit imun ndaj një sëmundje inflamatore.

Më detajisht, hulumtuesit u fokusuan në reaksionin e ekstraktit të përfituar nga bërthama e avokados dhe disa makrofagëve-një lloj i qelizave të sistemit imun. Ata panë që nga përbërësit e ekstraktit të bërthamës së avokados inhibohej prodhimi i qelizave inflamatore.

“ Shkalla e aktivitetit që pati bërthama e avokados ishte në nivel të ulët, mirëpo kjo përbën një nismë të mire për të vazhduar me studime të mëtutjeshme”, tha Dr. Lamberd, një nga pjesemarrësit e këtij studimi.

Përpara se të arrihet në një përfundim, hapi i radhës i këtyre hulumtuesve është që të zhvillojnë eksperimente në modele të shtazëve për të dëshmuar mbi vetitë anti-inflamatore të kësaj bërthame.

Çfarë të konsumoni kundër djersitjes?

Në kohën e nxehtësisë së lartë, nuk ka pothuajse asnjë person që nuk djersin më me bollëk. Nutritionist Rick Hay zbulon se si të freskosh trupin me ushqim dhe lëng.

Ai këshillon marrjen e vitaminës B, pasi zvogëlon stresin që çon në shtim të djersitjes, si dhe uljen e konsumit të alkoolit dhe kafeinës.

Gjithashtu, duhet të merrni ushqime dhe fruta të lehta, të tilla si rrushi, shalqi, pjepra, selino dhe tranguj.

“Vitamina B rregullon hormonet dhe mban nën kontroll nivelet e stresit, shpesh kur djersitemi, jemi nervozë për shkak të djersës. Pastaj temperatura e trupit rritet dhe bëhemi të shqetësuar dhe të ndjeshëm ndaj stresit. E tëra kjo çon në djersitje të shtuar”, tha ai.

Magnezi është gjithashtu një “luftëtar” kundër djersitjes së tepërt, pasi nëse mungojnë magnezi dhe kalciumi, atëherë nervat humbin kontrollin e hapjes dhe mbylljes së poreve përmes të cilave del djersa.

A e keni ditur arsyen pse çajit të zi i thonë çaj rusi?

Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë.Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Shija e çajit varet nga Kualiteti i çajit, Uji në të cilin zihet, dhe Ena në të cilën përgatitet.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.

Kur është orari i duhur për të ngrënë darkë

Njerëzit janë më pak aktivë gjatë natës, që do të thotë se djegin më pak kalori.

Por nga ana tjetër, darka është periudha kur njerëzit kanë më shumë gjasa të konsumojnë kalori të panevojshme.

Kur është koha e duhur? Gjëja kryesore që duhet të dini?

Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës. Darka duhet konsumuar të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.

Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë 2 ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20 për qind në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme.

Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve u vu re edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21:00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22:00.

Shqiptarët e Bashkuar fitojnë zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Malin e Zi, aty ku ka shumë shqipëtarë, si për shembull komuna e Tuzit.

Shqiptarët kanë fituar zgjedhjet në qytetin me të ri në Mal të Zi, Tuz, shkruan Gazeta NewBorn.

Për herë të parë janë mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të Tuzit.

Në këto zgjedhje shqiptarët kanë qenë me një listë të përbashkët e cila solli edhe fitore.

Pas pak do të iu sjellim rezultatin e zgjedhjeve të sotme…

Mjekët e Kosovës me ligjin e ri më të paguarit në Ballkan

Mjekët dhe infermierët kosovarë, me votimin e ligjit të ri, tashmë do të kenë pagat më të larta në rajon në krahasim me kolegët e tyre.

Ata do të paguhen më shumë sesa kolegët në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje.

Me ligjin e ri, mjeku specialist, në Kosovë do të paguhet 1195 euro në muaj.

Kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro, përcjell lajmi.net.

Mjekët e përgjithshëm tani në Kosovë do të paguhen 836 euro.

Kolegët e tyre në Serbi paguhen 549 euro, në Maqedoni 400 euro, ndërsa në Bosnje 511 euro.

Kryeinfermierët në Kosovë, tani do të marrin paga prej 621 euro, derisa kolegët e tyre në Shqipëri paguhen 339 euro dhe në Serbi 402 euro.

Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në karahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen nga 537 euro.

Ndërkohë në Shqipëri, një infermiere paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro.

Kjo është rritja më e madhe e pagave që u është bërë profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ndonjëherë.

Rritja e pagave në gjithë sektorin publik vije si pasojë e kalimit të Ligjit për pagat dje në Kuvendin e Kosovës, ndërsa thellon dallimin e madhë mes pagave të sektorit publik dhe sektorit privat që aktualisht është e mjerueshme gjendja./TeleshkronjaPost/

Hudhra dhe qepa antibiotik natyral

Mjekësia farmaceutike me atë alternative me produkte natyrale është gjithnjë në “luftë”, për të prodhuar ilaçe të reja që shpëtojnë njerëzimin dhe antibiotiku është një ndër mrekullitë e shpikura.

Por jo rrallë dëgjojmë që ndokujt nuk i bëjnë punë as antibiotikët. E pikërisht në këtë pikë nis lufta e mjekësisë alternative ose omeopatike që përdor bimët për të kuruar sëmundjet.

Para viteve 1990-të, fëmijët para se t’i çonin te mjeku për infeksion bajamesh që ai t’i jepte mjekimin antibiotik, aplikonin lëng hudhrash të freskët. Dhe jo pak fëmijë kanë shpëtuar nga penicilina në atë kohë. Hudhra përdorej edhe kur të vegjlit kishin parazitë intenstinalë, sepse prania e hudhrës së gjallë në trup i vriste ato.

Por pa e zgjatur, po kalojmë direkt në një gjetje që po përdoret së fundmi në të gjithë Evropën dhe që shëron çdo infeksion dhe parazit, madje duhet përdorur më shumë në këto ditë të rënduara me epidemi gripale.

Receta
700 ml uthull molle
85 gramë qepë e prerë në kubikë
85 gramë hudhra të grira
2 speca të freskët djegës të copëtuar
85 gramë xhenxhefil (xhinxher) i freskët i grirë
2 lugë rrepë të bardhë të grirë
2 lugë me kurkuma pluhur ose me rrënjë të grira

Përgatitja: Të gjithë përbërësit i fusim në enë bashkë me pak uthull dhe i përziejmë. Pastaj i zhvendosim të gjithë përbërësit në një kavanoz deri sa të zënë 2/3 e vëllimit dhe i shtojmë uthullën e mollës, por pa e mbushur plot kavanozin. E konservojmë për dy javë përbërjen në një vend të freskët e të thatë dhe herë pas here tundim kavanozin. Pas dy javësh lëngu i përfituar është gati dhe me ndihmën e një garze sterile e kullojmë në një shishe të pastër.

Përdorimi: Për të kaluar shpejt një situatë të lehtë gripi apo sistem imunitar të dobët përdorim një lugë gjelle për të bërë gargare një herë në ditë. Doza varion në bazë të gjendjes suaj dhe rritet ditë pas dite. Pas tre-katër ditësh mund të përdorni dhe një gotë lëng në ditë për gargarë. Në raste infeksionesh ose gripi të rëndë duhet të bëni gargarë 5-6 herë në ditë.

Shija e produktit të përfituar është shumë e rëndë dhe me aromë ndaj do ishte mirë që pas disa minutash nga përdorimi të konsumoni një agrum.

Efektet e përbërësve
• Hudhra dhe qepa janë antibiotikë natyralë dhe vrasin vetëm bakteret e dëmshme. Ato janë shumë efikase dhe për luftimin e infeksioneve fungale.
• Xhenxhefili është anti-inflamator dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
• Kurkuma ul dhimbjet muskulare dhe ka fuqi të mëdha anti-inflamatore.
• Uthulla e mollës përmban pektinë, që mban ulur nivelin e kolesterolit dhe rregullon presionin e gjakut. Acidi malik që përmban uthulla e mollës lufton infeksionet dhe bakteriet.
• Speci djegës është disinfektant dhe kapsaicina që përmban rrit oreksin.
• Rrepa e bardhë ruan mëlçinë nga helmet e zorrëve ndërsa në kohët e lashta Hipokrati e përdorte edhe për trajtimin e mushkërive.

Pija “magjike” për t’u dobësuar

Ky tonik tretës është një mundësi e mirë për të detoksifikuar organizmin në mënyrë natyrale, por dhe për të humbur peshë.

Për më tepër është mjaft i dobishëm për ata që kanë shqetësime me stomakun dhe aparatin tretës, por edhe çdo person pasi ka ngrënë shumë.

Përgatitja

60 ml uthull molle, 10 gr xhinxher pluhur, 50 gr mjaltë, 1 litër ujë. Mjafton ti përzieni të gjithë përbërësit.

Mund të pini të ndarë në pesë gota gjatë gjithë ditës. Dy në mëngjes, gjysmë ore para se të hani vaktin, 1 gotë gjysmë ore para drekës, një gotë pasdite dhe të fundit gjysmë ore para darkës.