Konjufca-SHIK: Veseli deklaron opinionin e tij

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, SHIK, Kadri Veseli, as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar se a ka qenë Glauk Konjufca, pjesë ek ësaj organizate.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se nuk dëshiron që të flasë për këtë çështje.

“Shkojmë tutje. Nuk është pjesë e diskutimit të kësaj studioje”, ka thënë Veseli.

Pas insistimeve ai ka thënë se “kushdo që i ka shërbyer vendit duhet të ndjehet krenar, por disa kanë mundur e disa nuk e kanë pasur këtë mundësi për shkak të moshës”, për ta lënë të paqartë përgjigjen rreth këtyre pretendimeve.

Veseli ka thënë se Prishtina dhe Kosova janë të vogla dhe dihet saktësisht se kush ka qenë pjesë e SHIK-ut.

“Tash nuk është momenti për të folur për këtë”, ka thënë Veseli.

Pretendimet se shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë për një vit punonjës i SHIK-ut i tha në Kuvendin e Kosovës deputeti Dardan Molliqaj, që ishte bashkëpartiak i Konjufcës në Vetëvendosje, tash në PSD. Konjufca ka ushtruar “padi për shpifje” ndaj Molliqajt, në lidhje me këtë deklaratë.

Krasniqi: “Unë e shpalla pavarësinë, Thaçi vetëm lexoi një deklaratë”

Tre netët e fundit para shpalljes së pavarësisë, presidenti i asaj kohe, Fatmir Sejdiu, kishte pritur thuajse mëngjesin në zyrë, duke nënshkruar dokumente si kërkesa për njohje që do t’u adresoheshin vendeve të botës.

Krahas kësaj, diskutimet e brendshme ishin të mëdha, se kush do të ishte njeriu i cili do ta lexonte deklaratën e shpalljes së pavarësisë.

Kryetarit të Kuvendit atëkohë, Jakup Krasniqi, ndërkombëtarët i kishin kërkuar që njeriu që do ta lexonte deklaratën të ishte kryeministri, Hashim Thaçi.

Por, Kransiqi, që thotë se ka pasur pak rëndësi se kush e lexoi deklaratën, e konsideron veten si njeriu që shpalli pavarësinë, raporton KTV.

“Pasi është votuar deklarata, unë kam dalë në foltore, dhe kam dhënë rezultatin e votimit. Dhe, si akt i shpalljes së Pavarësisë, do të duhej të merrej ai moment, pas votimit të deklaratës. Dhe jo leximi i deklaratës”.

Njeriu i parë që nënshkroi aktin e pavarësisë, presidenti Fatmir Sejdiu, thotë se 17 shkurti i 2008-s do të mbetet si dita më e rëndësishme në jetën e tij.

Sikurse Krasniqi, edhe Sejdiu thotë se Hashim Thaçi veç e ka lexuar një deklaratë që nënkupton shprehje të vullnetit të popullit, por përgjegjësia kryesore ishte e deputetëve që votuan.

11 vjet pas, Sejdiu thotë se askush nuk mund të ketë mandat të diskutojë për integritetin e sovranitetin, askush në institucione, sipas tij, nuk mund ta ketë fuqinë të kapërcejë Kushtetutën.

Sejdiu ka thënë se Kosova duhet ta ruajë partneritetin me ata që na ndihmuan qysh në ditët e hershme.

Ndërsa, ish-kreu i Kuvendit, Krasniqi, thotë se loja me kufij është e rrezikshme. Ai tha thotë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të duhej të ndodhte me këta kufij me të cilët Kosova është shpallur shtet 11 më parë.

Nervozohet kryeministri: Kujt i tha Haradinaj “qenef mashkull”

Më shumë se asnjëherë tjetër, partnerët e koalicionit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, janë parë të nervozuar me njëri-tjetrin.
Acarimin, kryeministri Haradinaj nuk ka mundur ta përmbajë kur Veseli foli në seancën solemne për pavarësi, për çështje që lëkundin bashkëpunimin e tyre në koalicion.

Por, Haradinaj, i cili në seancë foli i pari, ka përmendur vetëm bisedimet dhe jo problemet aktuale në qëndrimet e kundërta të partnerëve të koalicionit, sa i përket taksës, raporton KTV.

“Qeveria është e interesuar të arrijë marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke me kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

E, kur fjalimet përfunduan, Haradinaj nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras.

Por, kur Haradinaj bëri disa ofendime me gjasë mund t’i jetë referuar Kadri Veselit, me të cilin u pa i nervozuar gjatë tërë seancës. “Ma qenef mashkull në jetë…”, u dëgjua të thotë Haradinaj.

Në këtë seancë solemne, deputetët e Vetëvendosjes erdhën pas intonimit të himnit, derisa aty, të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë.

Ambasada amerikane uron Kosovën për 11 vjetorin e pavarsisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes një videoje ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë bërë progres, derisa ka theksuar se është i impresionuar me rininë kosovare.

Tutje, Kosnett është shprehur i bindur që marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës do ta vazhdojnë në të ardhmen, por ka kërkuar që të mos bëhet ndonjë gabim.

Po ashtu ka siguruar që SHBA-të do të jenë gjithmonë në anën e Kosovës.

Fjalimi i plotë të ambasadorit amerikan, Kosnett: “Përshëndetje është një nder dhe privilegj të jesh ambasador i SHBA-vë në këtë kohë emocionuese. Rikthimi në Kosovë pas 15 viteve, unë e shohë se njerëzit në Kosovë kanë bërë një progres të madh, në rindërtimin e Kosovës dhe përgatitjen e Kosovës për sukses në skenën botërore. Unë jam gjithmonë i impresionuar me rinin kosovare- të mençur, energjetik, kreativ meshkujt dhe femra të cilët kapin mundësit për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Kosovë. Në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës kanë pasur përfitime tek dy vendet dhe unë nuk kam dyshim që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Por mos bëni gabime. Kosova është në dekadën e dytë si shtet i pavarur dhe demokratik.

Është e njerëzve të Kosovës që të marrin përgjithësitë që t’i bëni liderët tuaj të japin llogari për të ndërmarrë hapa e nevojshëm për progres. Përsëri dhe përsëri derisa unë udhëtoj, unë dëgjoj që qytetarët e Kosovës duan tre gjëra për familjen e tyre, paqe, drejtësi dhe prosperitet. Unë mendoj që një vend nuk mund të pres suksese në këto fusha pa bërë progres në të tjerat.

Të arrish paqe do të duhet një marrëveshje me Serbinë, me njohje reciproke. Arritja e drejtësisë do të thotë të marrësh veprime konkrete për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe të luftoni korrupsionin në të gjitha nivelet dhe për të ndërtuar prosperitetin do të thotë të bësh përpjekje të mëdha për të inkurajuar investimet ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik. Të sigurosh të ardhmen kërkon lidership politik dhe qytetari të angazhuar dhe i përkushtuar që të vendos mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh gjininë, religjionin ose etnitetin.

Unë jam i bindur që njerëzit në Kosovë janë të gatshëm për t’u përballur me këto sfida. SHBA-të do të jenë gjithmonë në anën tuaj. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë” është shprehur ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Përballja e tensionuar Thaçi-Vuciq në Mynih, flasin për marrëveshje ku të dy palët kënaqen

Në një debat të organizuar nga ish-ambasadori gjerman, Wolgang Ichinger, janë përballur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku është folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe eurokomsioneri Johanes Hahn.

Presidenti serb, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut në mënyr që të arrihet një marrëveshje finale që do të ketë bazë një kompromis ku të dy palët do të jenë fitimtare.

Ai ka thënë se për këtë gjë është i gatshëm që të rrezikojë edhe karrierën e tij politike dhe shumë më shumë, e për këtë thotë se është i njoftuar edhe Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi.

Sipas Vuçiqit, nuk duhet që të merren për bazë opinionet e shteteve të tjera sa i përket arritjes së marrëveshjes, sepse një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë vetëm për qytetarët e këtyre dy shteteve.

“Do të bëjmë gjithçka për të arritur një zgjidhje kompromisi. Nuk do të jetë një marrëveshje për kapitullimin e njërës, palë këtë rast Serbisë. Çështja më e rëndësishme është se di të jetë raporti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ky dialog është për ne, nuk është as për BE-në, as për SHBA-të. Këtë ia kam thënë Thaçit disa herë. Nëse do të punojmë fortë , nuk e mohoj mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por sot mund të them se jemi shumë larg marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi e ka marrë fjalën, ka thënë se problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë më i komplikuar se sa çështja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak të kaluarës dhe luftës së vitit 1999.

Thaçi ia ka përmendur Vuçiqit luftën që Serbia ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, që si pasojë ka pasur më pas vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Presidenti ka thënë se janë dukë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje që si rezultat përfundimtar të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por vazhdimi i dialogut sipas presidenti duhet të vazhdojë pa kushte, sepse nëse do të ishte ashtu, atëherë Kosova do të kishte 1001 arsye për të vendosur kushte për Serbinë.

“Jam i impresionuar me marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe tani mendoj se kemi edhe një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shumë më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sot do të flas për të ardhmen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por me lejoni disa pika rreth Brukselit. Marrëveshja e 2013 ishte një sukses, disa pika janë implementuar, dhe disa po implemeneohet. Ajo çfarë më intereson, është se ku jemi tani. Jemi në një situatë të status-quos. Jemi duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje, e cila do të ketë rezultat njohjen e pavarësisë dhe integrimin e Kosovës në OKB. Ajo çfarë ndodhi në UNESCO dhe INTERPOL, u pasua nga tarifa. Dialogu duhet të vazhdojë pa ndonjë kushtëzim. Ne kemi 1001 kushte për të vendosur në dialog por nuk e bëjmë. Ka sfida ndërmjet nesh. Komuniteti serb nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për qëllime politike. Në muajt që po vijnë, do të gjejmë një marrëveshje të mirë, që të do të ruaj multietnicitetin e Kosovës. Kjo marrëveshje do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova është duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti gjithashtu i ka kujtuar Vuçiqit dhe komunitetit ndërkombëtar se deri sot askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Kush është dënuar për mijëra kosovarët që janë vrarë në serbët në luftën e fundit, dhe kush është dënuar për dhunimet që janë bërë. Askush nuk e ka bërë, askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe, që është përballë me spastrim etnik”, ka thënë Thaçi, raporton Express.

Pas fjalës së Thaçit është përgjigjur menjëherë Vuçiq, duke thënë se sa herë kur diskutohet për pikat e marrëveshjes që nuk i ka përmbushur Prishtina, flitet për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti serb, thotë që pika për të cilën Thaçi tha që ka mbetur pa u implementuar ende është Asociacioni i Komunave Serbe, që për Thaçin duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Por Vuçiq thotë se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk i intereson fare Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë sa i përket krimeve të luftës që ia përmend Thaçiq, Vuçiq thotë se ai nuk po tregon se çfarë ka ndodhur me serbët të cilët janë dëbuar gjatë luftës së vititi 1999.

“Para së gjithash në fillim ai tha që shumë gjëra janë përmbushur, dhe është vetëm një që nuk është mbushur, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Ai tha që diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të themelohet. Neve nuk ka intereson Kushtetua e tyre, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet. Po ta them një gjë: Jeni duke folur për mijëra refugjatë të cilët janë detyruar ta lënë Kosovën. Mendoj se sot është e ekzagjeruar, nuk ka rëndësi numri, por të gjithë janë kthyer në Kosovë. Por a e dini se çfarë ka ndodhur serbët që janë larguar nga Kosova në luftën e vitit 1999. Vetëm një përqindje e vogël janë kthyer në shtëpitë e tyre. Unë mund të flas për javë të tëra për krimet që janë bërë ndaj serbëve gjatë kohës së luftës. Por nuk po dua të vazhdojë, po e mbyll këtu këtë çështje”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Presidenti serb ndërkohë ka akuzuar palën shqiptare se nuk po i përmbahen marrëveshjeve që po i nënshkruajnë, dhe sipas tij për të arritur një marrëveshje dhe për ta zgjidhur problemin një herë e përgjithmonë, Serbisë i duhet një partner i përgjegjshëm.

Sipas Vuçiqit as Kosovës e as Serbisë nuk duhet t’i interesojë se çfarë thonë shtetet tjera, sepse marrëveshja finale do të bëhet ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan.

Ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë win-win për të dyja palët.

“Ne dëshirojmë t’i zgjidhim problemet me shqiptarët, një herë e përgjithmonë. Por ne na duhet një partner i përgjegjshëm. Në duhet ta bëjmë këtë për veten tonë. Nuk duhet të shqetësohemi se çfarë thonë partnerët ndërkombëtar. Është një marrëveshje ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan. Jam gati të rrezikojë karrierën time, dhe më shumë se aq , vetëm që të provojmë të arrijmë një marrëveshje . Por duhet të jetë një marrëveshje, që të dy palët do të jemi të kënaqur. Do të jetë një marrëveshje win/win” ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për taksën, duke thënë se si pasojë e atij vendimi, Serbia është duke humbur miliona euro, por për dallim nga Kosova nuk është duke ndërmarr ndonjë masë që do të dëmtontë shqiptarët.

“Ne nuk po vendosim kushte, kemi përmbushur të gjitha kushtet e Brukselit. Po humbim miliona euro nga taksa e vendosur. Ne nuk dëshirojmë që të dëmtojmë Kosovën. Sepse jemi të përkushtuar Jam i gatshëm që të vazhdojmë dialogun, Thaçi e di këtë. Asnjëherë unë nuk e kam thënë asnjë fjalë të keqe për shqiptarët”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë në mes të këtij debati ka ndërhyrë edhe Wolfgang Ichinger i cili ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje, dhe sipas tij një gjë e tillë nuk është e pamundur.

“Nuk është e pamundur të zgjidhet ai konflikt. Por fundamentale është që mund të bëhet”, ka thënë Ichinger,.

Edhe Johanes Hahn ka folur pas këtij debati, duke thënë se nuk mendon se cështja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë është më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Sipas Hahn, në momentin kur të dy palët vendosin masa bllokuese ndërmjet njëra-tjetrës, jo vetëm që e bllokojnë shtetet e tyre, por e bllokojnë të gjithë rajonin.

Hahn është pajtuar me Vuçiqin që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të jetë një marrëveshje ku fitojnë të dyja palët.

Ai thotë se tani është momenti për të arritur marrëveshjen finale, dhe ky moment nuk duhet të humbet.

“Nuk jam i sigurt nëse është e sigurt që çështja e Maqedonisë është me e komplikuar se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog është çështja më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kur këta e bllokojnë njëri –tjetrin, këta e bllokojnë të gjithë regjionin. Palët duhet të punojnë për arritjen e marrëveshjes. Nëse humbim, kohë, ne humbim momentin. Unë iu them që të gjeni një marrëveshje , që do të jetë pjesë e marrëveshjes, ku të dy palët do të fitojnë. Kjo është një gjë që të gjithë ta kuptojnë”, ka thënë Hahn, raporton Gazeta Express.

Më pas Thaçi i ka kujtuar Vuçiqit se të gjithë e dinë se kush ishte agresori gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se historia nuk mund të rishkruhet.

Sa i përket Asociacionit, Thaçi thotë se ai duhet të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës thotë se njohja që pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk është një dhuratë, por diçka që do të burojë si pasojë e marrëveshjes finale.

“Vuçiq tha që do të mbrojë serbët. Është e lehtë të krijosh drama, dhe ta luash viktimën. Ne nuk mund ta rishkruajmë historinë, të gjithë e dinë historinë dhe atë çfarë ndodhi në vitin 1999 dhe spastrimin etnik që ka ndodhur.

Sa i përket asociacionit të komunave ne jemi pajtuar që ai të themelohet në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Vuçiq duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 116 vende të botës. Unë dhe Vucic kemi dallime ndërmjet, megjithatë po përpiqemi për të gjetur një marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë një dhuratë, por do të jetë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I ftoj të gjitha shtetet, që të jenë sa më unike në mbështetjen e dialogut. SHBA-të janë shumë të qarta sa i përket kësaj çështje. E di që ka shumë skepticizëm. Por nuk kam parë ndonjë ide tjetër, se si duhet të dalim nga kjo situatë. Derisa nuk e zgjidhim këtë situatë, mundësia për të ndërhyrë e shteteve të tjera në këtë çështje është shumë më e madhe”, ka thënë Thaçi./GazetaExpress/

RITRANSMETIM NË FACEBOOK

RITRANSMETIM NË FACEBOOK: KONFERENCA NË MUNIH

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, February 16, 2019

Trump edhe zyrtarisht i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën si shtet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar homologut serb Vuçiq, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë, transmeton Telegrafi.

Në letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump thuhet:

I nderuar zotëri president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojë urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike – thuhet në letrën e presidentit Trump.

Dokument: 11 parimet e Platformës së Dialogut me Serbinë nga ekipi negociator

Ekipi negociator për dialogun Kosovë-Serbi, ka hartuar platformën lidhur me këtë proces, platformë kjo e cila pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës.

Draft- Platforma e hartuar, i jep goditje idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim e kufijve. Në draft- platformën të cilën e ka siguruar Telegrafi, theksohet qartë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm.

Ekipi negociator në këtë draft-platformë ka përmendur 11 parimet kryesore, mbi të cilat do të zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi dhe pritet të arrihet edhe marrëveshja me Serbinë.

Në këto parime përveç çështjes së sovranitetit të Kosovës, përmenden edhe çështja e të pagjeturve.

Po ashtu theksohet se marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet tё jetё e çartë dhe pa dykuptimësi.

Më poshtë ju sjellim parimet e plota dhe përmbajtjen e tyre:

Parimi 1, thekson se qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme:

(a)të ndërpresë të gjitha aktivitetet që pengojnë Republikën e Kosovës në rrugën drejt njohjes ndёrkombёtare si shtet i pavarur dhe sovran;

(b)të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës;

(c) të heqë dorё nga kundërshtimi, ose ndikimi mbi palët e treta që të kundërshtojnë, çfarëdo aplikimi nga Republika e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, OSBE-në, dhe agjencitë e tyre; dhe

(d) të heq dorё nga të gjitha format e ndërhyrjes në çështjet e brendshme apo marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Republika e Kosovёs beson se kjo ёshtё e vetmja mënyrë efektive për të nxitur bashkëpunimin midis dy shteteve, për të arritur progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, siç edhe parashihet nga Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të datёs 9 shtator 2010.

Në parimin 2 përmendet qartë se nuk ka marrëveshje për asgjë deri sa të mos ketë marrëveshje për gjithçka. Siç ёshtё theksuar nё Parimin 1, njohja e ndërsjellë duhet tё jetё rezultati primar, shkruan Telegrafi.

Parimi 3 sipas kësaj platforme thuhet se: Kushtetuta e Kosovёs e cila ka pёrfshirё obligimet e dala nga Plani i Ahtisaarit nuk është e hapur për negocim. Ky Plan shënoi pёrmbylljen e njё procesi tё negociatave tё autorizuara nga Kombet e Bashkuara për statusin përfundimtar të Kosovës dhe mori përkrahjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare si zgjidhja përfundimtare. Plani shpreh në mënyrë eksplicite atë që kërkohej nga të dyja palët për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, duke imponuar një sërë koncesionesh mbi Republikën e Kosovës pёr ofrimin e garancive për të drejtat e komuniteteve në Kosovë, veçanërisht komunitetin serb. Kosova i ka zbatuar me përkushtim tё gjitha dispozitat e Planit të Ahtisaarit.

Parimi 4: Objektivat politike të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut synojnë zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Republikën e Serbisë, duke përfshirë:

(a) heqjen e të gjitha pengesave të mbetura ndaj ushtrimit të pavarur të kompetencave sovrane të qeverisjes, në përputhje me parimet e mosintervenimit dhe mos-ndërhyrjes;

(b) avancimin e të drejtave të komunitetit shqiptar që jetojnë në Republikën e Serbisë, në reciprocitet tё plotё me komunitetin serb në Republikën e Kosovës;

(c) promovimin e respektimit nga të gjitha palët e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe refugjatët, së bashku me standardet përkatëse ndërkombëtare të qeverisjes demokratike, llogaridhënëse dhe transparente; dhe

(d) krijimin e mekanizmave të përshtatshëm për të adresuar krimet e luftës, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe drejtës humanitare, përfshirë zbardhjen e fatit tё tё pagjeturve, si dhe reparacionin.

Parimi 5: Marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet tё jetё e qartё dhe pa dykuptimёsi. Pёrvoja tregon se qasja e dykuptimёsisё konstruktive ka rezultuar nё zbatimin asimetrik të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Kjo praktikë mund të rezultojë me stagnim dhe mosmarrëveshje eventuale. Dialogu duhet të vazhdoj derisa të dyja palët të ndajnë një kuptim dhe interpretim të përbashkët të asaj se çfarë është rënë dakord.

Parimi 6: Çdo marrëveshje përfundimtare duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila parasheh që “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj” (Neni 2(2)). Integriteti territorial i Kosovës garantohet gjithashtu nga e drejta ndërkombëtare.

Parimi 7: Në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë një nivel tjetër të qeverisjes përveç nivelit lokal dhe qendror. Republika e Kosovës është e përkushtuar për respektimin e dispozitave të Kushtetutës dhe Planit të Ahtisaarit për bashkëpunimin ndër-komunal, por këto dispozita nuk mund të rezultojnë në nivel tjetër të qeverisjes.

Parimi 8: Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj, të drejtat mbi burimet natyrore dhe asetet të cilat janë në territorin sovran të Republikës së Kosovës, janë ekskluzivisht të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk janë të hapura për negociim.

Parimi 9: Pёr Republikёn e Kosovёs marrëveshja përfundimtare, ligjërisht e detyrueshme hyn nё fuqi, vetёm pas plotёsimit tё kushteve nё vijim a) Serbia ka njohur Kosovёn si shtet të pavarur dhe sovran, b) referendumi pёr marrёveshjen ёshtё mbajtur nё Kosovё, dhe c) marrёveshja ёshtё ratifikuar nga Kuvendet e tё dyja shteteve.

Parimi 10: Para dakordimit lidhur me formatin dhe rrjedhën e procesit të dialogut, Republika e Kosovës do të kërkojë masa të ndërtimit të besimit nga Republika e Serbisë. Këto masa përfshijnë:

(a) Zotimin që, në kuadër të marrëveshjes për të gjitha çështjet e tjera, delegacioni serb e ka autoritetin që të bie dakord për Parimin 1;

(b) Zotimin nga Republika e Serbisë se do t’i ndërpresë menjëherë të gjitha aktivitetet diplomatike apo aktivitetet tjera që synojnë të pengojnë ose minojnë njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera gjatë kohës sa dialogu është duke vazhduar, dhe se do të përmbahet nga kundërshtimi, ose nga inkurajimi i shteteve të tjera për të kundërshtuar, i aplikimeve të vazhdueshme të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Parimi 11: Në ushtrimin e mandatit të tij, Delegacioni Shtetëror do të funksionoj nёn premisat si nё vijim:

11.1 Transparenca: Delegacioni do të sigurojë informim të rregullt publik dhe parlamentar mbi ecurinë e dialogut.

11.2 Gjithëpërfshirja: Procesi negociues do të zhvillohet në atë mënyrë që të mundësojë përfaqësimin e interesave të gjithë qytetarëve të Kosovës. Do të ketë një përbërje të gjerë të Delegacionit Shtetëror, të komisionit mbikëqyrës parlamentar dhe të organeve të tjera të përfshira në këtë proces.

11.3 Qasja: Për ato grupe tё interesit që nuk përfaqësohen, Delegacioni Shtetёror do të krijojë një mekanizëm kontakti për të mundësuar pjesëmarrjen efektive në proces. Qёndrimet dhe sygjerimet e tilla do të merren parasysh dhe do të bëhen publike.

11.4 Konsensusi politik: Çdo herё që është e mundur, pozicionet negociuese duhet të merren nё konsensus politik midis partive parlamentare. /Telegrafi/

Mrekulli ! Angela Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, beson se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues në Evropë pasi ta përfundojë mandatin si udhëheqëse e vendit të saj.

Për Renzin, Merkel duhet të marrë rolin e Presidentit të Këshillit të Evropës, apo pozitën e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, shkruan Euronews.

Në librin e tij “Un’altra strada” (Një mënyrë tjetër), ish kryeministri italian ka shkruar: “Do të ishte e dëshirueshme që një figurë udhëheqëse si Angela Merkel, që pasi të largohet nga pozita e Kancelares në muajt e ardhshëm pas 15 vjet udhëheqje të pandërprerë, të mund të vazhdonte që t’i shërbejë Evropës me një kapacitet tjetër”.

“Merkel mund të ishte person i duhur që ta drejtonte Politikën e Jashtme, por që ajo do të ishte edhe kandidate e mirë për Kryetare të Këshillit”.

“Evropianët duhet të kërkojnë që Angela Merkel të jetë Presidente e Këshillit Evropian. Nuk e di nëse do ta bëjnë këtë” shkruan në librin e Renzi.

Aktualisht pozitën e kryetarit të Këshillit të Evropës e mban Donald Tusk, ndërsa atë të Shefes për Politike të Jashtme, Federica Mogherini.

A është takuar Vuçiq fshehurazi me Thaçin ? Përgjigjet presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “nuk kishte pasur asnjëherë ndonjë takim sekret me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, siç pretendojnë politikanët nga Aleanca për Serbinë”.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq një gjë të tillë e ka thënë gjatë përgjigjes së një pyetje rreth asaj se po komentohet se fshehtazi është takuar Thaçin.

Po sipas mediave, serbe, presidenti serb ka thënë se brengosët për situatën në Kosovë, sepse siç ka thënë ai, “është e qartë se kemi punë me njerëz të papërgjegjshëm, të cilët nuk mendojnë se çdo hedhje e benzinës në zjarr mund të sjellë një katastrofë që askush nuk dëshiron”.

“Ne nuk i kërcënojmë kurrë ata, edhe pse i dëgjojmë çdo ditë kërcënimet e tyre. Vetëm se unë mund të them para jush se – ai që mendon se mund të bashkojë Serbinë, kush mendon se mund të sulmojë serbët do të përballët me përgjigje të fuqishme dhe t’iu lutemi që këtë të mos e bëjnë”, është cituar presidenti i Serbisë. /Telegrafi/

Deputeti i PD qëllon me top boje Ramën, Gramoz Ruçi bën reagimin e menjëhershëm

Në një moment krejt të papritur në prani të kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferri, deputeti Edi Paloka ka që.lluar me bojë kryeministrin Edi Rama.

Paloka është përjashtuar në mënyrë të menjëhershme nga seanca nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Paloka ka pasur një shiringë të mbushur me bojë të cilën e ka zbrazur ndaj kryeministrit, teksa Rama ishte i ulur në vendin e tij të kabinetit qeveritar.

Edi Paloka ka refuzuar të dalë nga salla e Kuvendit cka ka detyruar Ruçin të ndërpresë seancën me 5 minuta.