Bllokohen Facebook dhe Instagram përkohësisht, ankohen përdoruesit / FOTO

Po i ndodhë shpesh, Facebook sërish me probleme edhe sot, ku tash e gati një orë nuk po funksionojnë dy platformat.

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram nuk po funksionojnë gati një orë, raporton Teleshkronja Post.

Për kto probleme po ankohen përdoruesit e sidomos faqet e bizneseve nëpër botë, sidomos bizneset të cilat audiencë kryesore e kan Instagramin.

Interneti është duke e shfrytëzuar rrjetin sociale Twitter për t’u ankuar e për të kuptuar se nuk është problemi vetëm tek ata.

Foto se si Facebook tregon problemin:

“A bon me fol” shëndrrohet në këngë pas takimit Tayna-Besim Hajra

Rep-artistja e cila ka bërë senzacion në estradën shqipfolëse, Tayna, e cila po korr suksese të vazhdueshme me këngët e saj, pritet së shpejti të vijë me një këngë të re.

Ajo, përmes rrjetit social Instagram, ka bërë me dije se ka takuar një djalë të ri, Besim Hajra, i cili është bërë i njohur në mbarë vendin nga videoja me shprehjen e tij “A bon me folë”.

Doruntina, e njohur si Tayna ka thënë se pikërisht kjo shprehje do të jetë në këngën e saj të re, e përmes së cilës dëshiron që këtë histori ta shndërrojë në diçka të këndshme.

“Unë takova Besim Hajrën, njërin prej djemve të videos ‘A bon me fol’. Besimi ishte njëri ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai m’tregoi për talljet që ju kishin ndodhur siç i dimë të gjithë dhe historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdorë fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të marrë një kahe tjetër. Besimi tha se ishte i pajtimit, po ashtu edhe për Ilirin tha se pranonte. Kënga vjen së shpejti dhe është me ndryshe se ajo që ju veç e keni dëgjuar”, ka shkruar Tayna.

Tayna tregon se Besimi është njëri prej personave më të ndershëm që ka takuar.

Ajo pasi u takua nga afër me Besim Hajrën, i cili ishte pre e bulizmit pas një videoje ku shfaqet duke thënë “A ban me fol.”

Deda pas takimit me Shpend Ahmetin e Visar Ymerin tregon pse u takuan

Themeluesi dhe deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se takimi i sotëm me krerët e PSD-së, ka qenë ekskluzivisht një takim ku është diskutuar rreth dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, ai ka thënë se këto janë takime të rregullta javore, ku diskutohet për çështjen e dialogut të Brukselit.

“Takimi ynë ka qenë, takim i rregullt javor, për dialogun me Serbinë”, ka thënë Deda për Gazetën Express.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë takim.

Vlenë të theksohet se raportet ndërmjet Dedës dhe kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk janë aq të mira sa në fillim kur e kishin themeluar partinë.

Shkak për këtë janë vendimet që ka marrë Deda për të votuar Buxhetin dhe për të respektuar marrëveshjen që partia e tij kishte arritur me PSD-në për të qenë bashkë sa i përket Platformës për Dialogun e Brukselit.B.V.

Nga: GE

1 mijë euro gjobë për prindërit që pinë cigare me fëmijët në veturë

Është një nga vrasësit e heshtur dhe një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në mushkri, bëhet fjalë për duhanin.

Disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ligjin kundër konsumimit të duhanit në vetura në prezencë të fëmijëve.

Policia në shtetet si Arkansas, Kalifornia, Utah, Virginia, etj. do t’i gjobitë prindërit me një mijë euro nëse kapen duke pirë cigare me fëmijët në veturë, shkruan moms.com.

Gjoba për herë të parë dhe të dytë është një mijë dollarë, ndërsa nëse ndodh hera e tretë atëherë gjoba shkon deri në 10 mijë dollarë.

Ky legjislacion tashmë pritet të kalojë edhe në Shtëpinë e Bardhë pastaj të votohet në kongres dhe senat.

Haradinaj e thotë shkurt: Mogherini është arsyeja pse dialogu nuk vazhdon

Dje gjatë ditës në një deklaratë për media, si ndërmjetsuesja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha se dialogu vazhdon atëherë kur hiqet taksa.

E menjëher sot ka reaguar kryeministri i vendit, duke treguar arsyen pse dialogu nuk po vazhdon dhe kush është fajtori, shkruan Teleshkronja Post.

Kryeminsitri në Facebook shkruan se dialogu ka dalë nga binarët, dhe kjo ka ndodhur për shkakun e Frederica Mogherinit, e cila ka lejuar të diskutohet për shkëmbim territoresh.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova është e përkushtuar që ky dialog të vazhdojë dhe mund të vazhdojë pa e lidhë me temën e tarifave./teleshkronjapost.info/

Postimi i plotë i të parit të qeverisë :

Haradinaj sot takon në zyrtarin e lartë nga Britania e Madhe

Sot, kryeministri Ramush Haradinaj takohet në mesditë me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

R.Moore paraditën e sotme u takua me bashkëkryesuesit e dialogut nga pala kosovare, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit njofton se takimi mes Haradinajt dhe zyrtarit të lartë britanik do të zhvillohet në orën 12:00 në mesditë.

Vizita e Moore është e treta brenda një jave prej delegacioneve të huaja në Kosovë, në vazhdën ku po tentohet të fillon dialogu mes dy shteteve.

Të shtunën Prishtinën e ka vizituar Nënsekretari amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili ka takuar tre krerët shtetërorë në Ambasadën amerikane.

Ndërsa, të hënën në Zyrën e Kryeministrit ka qëndruar dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Pavarsishtë këtyre vizitave Haradinaj ka qëndruar i pa lëkundur në qëndrimin e tij për tarifën 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake./TeleshkronjaPost/

Aksident me gjashtë të lënduar në Drenas / Video

Mbrëmë, me 12 mars rreth orës 11:30 pak para mesnatës ka ndodhur një aksident komunikacioni ka ndodhur në fshatin Korroticë të komunës së Drenasit.

Sipas dëshmitarëve në aksident janë të përfshira dy vetura. Ata kanë thënë për Indeksonline se nga aksidenti kanë pësuar lëndime gjashtë persona.

Ekipet policore dhe ato mjekësore me të marr informatën kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Të lënduarit janë marr me veturën e ambulancës dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Video nga incidenti në Korroticë :

Pse SHBA u ndalon hyrjen shumë këngëtarëve kosovarë ?

Disa këngëtarë shqiptarë, në njëfarë forme mashtruan shtetin amerikan. Ata shkuan atje me viza turistike, ndërkohë që fituan nga mbajtja koncerteve. Për këtë arsye ambasada amerikane tani u ka vënë ndalesë të përkohshme dhe nuk u jep viza.

Për një kohë të caktuar Shkelzen Jetishi s’do të mund të marr bakshishe në SHBA si në shumë video që qarkullojnë në internet.

Ai ka ndalesë të përkohshme për të udhëtuar në këtë vend dhe nuk mund të marrë vizë.

Xeni i ka thënë Klan Kosovës se ka ndalesë të përkohshme por nuk dha shumë detaje rreth kësaj çështje.

Problem të njëjtë pati edhe këngëtari Afrim Muçiqi.

Edhe atij i është refuzuar viza amerikane. Këngëtari ka dyshimet e veta pse Ambasada Amerika ia refuzoi atij vizën.

 

“Ka qenë përvjetori i Pavarësisë së Kosovës. Unë në atë kohë kam pasur pasaportë të UNMIK’ut tre vjet. Është e vërtetë se unë kam kënduar, e di edhe Ambasada”, tha Muçiqi.

Për këta këngëtarë të cilët deri më tash dihet se u janë refuzuar vizat mësohet se arsye është se ata me viza turistike kanë kënduar nëpër ahengje dhe koncerte. Për këtë veprimtari atyre u duhet vizë e punës.

Nga Ambasada e Amerikës u refuzua edhe këngëtari Gena në dhjetor të vitit të kaluar.

Por sipas menaxheres së tij për arsye të tjera.

‘Nuk zgjodhëm organizatorë të duhur, tani do të kërkojmë dikë që të jetë korrekt”, tha ajo.

Në shtetet e jashtme ku këngëtarët shqiptarë po shkojnë të këndojnë tashmë janë të njoftuar me aktivitetin e tyre.