ZYRTARE: Nisma Social Demokrate dhe AKR nënshkruajnë koalicion para zgjedhorë me Limajn kandidatë për kryeministër

Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Fatmir Limaj në fjalën e tij ka treguar se do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion, duke shtuar se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme.

“Është një lajm i mirë për vendin. Lajm i mirë për politikën në vend. Një lajm që tregon se me këtë vendim të sotit, do të ndërtojmë një bosht politik, presim që të bashkohen edhe grupe tjera politike. Besoj që është shumë e rëndësishme të kemi një frymë konkstruktive. Besoj që koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR, jep një mundësi të tillë. Unë kam nderin që do të jem kandidat për kryeministër nga ky koalicion”, ka thënë Limaj.

Ndërkohë, Pacolli ka thënë se do të kenë një listë të përbashkët zgjedhore dhe se do të bëjnë një punë dinjitoze.

“AKR dhe NISMA mbrëmë kanë biseduar për koalicion. AKR dhe NISMA do të jenë në një koalicion parazgjedhor. Do të kenë një listë të përbashkët, me kandidatin e vetë për kryeministër. Do të bëjmë një punë dinjitoze”, ka thënë Pacolli.

Nisma-AKR bëhet koalicioni i dytë para zgjedhorë, pas koalicionit AAK – PSD./TeleshkronjaPost/

Sylë Tahirsylaj: Edhe nesër temperatura përvëluese, nga e mërkura shi, mund të ketë edhe breshër

Temperaturat në vendin tonë kanë shënuar rritje. Mirëpo, si duket ditëve të nxehta në Kosovë po u vjen fundi. Ani se temperaturat për ditën e sotme kanë arritur në 36,2 gradë celsius, nga nesër moti pritet të ftohet. Kështu paralajmëron për Express, eksperti i metrologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcillet me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka deklaruar ai.

E nga e enjtja, Tahirsyla deklaron se vendi mund të përballet me reshje breshëri ani se Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër reve dhe breshrit. Tahirsylaj thotë se gjithçka është në dorën e perëndisë.

“Do të ketë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve, është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, thotë eksperti i meteorologjisë në Kosovë, Sylë Tahirsylaj.

E në bazë të matjeve profesionale që janë bërë në stacionin meteorologjik satelitor, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, temperaturat maksimale për ditën e sotme kanë arritur në 36,2 gradë celsius.

“Temperaturat minimale në shkallë vendi pas ditës së mërkurë do të luhatet nga 12 deri në 14 dhe më e larta ditore 22-25 gradë celsius. Ndërkohë sipas matjeve, temperaturat për ditën e sotme do të shkojnë deri në 36.2 gradë celsius”, thotë Tahirsylaj.

8 vjet negociata, myslimanët lejohen ta falin Bajramin në stadiumin e MetLife

Besimtarët të besimit Islam në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lejuar më në fund të falin Namazin e Bajramit në Stadiumin Metlife në New Jersey.

Negociatat mes Bashkësisë Islame të New Jerseyt dhe zyrtarëve të stadiumit kanë zgjatur plot 8 vite, përcjellë Teleshkronja Post

Stadiumi morri një pamje të bukur dhe u stërmbush nga myslimanët që e falën namazin në barë.

Foto gjatë faljes së festës së Kurban Bajramit :

Stadiumi MetLife në New Jersey është një nga stadiumet me kapacitetin më të madhë të ulëseve në SHBA, ku janë zhvilluar ndeshje ndërmjet gjidandëve si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester United, Barcelona dhe shummë klube të tjera./TeleshkronjaPost/

“Ushtria e Kosovës do ta ketë armatimin më të sofistikuar në rajon”

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka bërë me dije se qeveria me vënien e taksës nuk i ka bllokuar produktet serbe.

Ai për televizionin publik ka veçuar edhe marrëdhëniet Kosovë-SHBA i cili tha se Kosova nuk ka prishur kurrfarë marrëdhënie me SHBA-në sepse siç thotë ai ata janë miqtë e Kosovës.

Haradinaj po ashtu ka theksuar se Kosova po forcon ushtrinë më armatim të sofistikuar.

“Ne i kemi taksu produktet serbe dhe nuk i kemi blloku. Ne nuk e kemi blloku kufirin. Pikërisht SHBA-ja qet tarifa dhe taksa. Qëllimi kryesor i taksës është njohja nga Serbia. Ne një ditë do të arrijmë marrëveshje me Serbisë, prandaj taksa nuk është e përjetshme. Edhe serbët janë lodhur dhe po kërkojnë zgjidhje. Ka pakënaqësi të mëdha. Është absolutisht e pavërtetë që ne i kemi prish marrëdhenit me SHBA-në, sepse kemi miq të shumtë atje. Ne do ta forcojmë ushtrinë me armatimin me të sofistikuar, sepse do të na ndihmojnë miqtë tanë. Nëse fqinjtë tanë marrin armatim të ndryshkur nga Rusia, kurse ne kemi dhe do ta kemi armatimin modern nga SHBA-të”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik.

Goli i mrekullueshëm i Eden Hazard kundër Salzburg

Real Madrid siguroi një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Red Bull Salzburgut në miqësoren e tyre të parafundit këtë para-sezon të mërkurën falë një sulmi të vetëm të Eden Hazard.

Ai shënoj golin e parë të tij për ekipin e La Ligas, transmeton Teleshkronja Post.

Pasi pranoj një top në anën e majtë të fushës, hyri përmes linjës pranë zonës dhe dribloj dy lojtarë para se të gjuante fuqishëm dhe të shënoj super gol.

Shikoni golin e parë të Eden Hazard me fanelen e Los Blancos :

Nabil Fekir shënon në debutim për Real Betisin

Las Palmas shfrytëzoi rastin për të festuar karrierën e Ruben Castro të mërkurën në mbrëmje, me një ndeshje provuese kundër Real Betis, megjithatë ishte Nabil Fekir ai që mori vëmendjen duke shënuar në debutimin e tij për klubin Andaluzian.

Castro përfaqësoi të dy skuadrat gjatë karrierës së tij në futbollin spanjoll, dhe ishte e përshtatshme që ata u bënë bashkë para fillimit të sezonit të LaLiga Santander për të falenderuar sulmuesin veteran.

Ardhja e Fekir në në qytetin e Seviles ka qenë disi befasuese, edhe pse përshtatet me politikën e klubit për të nënshkruar lojtar me shumë talent, të cilët nuk mund të duket se gjejnë një lëvizje në një nga shtëpitë tradicionale të Evropës.

Lo Ceslo

Largimi i menjëhershëm i Giovani Lo Celso është kompensuar me ardhjen e francezit, dhe ai tregoi të mërkurën atë se sa ishte i aftë, transmeton Teleshkronja Post.

Goli i tij në minutën e 16 të lojës ishte goli i vetëm i lojës, megjithëse është e paqartë se si do të përdoret ai në sezonin e ardhshëm.
/TeleshkronjaPost/

Unikkatil takohet me Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar rep-artistin e famshëm Viktor Palokaj në zyren e tij.

Reperi i njohur me nofkën Unikkatil, i cili mbajti koncert madhështorë javën e kaluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, publikoj një foto me Haradinajn, shkruan Teleshkronja Post.

Ndërsa ky i fundit ka postuar një foto me shkrim në Facebook, ku thotë:

Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës! RH

Ky takim mes Unikkatilit dhe Haradinajt mund të ketë ardhur si pasojë e qëndrimeve të të dyve kundër ndarjes së Kosovës.

Haradinaj e ka përmendur disa herë se sa kundër kësaj ideje është, ndërsa edhe Unikkatil në koncert e ka përmendur këtë, duke thënë se për këtë arsyeje ka zgjedhur Mitrovicën që të përformoj./TeleshkronjaPost/

Penaltia e parë për Xherdan Shaqirin kundër Man City (VIDEO)

Ekipi i Manchester City ka arritur të fitojë (5-4) në penallti ndaj Liverpoolit në finalen e Superkupës së Anglisë të njohur ndryshe si FA Community Shield pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Në gjuajtjet e penalltive më të saktë ishin lojtarët e Guardiolës, të cilët fituan në fund me rezultat Liverpool 4-5 Man City.

Në këtë takim luajti edhe Xherdan Shaqiri në 15 minutat e fundit të takimit ku u paraqit mjaftë mirë dhe ia shpaguajti besimin e Jurgen Klopp.

Xherdani u fut në lojë gjatë minutës së 78 të takimit, ku hyri në vendin e Roberto Firminos.

Për Liverpoolin, ylli shqiptar Shaqiri e shënoi golin e parë në penalti pas kohës së rregullt, transmeton Teleshkronja Post.

Shikoni golin e Shaqirit, ndërsa Bravo nuk kishte gjasa përballë gjilanasit :