Suxhuk i pjekur me kërpudha, perime dhe djathë

Kombinim i mrekullueshëm i shijes!

Përbërësit:

1 kungull i vogël,
– 5 copë suxhukë,
– Pak vaj,
– 6 patate të ziera,
– 300 g kërpudha të ziera mali,
– 200 g djathë të grirë në rende,
– – 1 lugë të madhe erëza.

Përgatitja:

Kungullin e presim në rrathë dhe rendisim në tepsi të vajosur.

Patatet e ziera i qërojmë, i presin në kube dhe i vëmë në rrathë të kungullit.

Pastaj i vendosim kërpudhat e ziera dhe shtojmë erëzat dhe i qesim djathin e grirë në rende.

Në fund i vëmë copat e suxhukut dhe i pjekim në furrë shporeti gjysmë ore

Patate me spinaq

Nëse nuk e keni provuar akoma këtë variant, atëherë nxitoni. Sepse keni humbur shumë.

Udhëzimet e përgatitjes nga meshije.com .
Hapi 1
Spinaqin lajeni dhe priteni imët.

Hapi 2

E kam përfunduar këtë hap
Qepën e grirë imët kaurdiseni për pak minuta në gjalpë.

Hapi 3
Shtoni patatet e qëruara e të grira në rende. Kaurdisini mirë të gjitha derisa të ndryshojnë pak ngjyrën.

Hapi 4
Shtojuni mëlmesat e më pas në fund të një tave vendoseni një rend patate, një rend spinaq e në fund sërish patate.

Hapi 5
Sipër perimeve hidheni një përzierje me 200 ml shtalpë, vezë, kripë e piper.

Hapi 6
Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta.
Ju bëfshin mirë.

Tortat për vitin e ri: Torta nga mbretëria e akullit

Receta e ëmbëlsirës kërkon kohë për përgatitjen por është mjaft e shijshme dhe delikate

Miqtë, familjarët dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë dhe do ta shijojnë së tepërmi, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 200 g gjalpë,
– 250 g sheqer të kafenjtë,
– 3 vezë,
– 225 g miell,
– 2 lugë pluhur për ëmbëlsira,
– 50 g ajkë neutrale,
– 100 g çokollatë për zierje,
– 3 lugë xhem dredhëzash.

Për fill:

– 500g sheqer,
– 1 lugë ekstrakt vaniljeje,
– 1 lugë glukozë të lëngshme,
– 300 g sheqer pluhur.

Përgatitja:

Tundeni gjalpin dhe sheqerin e kafenjtë, shtoni një nga një vezët dhe përzieni me miell, pluhur ëmbëlsirash dhe me pak kripë.

Në fund përzieni çokollatën e shkrirë, 50 g ajkë neutrale dhe 100 ml ujë të valuar.

Ndani brumin në dy pjesë dhe piqeni secilën pjesë në tepsi rreth gjysmë ore.

Lini në që të ftohen dhjetë minuta pastaj ngadalë hiqeni nga letra e pjekjes. Koret le të ftohen tërësisht para se t’i qitni fillin.

Për fill, nxehni sheqerin, vaniljen dhe glukozën derisa të shndërrohen në shurup të tejdukshëm (kujdes me sheqerin e nxehtë!). Hiqeni nga zjarri. Tundni të bardhët e vezëve deri sa të bëhen sikur borë e fortë dhe shtoni ngadalë në shurupin e vluar.

Përzieni pa ndërprerë derisa të bëhet një masë e dendur, ndërsa në fund shtoni duke e tundur edhe sheqerin pluhur.

Lyeni të dy koret me xhem dhe bashkoni duke u kujdesur që korja e sipërme të jetë e pastër.

Lyeni ëmbëlsirën me fill dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

Ëmbëlsirë më verë të kuqe

Përbërësit:

▪ 100 gr çokollatë kuzhine e hidhur
▪ 4 ve
▪ 200 gr gjalpë
▪ 200 gr sheqer
▪ 250 gr miell
▪ 1/2 qese pluhur për ardhje
▪ 1 lugë çaji kanellë
▪ 2-3 lugë çaji kakao
▪ 125 ml verë e kuqe

Përgatitja:

Çokollata grihet me thike kuzhine, ose me rende. Vetë ndahen, e bardha e vesë tundet me mikser derisa të ngjizët, dhe futet në frigorifer.

Në një enë qitët buteri dhe bashkë me sheqerin tunden më mikser, pastaj shtohet e verdha e vezëve, duke u përzier njëra pas tjetrës, aq gjatë sa kur qitët veja tjetër, mos të mbetën gjurmë të vezës së parë!

Mielli,çokollata e grirë, kakao, kanella dhe pluhuri për ardhje, përzihen së bashku, dhe i shtohen buterit nga pak, duke u përzier e njëkohësisht duke i shtuar edhe verën e kuqe.

Pastaj e bardha e vezës hiqet nga frigoriferi dhe, 1/3 i shtohet brumit, duke e përzier me mikser, e pjesa tjetër përzihet ngadalë me lugë.

Brumi i përgatitur qitet në tepsi të lyer me yndyrë, në furrën e nxehtë prej 180°C piqet 50 minuta.

Recetë nga: Qamile Fetahaj – Kajtazi