A e dini cili është vendi më i mirë për t’u ulur në aeroplan ?

Është një nga format më të sigurta të udhëtimit, udhëtimi me aeroplan, por e ka dhe marifetin e vet ky mjet udhëtimi.

Edhe pse kur arrini në destinacion pasi keni udhëtuar me avion doni ta falënderoni me zemër shpikësin e avionit që ju dhuroi këtë komoditet, jo gjithçka është kaq e lehtë sepse sidoqoftë jeni duke udhëtuar në ajër dhe mos të harrojmë se ka shumë njerëz që e kanë fobi avionin vetëm për këtë.

Ekspertët e avionëve flasin se ka disa sekrete të vogla që mund t’i merrni në konsideratë në mënyrë që të keni një udhëtim sa më të kënaqshëm.

Nëse ka vende të rezervuara në avion mos mendoni që janë gjithmonë komode sepse në përgjithësi këto vende janë për persona që mund të kenë probleme shëndetësore ose për bebe të cilat qajnë përgjatë gjithë kohës që fluturoni.

Kështu që mund të ndodhë që vendi se mendoni se do t’ju sjellë më tepër komoditet të jetë vendi më i pakënaqshëm.

Ekspertët rekomandojnë që të uleni në fund të avionit, sidomos në udhëtime të gjata sepse do të keni shërbim më të mirë të asistentëve të stafit, të cilët aty qëndrojnë.

Foto e laptopit të parë

Historia e laptopëve përshkruan përpjekjet – kryesisht të filluara në vitet 1970 dhe 1980 – për të ndërtuar kompjutera personalë të vegjël portativë që kombinojnë komponentët, inputet, rezultatet dhe aftësitë e një kompjuteri në një shasi të vogël.

Para se kompjutera laptopë të ishin teknikisht të realizueshme, u propozuan ide të ngjashme, më së shumti koncepti i Dynabook Alan Kay, i zhvilluar në Xerox PARC në fillim të viteve 1970.

Në ditët e sotme laptopët bëhen gjithnjë e më të sofistikuar, shumë të hollë, të lehtë, me fuqi të madhe kompjuterike dhe madje shumë prej tyre kanë ekran me prekje ose ekran të dyfishtë që paloset mbrapa, etj

Por, laptopi parë i hedhur në treg më 3 prill 1981 ishte shumë më ndryshe. Të shohësh se si ka qenë çuditesh se sa shumë ka përparuar teknologjia.

Duket si ndonjë radio e vjetër transmetimi e Luftës së Dytë Botërore, transmeton Teleshkronja Post.

Foto: Laptopi i parë.

Në atë kohë laptopi i quajtur Osborne 1 ishte teknologjia e fundit, zhvilluar nga Adam Osborne.

Osborne 1 (foto) kishte një RAM vetëm 64 KB, peshonte 10.7 kilogramë dhe kushtonte 1,795$ (të barasvlershme me 4,729$ sot), ndërsa programet që kishte të instaluara kushtonin pothuajse aq sa vete laptopi, përshirë sistemin operativ CP/M.

Gjithashtu, kishte dhe lojëra, por për shkak se nuk suportonte grafikë të komplikuar bardhë e zi apo me ngjyra, ato ishin thjesht të bazuara në tekst.

FOTO: Gjendet një arkë nga shekulli i XIV, zbuluesit mahniten nga ajo që gjejnë brenda

Arkeologji: Një arkë e shekullit të 14-të që përmbante më shumë se 550 monedha ari dhe argjendi që potencialisht ka vlerë 150 mijë paund është zbuluar në Buckinghamshire.

Zbuluesit që e gjetën atë arkë, ishin me katër detektorë amatorë që kërkonin metal kur hasën në këtë thesarë, raporton Teleshkronja Post.

Ky zbulim përfshin 12 monedha shumë të rralla të arit qe mendohet të jetë një nga sasitë më të mëdha të gjetura ndonjëherë nga Mbretëria e Bashkuar në dekadën e fundit.

Monedhat mbahen në një muze derisa të vlerësohen zyrtarisht dhe me pas do të shiten. Të ardhurat do ndahen midis gjetësve dhe pronarit të tokës.

Fillimisht kërkuesit gjetën vetëm 12 monedha ari që i përkisnin periudhës së Eduardit të I dhe II. Por burrat vazhduan gërmimet dhe gjetën monedhë pas monedhe në të njëjtin vend.

Ditën e parë gjetën 276 monedha argjendi dhe nëntë ari. Monedhat e argjendta besohet të jenë nga periudha e sundimit të Eduardit I dhe II – 1272 deri në 1327 – Thesari dyshohet se është fshehur nga një person i pasur më shumë se 600 vjet më parë.

Sipas rregullave të zbulimit dhe gjetjes së thesarit, çdo gjë mbi tre monedha konsiderohet një “grumbull” – që do të thotë se duhet të deklarohet tek organizatorët.

Zona duhet të pastrohet dhe është pohuar bashkërisht nga katër burrat, të cilët pastaj u lanë të punonin vetëm.

Ata thanë se duhej të luftonin kundër konkurrencës dhe të pranonin se u ‘plot tension’ kur lajmet e gjetjes patën raundin e festivalit./TeleshkronjaPost/

Pesë mijë euro gjobë për shoferët që lagin këmbësorët në Britani

Nuk janë të pakta rastet kur në ditët me shi, drejtuesit e makinave të pakujdesshëm i bëjnë qull këmbësorët pranë rrugëve.

Tashmë kësaj torture i ka ardhur fundi në Britani. Edhe pse mund të duket si diçka jo e drejtë nga shumë njerëz që kanë mjete, për këmbësorët ky është lajmi më i mirë që mund të kenë marrë ndonjëherë.

Ndonjëherë lagia e këmbësorëve kthehet edhe në lojë argëtuese për shumë shoferë të cilët janë komodë në makinë. Tani ata do të mendohen më shumë se dy herë përpara se të lagin enkas një këmbësor i cili ndodhet duke pritur të kalojë rrugën.

Ligji është përcaktuar në Ligjin e Trafikut të Rrugëve (1988), në të cilin thuhet se nuk mund t’i jepni makinës “pa konsideratë të arsyeshme për personat e tjerë”.

Denime standarde që është vendosur për këtë veprim është 100 paund dhe heqjen e tre pikëve në lejen tuaj të drejtimit.

Por kjo nuk përjashton as vendosjen e gjobës me 5.000 paund. Ndoshta do të ishte më mirë të mos kishit fare një makinë në raste të tilla, ose vërtet do duhet që t’i shmangni të gjitha pellgjet që janë në rrugë.

Shoferët e kanë për detyrim që të tregojnë kujdes e respekt për këmbësorët, por edhe për përdorues të tjerë të rrugës. Mos bëni gjeste të tilla, pasi ndëshkimi është i rëndë dhe do u kushtojë shtrenjtë.

Mos i hedhni bërthamat e avokados

Avokado është një nga ushqimet më të përdorura sidomos kohëve të fundit për shkak të vlerave ushqyese qe përmban.

Një hulumtim i bërë nga një grup i Universitetin të Pensilvanisë gjatë studimit të vlerave të avokados kanë vërejtur që edhe bërthama e tij përmban disa veti anti-nflamatore.

Përgjatë viteve të fundit ata kanë arritur ta përfitojnë një lëng i cili ishte derivat i këtyre bëthamave dhe i kanë studiuar vlerat e tij.

Sipas një studimi të publikuar në revistën e Shkencës dhe Teknologjisë së Ushqimeve, thuhet se historikisht disa vende të Amerikës se Jugut e kanë shfrytëzuar këtë bërthamë për të trajtuar inflamacionet dhe rastet e lidhura me sëmundje të traktit gastrointestinal dhe ineksioneve parazitale.

Edhe studiuesit e tjerë e mbështesin këtë teori duke përmendur që avokado është i pasur me polifenole, të cilat janë substanca natyrale me efekt antioksidant.

Në studimin e fundit ekipi realizoi një eksperiment in-vitro duke përdorur enzimet të cilat prodhohen si rezultat i përgjigjes së sistemit imun ndaj një sëmundje inflamatore.

Më detajisht, hulumtuesit u fokusuan në reaksionin e ekstraktit të përfituar nga bërthama e avokados dhe disa makrofagëve-një lloj i qelizave të sistemit imun. Ata panë që nga përbërësit e ekstraktit të bërthamës së avokados inhibohej prodhimi i qelizave inflamatore.

“ Shkalla e aktivitetit që pati bërthama e avokados ishte në nivel të ulët, mirëpo kjo përbën një nismë të mire për të vazhduar me studime të mëtutjeshme”, tha Dr. Lamberd, një nga pjesemarrësit e këtij studimi.

Përpara se të arrihet në një përfundim, hapi i radhës i këtyre hulumtuesve është që të zhvillojnë eksperimente në modele të shtazëve për të dëshmuar mbi vetitë anti-inflamatore të kësaj bërthame.

Luan veprat e Mozartit me sy të mbyllur dhe mund të luaj këngë të ndryshme në dy piano njëkohësisht / Video

Talenti i tij është i jashtëzakonshëm, ndërsa ju deshën vetëm pak minuta për t’u bërë një nga personat më të famshëm në botë.

Është vetëm 13 vjet dhe tashmë ka arritur të mësojë të luajë veprat e kompozitorit të famshëm botëror, Mozart, e këtë Lydian Nadhaswaram e bën me sy të mbyllur.

Vogëlushi së fundmi ishte mysafir në “Ellen Show”, ku foli për pjesëmarrjen e tij në kompeticionin “The World’s Best”, ndërsa luaji edhe në piano. Një perfomancë fantastike dhe e rrallë.

VIDEO :

A e keni ditur arsyen pse çajit të zi i thonë çaj rusi?

Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë.Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Shija e çajit varet nga Kualiteti i çajit, Uji në të cilin zihet, dhe Ena në të cilën përgatitet.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.

Historia e panjohur e Azem Galicës

Nëse Serbia e mbajti për afro 100 vjet Kosovën, gjatë këtij shekulli ajo tokë është larë me gjakun e burrave dhe grave që luftuan me armë në dorë kundër raprezaljeve dhe gjenocidit.

Kështu ndodhi atë të martë të nxehtë të 22 korrikut të vitit 1924, kur plumbi i dalë nga pushka e një serbi e plagosi rëndë Azem Galicën për t’i shkaktuar vdekjen 4 ditë më vonë.

SKENA E VRASJES

Pas mesit të natës së 21 korrikut 1924, rreth 2 mijë ushtarë të shoqëruar me 12 topa të ushtrisë jugosllave ia behën në Kosovë duke sulmuar fshatrat Galicë, Mikushnicë dhe Lybavec. Objektivi ishte asgjësimi në masë i shqiptarëve që i kishin rezistuar pushtetit serb.

Mes tyre objektivi kryesor ishte vrasja e Azem Galicës dhe trimave të tij, prandaj rrethimi i kullës së tij ishte pjesa më e rëndësishme e planit të këtij sulmi. Por edhe pse të papërgatitur, rezistenca e Azem Galicës dhe e gjithë trupave të tij, të mbështetur nga e gjithë popullsia e zonës ishte heroike. Gjatë luftimeve një plumb e goditi në shpatullën e djathtë, por plaga nuk ishte e rëndë dhe ai vazhdoi luftimet, edhe pse ishte plagosur.

Pas 8 orë luftimesh me 84 trima të vrarë kundrejt 94 serbëve të vrarë, Azem Galica me bashkëshorten e tij, Shoten, dhe trimat, arrijnë të gjejë një shteg për t’iu shmangur rrethimit. Ishte ora 16.00 e 22 korrikut 1924 kur dy xhandarë po e ndiqnin nga pas, duke qëlluar në drejtim të tij.

Një plumb tjetër goditi gjerdanin e fishekëve rezervë që mbante në brez dhe kjo shkaktoi shpërthimin e barutit të disa fishekëve, duke i sjellë dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore. Që nga ky moment Azem Galica ishte i paralizuar.

I ndodhur në këtë gjendje, shokët e transportuan duke e vendosur në një barrelë të përgatitur me mjete rrethanore. Pas tri ditësh udhëtim me disa ndalesa, Azem Galica vdiq në duart e bashkëluftëtarëve të vet dhe të bashkëshortes Shote. Ishte ora 06.00 i 25 korrikut, kur teksa jepte amanetet e fundit, ai dha shpirt.

AZEMI DHE SERBIA

Për të kuptuar më mirë se kush ishte dhe sa peshë kishte Azem Galica mjafton të sjellim një deklaratë të deputetit të Kosovës, Jovan Magovçeviçi në Parlamentin e Beogradit, më 11 tetor 1923 i irrituar ndaj veprimatrisë së tij.

”Zotërinj, unë i kam dy vota, një si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Për luftën në Arbërinë e Vogël folën qarqet e mëdha politike e diplomatike të Evropës.

Shtypi i asaj kohe e kishte lëndë të parë këtë betejë.

“Në luftën dëshprimtare që u ba, u plaguen 150 shqiptarë. Disa nga këta kanë ardhë për shpëtim në Krumë… Sigurisht Azemi nuk dihet se ku ndodhet.”

Vlen të përmendet se në këto momente doli si kushtrim thirrja që duket sikur kumbon edhe sot:

“Prite Azem Galicën”!

VARRI NGA SHPELLA NË NJË KOMPLEKS PËRKUJTIMOR

Ishte një nga amanetet e Azem Galicës që ta varrosnin në një vend të sigurt, të fshehtë dhe të thellë, në mënyrë që trupin të mos ia gjenin serbët.

Bashkëshortja dhe miqtë e tij e varrosën në një vend ku do qëndronte për 47 vjet. Në shpellën “Çuku që kërcet” të malit të Përçevës, 73 metra thellë, varri i tij u ngjan më shumë atyre të faraonëve të Egjiptit të lashtë.

Në vitin 1974 eshtrat u nxorën prej andej dhe u varrosën në varrezat e familjes në Galicë.

Duhet të kalonin 96 vjet që eshtrat dhe varri i Azem Galicës të merrte nderin që meritonte. Më 19 gusht të vitit 2016 shteti i Kosovës i kreu nderim zyrtar, më dinjitozin heroit të vet.

Teksa eshtrat e Azem Galicës varroseshin për herë të dytë, pjesëmarërsit e ceremonisë shikonin me sytë e tyre një hero që besoi se Kosova një ditë do ishte e pavarur dhe e çliruar nga vargonjtë serbë.

ISA BOLETINI, AZEM GALICA, ADEM JASHARI

Tre heronjtë simbol të Kosovës kanë një lidhje të çuditshme mes tyre. Në vitin 1909 teksa kryengritësit kosovarë marshonin hipur në kuaj në Drenicë për të luftuar kundër serbëve, Isa Boletinit i bëri përshtypje një djalë 20-vjeçar që drejtonte trimat e tij shumë herë më të mëdhenj në moshë se ai.

Pasi pyeti se cili ishte ai dhe shoqëruesit i thanë se ishte djali i Bejtë Galicës, Isa Boletini iu afrua dhe i tha:

“Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur të çosh në vend amanetin e babait tënd, rrugën e tij lufatarke. Zemra m’u bë më mal, sepse Bejta nuk paska vdekur”.

Më 25 korrik 1990 teksa përkulej me plot nderim në varrin e Azem Galicës, Adem Jashari u betua se do të vazhdonte rrugën e lirisë në emër të tij.

Isa Boletini, Azem Galica dhe Adem Jashari, u vranë nga serbët duke u kthyer në simbol të luftës për liri.

10 fakte

Azem Galica është një nga heronjtë më të paepur për liri në historinë e Kosovës ndaj pushtimit serb

Bashkë me Isa Boletinin dhe Adem Jasharin, Azem Galica ra dëshmor duke luftuar me armë në dorë ndaj ushtrisë serbe

Azem Galica deri ditën që ndërroi jetë kishte 14 vjet që luftonte me armë në dorë me çetën e tij kundër pushtetit serb në Kosovë

Pas dy vitesh qëndrimi në burgun e Pozharevcit, në Serbi 1913-1915, Azem Galica u arratis dhe jetoi për shumë kohë i fshehur nga xhandarmëria serbe

Azem Galica komandonte çetën e tij me qindra luftëtarë, të gjithë burra të zonës së Drenicës që përfshinte edhe fshatin e tij Galicë

Azem Galica vdiq i plagosur dy herë teksa luftoi i rrethuar në kullën e tij nga 2 mijë ushtarë serbë që sulmuan të gjithë zonën e Drenicës

Edhe pse në gjendje të rëndë, shokët e tij arritën ta largojnë nga rrethimi, por ai vdiq dy ditë më pas nga plagët e marra

Azem Galica ishte martuar me Qerime Halil Radishevën nga Mitrovica, e njohur si Shote Galica, që u bë edhe bashkëluftëtarja e tij në çdo betejë

Shote Galica ishte në çdo moment gjatë luftimeve të Azemit, kur ai u plagos e deri sa ndërroi jetë

Në vitin 1926 Shote Galica shpërngulet të jetojë në Shullaz të Fushë-Krujës dhe vdiq një vit më vonë aty, më 3 korrik 1927, në mjerim dhe e papërfillur nga shteti i Ahmet Zogut, president në atë kohë