Pele: Messi ka mangësi, nuk mund të krahasohet me mua dhe Maradonan

Legjenda braziliane, Pele, ka thumbuar yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se ai ka vetëm një aftësi dhe nuk bënë të krahasohet me lojtarë të ‘kompletuar’ si ai dhe Diego Maradona.

Braziliani i cili shënoi më shumë se 1000 gola në karrierën e tij dhe fitoi Kupën e Botës në tri raste ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për mediumin Folha de Sao Paulo.

Gjatë intervistës së tij, Pele ka thënë se nuk bënë të krahasohet ai dhe Pele me Messin, pasi këtë të dy sipas tij ishin më të kompletuar se ylli i Barcelonës.

“Si mund të bëni një krahasim mes një djaloshi i cili udhëheq mirë topin, gjuan me të majtën, gjuan me të djathtën dhe një tjetër që gjuan vetëm me një këmbë, ka vetëm një aftësi dhe nuk e udhëheq mirë topin?”, ka thënë fillimisht Pele.

“Si mund ta krahasoni? Për t’u krahasuar me Pele, duhet të jetë dikush që gjuan mirë me të majtën, gjuan mirë me të djathtën dhe shënon me kokë”.

“Sa më përket mua, Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë ndonjëherë. Nëse më pyet mua: A ishte ai më i mirë se Messi? Po, ai ishte shumë më i mirë”.

“[Franz] Beckenbauer, [Johan] Cruyff ishin gjithashtu lojtarë të shkëlqyeshëm”.

Pele edhe pse nuk është tifoz i madh i Messit, nuk ka dyshim për arritjet e tij që nga shpërthimi në skenën e Barcelonës.

Messi ka shënuar plot 567 gola për klubin në 653 paraqitje, teksa ka tundur edhe 65 herë rrjetën në 128 paraqitje me Argjentinën.

Argjentinasi gjithashtu ka fituar pesë herë Topin e Artë, nëntë herë titullin në La Liga, katër Liga të Kampionëve dhe tre botërore për klube.

Intervista e Solarit pas kualifiimit në 1/8 e finales në Copa Del Rey

Santiago Solari analizoi goleadën e ekipit ndaj Melillas, ndeshjen e Iscos dhe Asensios, dhe debutimin e të rinjëve.

Ndeshje testuese: ”Carvajal luajti në krahun e majtë se duhet të vendosnim për një lojtarë. Ai është më i pjekur se Odriozola që është më i ri. Vallejo gjithashtu luajti mirë.”

Botërori i klubeve:”Nuk ka kohë të mendojmë për këtë dhe nuk e di se kush do tëjetë në këtë kompeticion. Jemi të fokusuar në ndeshjen ndaj Huescas, CSKA-s, Rayos.. Ka kohë të mendojmë për botërorin, që është një kompeticion që më emocionon.”

Qëndrimi i lojtarëve :”Ndeshja na jep mundësi, sepse ajo na lejon të shohim se ka shumë lojtarë të mirë dhe që janë të gatshëm për të konkurruar.”

“Kemi qenë solid dhe kemi udhëhequr në sulm. Melilla luajti mirë, është lideri i Segunda B dhe jam i lumtur për atë që bën lojtarët e ekipit, të rinjët e ekipit dhe lojtarët që debutuan.”

“Jam i gëzuar për debutimin e Fran Garcia, Fidalgos dhe për golin e Javi Sanchez.”

Isco: ”Jam shumë i lumtur për Iscon. Më vjen keq që nuk e gjeti golin në pjesën e parë. Gjithashtu jam i lumtur për Asension që shënoi dy gola, dhe Vinicius që shënoi një tjetër.”

Nënshkrimet: ”Nuk do të flas me ju për këtë”

Asensio dhe Vinicius: ”Jam shumë i lumtur për të gjithë, për të gjithë lojtarët.”

Fjalët e Shaqirit pas golit kundër Burnley dje

Mesfushori me origjinë shqiptare i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, e ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij mbrëmë kundër Burnleyt, duke theksuar se ata luajtën me guxim dhe këtë gjë duhet ta bëjnë edhe në të ardhmen.

“The Reds” pësuan golin e parë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Burnleyt, mirëpo arriti ta përmbys rezultatin deri në fund të ndeshjes dhe siguroi fitore me rezultat 3-1.

Golin e tretë për skuadrën e Liverpoolit në këtë ndeshje e shënoi Shaqiri, në minutat e fundit të ndeshjes. Ky gol u asistua nga bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah dhe sipas Shaqirit ky gol e dëshmon se ai është i gatshëm të punojë deri në fund.

“Ai vetëm na tha se ne duhet të përfshihemi më shumë në ndeshje, të luajmë me më shumë gjallëri dhe ta fitojmë topin më shumë sepse shpeshherë ne nuk luanim duke sulmuar, por duke u mbrojtur”, ka thënë Shaqiri.

“Ne nuk ishim të përsosur, por në pjesën e dytë bëmë punë shumë më të mirë dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen shumë mirë dhe i shënuam tri gola. Duhet të jemi të guximshëm në ndeshje të tilla”.

“Ne e dimë se ne do ta kemi posedimin e topit, por natyrisht, nuk u mbrojtëm mirë. Ata shënuan gol, nuk e di nëse ishte faull në portierin apo jo, por ata vendosën që goli ishte i rregullt. Ne qëndruam të qetë, e menaxhuam ndeshjen dhe në fund e merituam fitoren”.

“Ishte e rëndësishme t’i marrim tre pikët këtu, e dimë se kjo gjë nuk është e thjeshtë, kështu që në fund jemi të lumtur. Është gjithmonë e vështirë të luash këtu, kam luajtur edhe me Stoke këtu dhe ishte një ditë e ftohtë dhe me shi, kështu që nuk ishte një ndeshje e thjeshtë, por ne e merituam fitoren”.

“Ju e patë që në fund të ndeshjes, unë vrapova deri te porta dhe tentova të shënoj gol. Ai [Klopp] kërkon nga unë që ta kem topin dhe unë tentova disa herë të shënoj, por nuk ishte e përsosur, ashtu siç e kërkon trajneri”.

Buffon: CR7 arsyeja që disa lojtarë qëndruan te Juventus

Portieri i Paris Saint Germainit, Gianluigi Buffon, është kthyer edhe një herë të flas për Juventusin.

Italiani ka thënë se nuk e ka problem një përballje të mundshme me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve, përjashtim finales, raporton Teleshkronja Post.

40-vjeçari ka thënë se i mungon Italia, por jo dhe Mauro Icardi, kjo pasi argjentinasi i ka shënuar shumë gola me fanellën e Interit, por edhe të Sampdorias.

“Juventus? Do doja t’i takoja në Ligën e Kampionëve, por ndeshja e vetme që nuk do dëshiroja të përballsha me ata është finalja. Të gjithë tjerat do të ishin në rregull”.

“Juve nuk është e gjithë jeta ime, por pjesë e rëndësishme e jetës time. Për mua ishte koha të largohem, por edhe për disa lojtar, arsyeja e vetme që qëndruan ishte ardhja e Ronaldos”.

“Icardi? Nuk më mungon, sepse sa herë që kam luajtur kundër tij më ka shënuar gol”, ka thënë Buffoni në një intervistë Tika-Taka.

Në 12 ndeshje Icardi ka arritur t’i shënojë tetë gola në portën e ish-portierit të Juventusit./Teleshkronja Post/

Deklarata e Challandes për shortin EURO 2020

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Kosovës i ka rënë të luajë në një grup të vështirë në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020, por paralajmëroi se “Dardanët” nuk dorëzohen.

Kosova mësoi se do të luajë në Grupin A, me Anglinë si bartës të saj dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, si dhe me Çekinë e Bullgarinë, transmeton Teleshkronja Post.

Kosova mund të jetë e kënaqur me shortin, duke marrë parasysh se ka mundur të ketë kundërshtarë më të fortë se ekipet që pati fat t’i ketë në grup.

Për dallim nga Anglia dhe Çekia që shihen si kundërshtarë më të fortë, Kosova pritet ta ketë më të lehtë ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi dhe mund të shpresojë për një kualifikim në EURO 2020.

E njeriu që e udhëhoqi Kosovën drejt një fushate shumë të suksesshme në Ligën e Kombeve, duke e promovuar nga Liga D në Ligën C dhe duke ia siguruar një vend në play-off për kualifikime në EURO 2020, Bernard Challandes ka besim se verdhekaltrit mund t’ia dalin edhe këtu.

“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë.”

“Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë.”

Në EURO 2020 do të kualifikohen dy ekipet e para nga secili prej 10 grupeve.

Kampanja e kualifikimeve nis xhiron e parë më 21 dhe 23 mars të vitit 2019.

Në rast se Kosova dështon të kualifikohet në Evropian përmes rrugës tradicionale, atëherë do ta ketë një mundësi tjetër, përmes play-offit të Ligës së Kombeve më 2020, ku kundërshtar do ta kishte Maqedoninë./Teleshkronja Post

Deklarata e Solarit pas ndeshjes kundër Valencias

Tekniku i Reali, Santiago Solari është shfaqur përpara mediave pas fitores 2-0 ndaj Valencias në ,,Santiago Bernabeu.”

Tekniku theksoi që është i kënaqur me lojën e të tijëve dhe se skuadra është në rrugën e duhur, raporton Teleshkronja Post.

”Është e rëndësishme që çdo lojtar të jetë mirë kur i takon të luaje. Marcos ka qenë në nivelin e të mëdhenjëve në ndeshjet që ka luajtur.”

”Bale? Bale ishte pak i lodhur dhe me shqetësime. Ka sakrifikuar shumë këto ndeshje dhe është normale që të ndjehet i lodhur.”

”Isco? Jam i kënaqur me të dhe me të gjithë skuadrën.”/Teleshkronja Post

Pas humbjes kundër Eibar, reagon Ramos për akuzat e doping

Është thënë se Sergio Ramos ka dështuar dy herë në testet anti – doping, së fundmi, pas finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Ky lajm vjen nga “Football Leaks”, publikuar nga “Der Spiegel”. Edhe lajme të tjera të “Football Lekas” më herët kishin tronditur botën e futbollit, shkruan Teleshkronja Post.

Për këtë akuzë ndaj kapitenit të Real Madrid kishte reaguar më herët edhe vet skuadra, por, pak më herët ka folur edhe vetë lojtari.

“E dimë të gjithë se çfarë lloj lajmesh janë këto. Ata na kanë kërcënuar më këso lajmesh edhe muaj më parë. Kur e di të vërtetën, nuk ke frikë nga gënjeshtrat.

Është një tentim për të prishur reputacionin tim” ka thënë kapiteni në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Eibar, transmeton lajmi.net.

Duket se këso lajmesh kanë ndikuar për keq tek kampi madrilen, pasi që ata u mposhtën sot 3:0 nga Eibar.

Tash, ata renditen në pozitën e gjashtë në La Liga, me katër pikë më pak se Barca, e cila luan një ndeshje sonte.

Lekaj: Nëse hiqet taksa ndaj Serbisë, Qeveria Haradinaj s’ka arsye të ekzistojë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria pjesë e së cilës është vet, nuk ka përse të ekzistojë, nëse hiqet vendimi i taksës prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Ai ka thënë në RTK se nuk ka kush që i bën që ta tërheqin këtë vendim, raporton Teleshkronja Post.

“Vendimi nuk ka kthim prapa, nuk do të bëjnë punë presionet, por nëse hiqet, Qeveria nuk ka arsye të ekzistojë”, ka deklaruar Lekaj.

Ai tha se qeveria Haradinaj, nuk do të rrëzohet nga Lista Serbe e as nga partitë në opozitë, dhe ajo do të vazhdojë të kryej punët e saj.

Lekaj deklaroi se dështimi në Interpol duhet të analizohet dhe nëse do të vërehet se ka pasur neglizhencë, atëherë duhet të ketë edhe konsekuenca për qeverinë.

Ai ka kërkuar që në rrethanat e krijuara të ndërpritet dialogu Kosovë- Serbi, pasi që agresioni i Serbisë është i madh.

Liburn Aliu: “Të korrigjojmë himnin dhe flamurin e Kosovës (Video)”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se duhet t’i gëzohemi suksesit të Kosovës në futboll, por mirë do të ishte të ndryshohet himni dhe flamuri

Aliu ka thënë ka ende kohë që Kuvendi i Kosovës të reflektojë për të ndalur Hashim Thaçin, shkruan Telegrafi, përcjellë Teleshkronja Post.

Deputeti opozitar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se klasa politike duhet të ketë një unitet politik për të ndalur Hashim Thaçin.

“Tash duhet të ndalemi dhe të reflektojmë. Të ndalim Hashim Thaçin sepse po e shohim se çfarë është në gjendje të bëj. Kur do të arrijmë të ndalim atë, pastaj do të kemi situatë krejtësisht tjetër. Ai moment do të jetë fillimi i kësaj kthese që ne po flasim”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për ndeshjet e futbollit, duke thënë se edhe në të kaluarën ekipet sportive i kanë mobilizuar shqiptarët për kauza të rëndësishme.

“Ne duhet t’i gëzohemi suksesit të përfaqësueses së Kosovës. Por, perfekte do të ishte të ndryshojë himni dhe flamuri, dhe le të luajnë të dyja shtetet… Të korrigjojmë atë çfarë kemi të imponuar dhe kjo do të ishte e duhura”, tha Aliu, përcjell Telegrafi.

Aliu thotë se pavarësisht dështimeve që i kanë ndodhur Kosovës në rrafshin diplomatik, sporti do të na ngrejë pak moralin dhe do të gjejmë energji për t’u ngritur si popull.

“Sukseset në futboll na ngritë moralin…Ne kemi pasur luftën tonë si diçka që na ka ngritur moralin, ndërsa tani korrupsioni e gjërat negative na kanë ulur pak moralin. Sporti pak na ngre pak moralin”, tha Aliu.

Deklaratat e gjithë lojtarëve dhe trajnerit të Kosovës pas kualifikimit

Kosova ka arritur fitore të jashtëzakonshme përballë Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ky triumf erdhi falë golave të Arbër Zenelit, i cili i shënoi tre nga katër, sa ishte totali i golave të Përfaqësueses sonë, Teleshkronja Post.

Këto janë deklaratat e gjith lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës :

Deklarata e Bernard Challandes:

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sepse ne fituam dhe u kualifikuam në gjysmëfinale. Si skuadër jemi ngritur shumë në cilësi dhe kemi ecur përpara”, ka thënë ai

Challandes mendon se përpos anës taktike dhe teknike ai i ka thënë lojtarëve të Kosovës eëdhe një gjë para ndeshjes.

“Ju thashë se duhet të luajmë msi gladiator. Ishte një fitores si skuadër, ku mbrojtësit ndihmuan mesfushën dhe sulmin e ku sulmi ndihmoj po ashtu mbrojtjen dhe sulmuesin”.

Deklarata e Amir Rrahmanit:

“Jam shumë i lumtur me fitoren. Azerbajxhani e qarkullojë mirë topin në pjesën e parë por ne arritëm që ti neutralizojmë shumë më mirë”, ka thënë ai.

Deklarata e Samir Ujkanit :
“Urime të gjithë shqiptarëve, atyre në Kosovë e në diasporë. Besoj se çka ka hequr Kosova përpara, e ka merituar e gjithë Kosova këtë ditë dhe tash duhet të festojmë dhe të shikojmë të ardhmen e Kosovës me një shikim më pozitiv”.

“Pikërisht jam krenar me paraqitjen, rezultatin dhe mentalitetin si ekip. Azerbajxhani ishte favorit i grupit dhe ne çdo ditë fituam vetëbesim te grupi dhe te ekipi. Djemt kanë qenë fantastik dhe meritojnë festën e madhe”.

“Unë jam i kënaqur që ai ka zgjedhur Kosovën dhe na është bashkuar. Paraqitja e tij ishte fantastike, tash e kemi portierin e ardhshëm të Kosovës bashkë me Visarin, i kanë edhe 12 deri 15 vjet karrierë para tyre. Si çdo pozitë, edhe në portë është rritur konkurrenca. Është me rëndësi vetëm Kosova të shkojë përpara dhe jo interesi individual. Kush është më i miri do të mbrojë, dhe kush është më i miri do të luajë”.

“E kemi diskutuar me trajnerin dhe me presidentin të dielën pasi kemi arritur dhe marrëveshja ka qenë që Muric të mbrojë dhe ne ishim të bindur se kualiteti i ekipit tonë se jemi në moment pozitiv dhe me rëndësi ka qenë që ai ka zgjedhur Kosovën dhe tash Kosova duhet të shikojë përpara dhe të festojë sonte e të shkojmë në shtëpitë tona të festojmë me familjet tona”, deklaroi Ujkani.

Deklarata e portierit të ri, Arianet Murici:

“Ishte lojë e mirë dhe jam i lumtur që jam këtu, e uroj gjithë shtetin e Kosovës”, ka thënë Muriçi.

Sipas tij, ai dëshiron që të shkojë sa më lart me Kosovën.

“Stadiumi ishte plotë, dhamë gjithçka që të fitojmë. Ndjehem mirë, kemi marr një rezultat të mirë dhe jam i lumtur për skuadrën”, ka thënë portieri i ri i Kosovës.

Mesfushori Hekuran Kryeziu :

“Jam i kënaqur me ndeshjen dhe rezultatin. Në pjesën e parë pas 20 minutave patëm disa probleme, por nuk kishte rrezik në asnjë moment. Në pjesën e dytë ka qenë ndeshja ashtu si ne duam këtu në vendin tonë. Sot ka qenë përkrahja e publikut fantastike. Kurrë nuk kam përjetur këso publike që nuk ka pushuar nga minuta e parë deri te minuta e fundit. Ja dedikojmë këtë fitore publikut”.“Besoj se sidomos këtu në Prishtinë me këtë publik do t’i bëjmë secilit ekip probleme të mëdha. Në kualifikime skuadrat kanë tjetër kualitet dhe sigurisht se do të bëjmë maksimumin”, deklaroi Hekurani.

Kapiteni i sontem kunder Azerbajxhanit, Valon Berisha:

“Jam krenar dhe e kam bërë për shtetin tim, për familjen time, për gjakun tim. Nuk kam pasur nevojë të mendojë gjatë për këtë zgjedhje, jam rritur në Norvegji, m’i kanë dhënë hapat e parë, por kur më është dhënë mundësia që të tregoj veten dhe të tregojmë se jemi një vend i futbollit, jam krenar që kam mundësinë të luaj për vendin time”.

“Emocionet gjithnjë janë shumë të mira kur luajmë në Prishtinë, dihet që të gjithë tifozët që kanë mundësinë të vijnë kanë ardhur, e dimë se ka pasur shumë tjerë që nuk kanë arritur të vijnë, falënderoj të gjithë ata që na kanë shikuar nga shtëpitë, por edhe ata që ishin këtu, na kanë motivuar për fitore”.

“Grupi po punon shumë mirë me njëri-tjetrin secili ka gjetur pozitën vet, secili lufton për njëri-tjetrin, nuk luajnë për vete, ne jemi një ekip, luajmë bashkë e punojmë bashkë, jemi një”.

“Ma merr mendja që Azerbajxhani ishte favorit, sepse kanë përvojë dhe kanë luajtur bashkë në kualifikime. Ne e kemi ditur se jemi ekip i mirë, kemi talent, jemi ekip i fortë, por dihet se ekipi po formohet dhe atmosfera është gjithmonë shumë e mirë. Normalisht që kemi menduar se kemi mundur të fitojmë, por jo 4-0, kemi pritur që të jetë më vështirë”, deklaroi Valon Berisha.