Kreativ dhe dinak: Shoferi turk i ik radarit në mënyrë të çuditshme

Ngjarje e çuditshme në shtetin e Turqisë, shoferi tregohet kreativ, por shkelë ligjet nga të cilat mund të ndëshkohet padyshim.

Instiktivisht për t’i ikur dënimeve të policisë, disa shoferë, adhurues të shpejtësisë janë në gjendje të bëjnë gjithçka, madje edhe t’i fshehin targat

Timonieri, që është turk ka menduar si mënyrën më të mirë, të bënte një ndryshim të vogël në targën e veturës, në momentin kur ai i jepte veturës me shpejtësi të lartë, e ngrinte atë duke mos u dhënë mundësi kamerave që ta kapnin.

Ky veprim tejet dinak nga ana e shoferit zgjati për disa muaj me radhë, derisa më në fund u zbulua nga disa policia turke.

Shoferit, të cilit nuk i është bërë i ditur emri, është dënuar me 500 lira, dhe kurse nëse do kapej sërish me mashtrimin e njëjtë, do i konfiskohej përgjithmonë leja e ngasjes.

Macja e egër ngjit kaktusin 12 metra dhe shpëton nga luani

Ashtu siç kemi dëgjuar të gjithë për një mace në maje të një peme… por çfarë do të mendonit nëse do të shikonit një rëqebull mbi një pemë kaktusi ?

Curt Fonger, fotografe e natyrës kapi foton e mësipërme të një prej grabitqarëve më të pakapshëm të Amerikës së Veriut në një pozicion jashtëzakonisht të pasigurt, ngjitur në majë të një kaktusi.

Foto, e marrë në Gold Canyon, në Arizona të SHBA-së, tregon rëqebullin që shikon vizitorët e tij të papritur dhe duket mjaft e rehatuar mbi gjemba.

Rëqebulli, me sa duket, ka ngjitur kaktusin në një përpjekje për të shpëtuar nga një luan malor aty pranë, dhe pas disa orësh, zbriti plotësisht e padëmtuar.

Pema e kaktusit e lartë 12 m mund të duket si një vend i vështirë për t’u fshehur, por rëqebullit janë alpinistë të shkëlqyer që kërkojnë natyrshëm terrenin e lartë për të shmangur grabitqarët.

Këto pamje të rralla është kapur edhe në video nga “Cindy Wendler”, e cila e ka postuar këtë klip në platformën e videove në YouTube./Teleshkronja Post/

Sëmundja ‘Game Of Thrones’: Në Australi mungojnë në punë me arsyetimin se janë të sëmurë për ta shikuar fillimin

Pronarët e kompanive në Australi kanë marr kërkesa për pushim shëndetësor nga ana e stafit, për shkak se episodi i parë i serisë më të famshme ‘Game of Thones’ transmetohet këtë të hëne.

Seriali më i popullarizuar i kompanisë “HBO” transmeton episodin e parë të sezonit të tetë me radhë që pritet të shënojë një eveniment historik në televizion.

Në sezonin e ri, episodi i parë është i fokusuar në një botë mesjetare të quajtur “Westeros”, fillimisht transmetohet në Australi në orën lokale 9:00 dhe 11:00, varësisht nga shtetet perëndimore apo lindore të atij kontinenti, kur punëtorët zakonisht ndodhen në orarin e tyre të punës, shkruan Daily Mail.

E për këtë arsye pronarët e kompanive të ndryshme presin mungesa të mëdha në punë – raporton The West Australian.

“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore duke kërkuar pushim dhe në mënyrë jo ligjore duke gënjyer se janë të sëmurë, mund ta them se do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë pushim për ta shikuar ‘Game oh Thrones’, sepse është e hënë dhe u konvenon ashtu”, ka thënë një menaxher kompanie.

Ai gjithashu ka këshilluar punëtorët që të mos gënjejnë se janë të sëmurë, por t’u kërkojnë shefave të tyre që të jenë me fleksibilë, duke filluar më herët apo duke e përfunduar punën më vonë.Seriali “Game of Thrones” është i përshtatur nga koleksioni i novelave të George R. R. Martin, seria u bë e popullarizuar në gjithë botë që nga emetimi i sezonit të parë në vitin 2011.

Macja agresive ndaj këmbësorëve, por nuk sulmon gratë dhe fëmijët (Video)

Banorët e një zone në Stamboll të Turqisë, që kujdesen për një mace të rrugës, po befasohen së fundmi me sjelljet e saj.

Kafsha është bërë agresive ndaj kalimtarëve dhe qenve, por nuk i sulmon gratë dhe fëmijët që i kalojnë pranë, transmeton Telegrafi.

“Ka sjellë në jetë të vegjlit, për këtë mund të bëhet agresive” ka thënë një banor për macen, që gjithmonë ka qenë e shoqërueshme.

Kohëve të fundit, sjelljet e saj janë shumë më ndryshe dhe jo njëjtë ndaj të gjithëve, andaj po kërkohet mendimi i ndonjë veterineri për këtë ndryshim.

Pesë mijë euro gjobë për shoferët që lagin këmbësorët në Britani

Nuk janë të pakta rastet kur në ditët me shi, drejtuesit e makinave të pakujdesshëm i bëjnë qull këmbësorët pranë rrugëve.

Tashmë kësaj torture i ka ardhur fundi në Britani. Edhe pse mund të duket si diçka jo e drejtë nga shumë njerëz që kanë mjete, për këmbësorët ky është lajmi më i mirë që mund të kenë marrë ndonjëherë.

Ndonjëherë lagia e këmbësorëve kthehet edhe në lojë argëtuese për shumë shoferë të cilët janë komodë në makinë. Tani ata do të mendohen më shumë se dy herë përpara se të lagin enkas një këmbësor i cili ndodhet duke pritur të kalojë rrugën.

Ligji është përcaktuar në Ligjin e Trafikut të Rrugëve (1988), në të cilin thuhet se nuk mund t’i jepni makinës “pa konsideratë të arsyeshme për personat e tjerë”.

Denime standarde që është vendosur për këtë veprim është 100 paund dhe heqjen e tre pikëve në lejen tuaj të drejtimit.

Por kjo nuk përjashton as vendosjen e gjobës me 5.000 paund. Ndoshta do të ishte më mirë të mos kishit fare një makinë në raste të tilla, ose vërtet do duhet që t’i shmangni të gjitha pellgjet që janë në rrugë.

Shoferët e kanë për detyrim që të tregojnë kujdes e respekt për këmbësorët, por edhe për përdorues të tjerë të rrugës. Mos bëni gjeste të tilla, pasi ndëshkimi është i rëndë dhe do u kushtojë shtrenjtë.

David Luiz do të luaj kundër kopjes së tij / Foto

Shorti i hedhur sot në Europa League ka vënë Chelsean përballë ndaj befasisë më të mëdha të kësaj gare, skuadrës çeke, Slavia Prague.

Kjo përballje do të jetë interesante edhe për një arsye tjetër. David Luiz do të ketë rival futbollistin që i ngjanë më së shumti.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri çek, David Kral.

20 vjeçari gjithmonë është krahasuar me mbrojtësin brazilian për dukjen dhe stilin e tij të lojës. /Indeksonline/

Luan veprat e Mozartit me sy të mbyllur dhe mund të luaj këngë të ndryshme në dy piano njëkohësisht / Video

Talenti i tij është i jashtëzakonshëm, ndërsa ju deshën vetëm pak minuta për t’u bërë një nga personat më të famshëm në botë.

Është vetëm 13 vjet dhe tashmë ka arritur të mësojë të luajë veprat e kompozitorit të famshëm botëror, Mozart, e këtë Lydian Nadhaswaram e bën me sy të mbyllur.

Vogëlushi së fundmi ishte mysafir në “Ellen Show”, ku foli për pjesëmarrjen e tij në kompeticionin “The World’s Best”, ndërsa luaji edhe në piano. Një perfomancë fantastike dhe e rrallë.

VIDEO :

A e keni ditur arsyen pse çajit të zi i thonë çaj rusi?

Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia. Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë.Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Shija e çajit varet nga Kualiteti i çajit, Uji në të cilin zihet, dhe Ena në të cilën përgatitet.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani.