E pret burgu aktoren e famshme turke

Ndiqet dhe shikohet shumë në Kosovë, por aktorja e famshme turke, Deniz Çakir, rrezikon të dënohet me 6 muaj deri në 1 vit burgim për “poshtërim publik” të disa grave.

Aktorja 37-vjeçare, e njohur në Shqipëri si Mejrem e serialit “Familja e Madhe” akuzohet se ka fyer disa gra të mbuluara në një lokal në Stamboll.

Pretendohet se ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2018. Aktorja Çakir po konsumonte alkool në një lokal kur ka dyshuar se gratë e mbuluara nga tavolina ngjitur po e fotografonin.

Në debatet që pasuan u përfshinë edhe punonjësit e lokalit në Qendrën tregtare. Aty Çakir akuzohet të ketë fyer gratë e mbuluara: “Ky është shteti i Ataturkut, nuk është Arabi Saudite. Ky nuk është vendi juaj, ikni në Arabi, ikni në Iran”.

Mbi këtë akuzë prokuroria kërkon dënimin e aktores për “poshtërim publik të një pjese të popullsisë mbi baza sociale, klasore, fetare, gjinore dhe krahinore”me 6 muaj deri në 1 vit burgim.

Në dëshminë e saj, Çakir tha se gjithë jetën e saj ka qenë kundër çdo lloj forme diskriminimi, por në këtë rast kishte menduar se gratë e kishin qëllimin e keq. Fjalinë e vetme ku përmendet Arabia, ajo tha se jua kishte thënë anëtarëve në tavolinën e saj dhe jo grave.

“Edhe pijet që pimë në lokal, edhe fotografitë që shkrepim, shihen me paragjykim. Këtu nuk është Arabi, kjo është Turqia e Ataturkut”, pretendon të ketë thënë Çakir e cila hedh poshtë akuzat.

Pagat marramendëse që marrin aktorët e “Game of Thrones”

Një nga nga prodhimet filmike më të ndjekura në kohen moderne të internetit padyshim mbetet “Game of Thrones”.

Seriali “Game Of Thrones” është një nga më të ndjekurit në të gjithë botën që prej vitit 2011, shkruan Teleshkronja Post.

Momentalisht është duke u transmetuar sezoni i tetë dhe i fundit i këtij seriali, i cili ka gjeneruar shumë të ardhura për këtë produksion.

Por duket se edhe protagonistët e këtij seriali janë paguar me shuma të majme për çdo episod ku kanë qënë pjesë.

Këto janë disa nga pagesat më të larta për aktorët kryesorë të këtij seriali:

1-Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) $500,000 për episode

2-Kit Harington (Jon Snow) $500,000 për episode

3-Lena Headey (Cersei Lannister) $500,000 për episode

4-Peter Dinklage (Tyrion Lannister) $500,000 për episode

5-Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) $500,000 për episode

6-Sophie Turner (Sansa Stark) $175,000 për episode

7-Maisie Williams (Arya Stark) $175,000 për episode

8-Isaac Hempstead Wright (Bran Stark) $175,000 për episode

Sëmundja ‘Game Of Thrones’: Në Australi mungojnë në punë me arsyetimin se janë të sëmurë për ta shikuar fillimin

Pronarët e kompanive në Australi kanë marr kërkesa për pushim shëndetësor nga ana e stafit, për shkak se episodi i parë i serisë më të famshme ‘Game of Thones’ transmetohet këtë të hëne.

Seriali më i popullarizuar i kompanisë “HBO” transmeton episodin e parë të sezonit të tetë me radhë që pritet të shënojë një eveniment historik në televizion.

Në sezonin e ri, episodi i parë është i fokusuar në një botë mesjetare të quajtur “Westeros”, fillimisht transmetohet në Australi në orën lokale 9:00 dhe 11:00, varësisht nga shtetet perëndimore apo lindore të atij kontinenti, kur punëtorët zakonisht ndodhen në orarin e tyre të punës, shkruan Daily Mail.

E për këtë arsye pronarët e kompanive të ndryshme presin mungesa të mëdha në punë – raporton The West Australian.

“Ata do ta bëjnë këtë në mënyrë ligjore duke kërkuar pushim dhe në mënyrë jo ligjore duke gënjyer se janë të sëmurë, mund ta them se do të ketë shumë njerëz që do të kërkojnë pushim për ta shikuar ‘Game oh Thrones’, sepse është e hënë dhe u konvenon ashtu”, ka thënë një menaxher kompanie.

Ai gjithashu ka këshilluar punëtorët që të mos gënjejnë se janë të sëmurë, por t’u kërkojnë shefave të tyre që të jenë me fleksibilë, duke filluar më herët apo duke e përfunduar punën më vonë.Seriali “Game of Thrones” është i përshtatur nga koleksioni i novelave të George R. R. Martin, seria u bë e popullarizuar në gjithë botë që nga emetimi i sezonit të parë në vitin 2011.

Në serial rivale, shoqe në jetën reale! Hazani dhe Nili argëtohen së bashku / Foto

Seriali ‘Zonja Fazilet dhe te bijat’ është një serial i cili arriti të thyejë rekorde në Turqi po ashtu edhe në ekranet shqiptare ku u ndoq mjaft shumë, shkruan Billbordi.

Në serial ishte Hazani dhe Nili dy vajzat që ishin armike të njëra-tjetrës shkaku i dashurisë që ndjenin për Sinanin djalin e pasur të familjes Egemen.

Por në jetën reale Deniz Baysal (Hazan) dhe Tugba Melis Turk (Nili) janë shoqe shumë të ngushta dhe këtë e kanë dëshmuar shumë herë duke postuar foto të ndryshme duke u argëtuar së bashku.

E fundit ishte mbrëmë ku aktorja Deniz Baysal (Hazan) në profilin e saj në Instagram ka postuar një foto bashkë me shoqen e saj të ngushtë, aktoren Tugba Melis Turk ose e njohur nga seriali si ‘Nil’, ku shihen me buzëqeshje në fytyrë dhe duke kaluar kohë të bukur sëbashku./Billbordi.net

Gruaja e ‘Kemalit’, Fahriye shfaqet me barkun e rrombullakosur

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë një çift shumë i njohur për mediat turke dhe jo vetëm.

Vitin e kaluar, çifti bëri një dasmë madhështore dhe pritet që së shpejti ato të bëhen prindër për herë të parë.

Gjatë kësaj kohe të dy aktorët kanë folur për mediat turke se si po shkon shtatzënia dhe gjithashtu kanë zbuluar dhe datën e lindjes.

Fahriye pritet që të lind me 10 prill bëjnë të ditur mediat turke.

Dhe pse pak ditë e ndajnë nga lindja aktorja është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj Burak Ozccivit gjatë premierës së filmit të regjisorit të njohur turk Cem Yilmaz ku duket që shkëlqen nga shtatzënia.

‘Jagizi’ ishte i lidhur me këtë aktore nga ‘Zonja Fazilet’, do të befasoheni

Ecem Baltaci është një prej aktoreve më të pëlqyera në Turqi.

Me rolet e saj u bë e njohur në publikun turk dhe atë të huaj, përcjell ORAinfo.

Në publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e ‘Selinit’ në serialin e mirënjohur, ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’.

Ndonëse nuk e keni ditur, mediat turke flasin për një lidhje të mundshme të saj me aktorin e njohur Caglar Ertugrul e që në serial luante rolin e ‘Jagizi’./ORAinfo/

Aktorja e njohur turke e konfirmon shtatzëninë / Foto

Fahriye Evcen tash e sa muaj është komentuar lidhur me shtatzëninë.

Fahriye Evcen dhe Burak Ozvicit nuk kishin preferuar të flasin publikisht lidhur me këtë shtatzëni.

Së fundi, ishte vetë Fahriye ajo e cila ka publikuar një portret, në të cilin u shfaq me barkun e rrumbullakosur.

Për ndryshe, çifti ndajnë të njëjtin profesion, por është Burak ai i cili njihet për role të shumta në kinematografinë turke.

“Hazan” në jetën e përditshme / FOTO

Fotografi të veçanta të bukuroshes turke “Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të pëlqyer në Turqi.

Bëhet fjalë për historinë e zonjës Fazilet e cila jeton me dy vajzat e saj në një lagje të varfër. Pas vdekjes së bashkëshortit, barra e familjes i bie Faziletit e cila kërkon të arrijë qëllimet e saj përmes të bijave.

Aktorja e njohur turke, Deniz Baysal në serial luan rolin e “Hazan” vajzës së madhe të zonjës Fazilet e cila punon si instruktore në një palestër dhe marrëdhënia e saj me të ëmën nuk është aspak e mirë.

Deniz Baysal ka lindur me 5 prill të vitit 1991 në Karşıyaka të Turqisë. Prej moshës 10 vjeçare ajo filloi të studionte në Teatrin Komunal të Izmirit Karsiyaka.

Ajo ka punuar si aktore teatri për 10 vjet. 26-vjeçarja e cila ka arritur shumë suksese në karrierë është në lidhje me këngëtarin e njohur turk, Barış Yurtcu. Më poshtë keni disa fotografi të bukuroshes nga përditshmëria e saj.