Publikohet kënga ‘Only Want You’ nga Rita Ora

Artistja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka vendosur për këngën e saj të radhës.

Rita Ora ka sjellë një version të ri të këngës së saj shumë të pëlqyer, ‘Only Want You,’ transmeton Teleshkronja Post.

Ajo ka publikuar këtë këngë në bashkëpunim me reperin 6lack, ndërsa është këgë e shkëputur nga albumi që Rita ka publikuar në nëntor, ‘Phoenix.

Kjo është ndër këngët që fansat e kanë pritur më së miri nga albumi, ndërsa Rita ka vendosur që t’i plotësojë dëshirën atyre duke e sjellë në një version të ri e madje duke i bërë edhe videoklip.

Këngëtarja ka publikuar këtë version të këngës sot nëpër platforma muzikore e madje edhe në Youtube me video dhe tekst.

Rita nuk ka treguar se kur do të vijë videoklipi për këngën, por pritet që të dalë shumë shpejtë.

Publikohen pamje që tregojnë luftimin mes aeroplanit indian dhe pakistanez / Video

Një gazetar indian ka publikuar një video të shkurtër në të cilën thotë se shihet një pjesë e një luftimi në mes të një aeroplani indian dhe pakistanez mbi qiellin e Kashmirit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ajay Jandyal ndau një video “ekskluzive” prej 30 sekondash, e cila pretendohet se tregon një përplasje të 27 shkurtit, ndërmjet aeroplanëve pakistanezë dhe indianë.

Sipas NDTV, tetë luftëtarë të forcave ajrore indiane kapën 24 pakistanezë gjatë operacionit.

Gjithashtu, siç thuhet tutje, Forca Ajrore Indiane ka pohuar se një prej avionëve të saj MIG-21 Bison goditi një aeroplan F-16 të Forcës Ajrore Pakistaneze.

Kjo është mohuar nga ushtria pakistaneze, e cila tha se asnjë nga avionët e tyre nuk u rrëzua.

Megjithatë, gazetari pohon se videoja tregon pilotin e aeroplanit F-16 duke parashutuar në tokë.

Sidoqoftë, përdoruesit e Twitter kanë kundërshtuar interpretimin e tij, me disa që sugjerojnë se videoja në të vërtetë tregon pilotin e një MiG-21 indian që u kap nga Pakistani dhe pritet të lirohet së shpejti.

Aktorja Angelina Jolie del në publik me gjashtë fëmijë për herë të parë

Angelina ka marrë pjesë në një shfaqje speciale të një filmi të Netflix me të gjashtë fëmijët e saj.

Aktorja e famshme botërore, Angelina Jolie, është parë në një paraqitje të rallë publike me gjashtë fëmijët e saj.

Ata kanë pozuar për një fotografi të përbashkët familjare gjatë shfaqjes së veçantë të “The Boy Who Harnessed The Wind” nga Netflix në New York.

Aktorja 43 vjeçare ka qenë nikoqire e kësaj shfaqje dhe e ka moderuar një sesion me pyetje dhe përgjigje me regjisorin dhe yllin e këtij filmi, Chiwetel Ejiofor dhe njeriun që ishte muza e filmit, William Kamkwamba.

Jolie shoqërohej nga fëmijët e saj Maddox, 17, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12, dhe binjakët 10 vjeçarë Vivienne and Knox.

Dua Lipa: Ishim viktima të terrorit të tmerrshëm të Serbisë

Tabloidi i famshëm britanik “The Sun”, i ka kushtuar një hapësirë të madhe fitueses së sivjetme të çmimeve Grammy dhe Brit Awards, këngëtares nga Kosova Dua Lipa.

Ky tabloid shkruan se familja Lipa është dashur ta braktisë Kosovën në vitin 1992 për shkak të presionit dhe terrorit që kishte nga pushteti serb atje.

Gjyshi i Duas, Seit Lipa, ishte drejtor i muzeut historik në Prishtinë gjatë periudhës mes viteve 1990-95. Dhe pikërisht atij i ishte kërkuar që të përmirësoj disa libra historikë dhe të fabrikojë fakte historike, çka ai kishte refuzuar, për çka më pas ishte shënjestër e regjimit serb. “Ishte periudhë e tmerrshme për të gjithë. Janë mbyllur të gjitha shkollat dhe mediat.

“Secili akademik ka qenë shënjestër. Njerëzit zhdukeshin brenda natës. Familja Lipa ishte në rrezik shkaku i kësaj, prandaj janë detyruar të ikin”, ka rrëfyer kompozitori dhe miku i familjar, Florent Boshnjaku, përcjell Klan Kosova.

Vetë Dua ka deklaruar se familja dhe populli i saj janë dëbuar me dhunë nga Kosova nga regjimi serb. “Serbët na kanë dëbuar nga Kosova. Kemi qenë viktima të terrorit të tmerrshëm”, kishte deklaruar këngëtarja shqiptare.

Dua ka lindur në Londër në vitin 1995.

Dua ka ndjekur shkollën teatrale të Silvia Jong, para se me familje në vitin 2006, të kthehej në Prishtinë, ku babai i saj kishte fituar një vend pune. Në Prishtinë, Dua ka shkuar në shkolla private dhe është rritur duke dëgjuar muzikën e babait të saj, i cili dikur ishte pjesëtarë i grupit “Oda”.

“Tani jam krenare me emrin tim, por kur kam qenë më e re, e tëra që dëshiroja, ishte të quhesha Hana, Sara, Ella… Çfarëdo emri, vetëm të ishte normal. Sepse emrin Dua është dashur ta sqaroj vazhdimisht se çfarë nënkupton, që njerëzve t’u tregoja se isha nga Kosova”, ka rrëfyer Dua.

Si 14-vjeçare kishte filluar që në kanalin Youtube të publikojë këngët e përpunuara të këngëtareve të saj të preferuar, si Pink dhe Nelly Furtado.

Në të njëjtën kohë ka filluar të punoj si modele për një katalog ‘on-line’, por edhe si hostes në restorantin meksikan ‘La Bodega Negra’ në Soho, dhe në klubin e natës “Mayfer”.

Familja e Duas ishte kthyer në Londër në vitin 2012 dhe ajo së bashku me familjen, ishin vendosur në Londrën Perëndimore, ku ka jetuar deri në mars të vitit të kaluar. Në vitin 2015, producentët kishin dëgjuar përpunimin e saj të këngës “Cocoa Butter Kisses” të reverit Chensey dhe i kishin ofruar të nënshkruaj kontratë me shtëpinë diskografike “Warner Music”.

Dy vite më vonë, është paraqitur albumi i saj i parë “Dua Lipa”, ku gjendeshin shumë hite, mes tyre edhe “Be The One” dhe “New Rules”. Qysh në atë kohë ishte bërë e qartë se bota kishte fituar një yll të ri të muzikës, e cila vetëm në vitin 2017, kishte fituar mbi 2 milionë euro, ndërsa nga viti e kaluar e këndej, vazhdon t’i rendis çmimet më të rëndësishme muzikore.

Një gazetë gjermane publikon datën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Gazeta e përditshme gjermane “Frankfurter Rundschau” ka shkruar për detajet e një dokumenti në të cilën SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë shkruar marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Mediumi gjerman në artikullin e saj shkruan se çka do të ndodhë me Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit ndërsa zbulon datën kur kjo marrëveshje nënshkruhet.

“Frankfurter Rundschau” shkruan se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkruara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë thuhet se implementimi i këtij plani mund të jetë një rrezik i madh.

Duke cituar komisionerin për zgjerim të BE’së dhe fqinjësi të mirë, Johnnes Hahn, Gazeta gjermane shkruan se është rritur presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka thënë në një konferencë në Mynih të Gjermanisë, javën e kaluar se demarkimi i kufijve duhet të mbetet në tavolinën e diskutimeve.

Gazeta gjermane citon një dokument që paraqet skicën se si do të duket marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, për çka palët janë akoma në bisedime.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën, me ardhjen e Administratës Trump kanë ndryshuar 180 shkallë qëndrimin për llojin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, shkruan FR, transmeton Teleshkronja Post.

Sipas kësaj marrëveshjeje 17-pikëshe, qyteti i Mitrovicës do ta marrë një status të veçantë, me ç’rast ujësjellësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vjet nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Franca), transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshje hyn edhe ndërtimi i bazës ajrore të NATO’s në Kuçovë dhe baza detare në Vlorë. Gjithashtu autostrada nëpër Serbi, që quhet Korridori i 10-të, planifikohet të futet në protektorat ndërkombëtar.

Sipas gazetës, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet me 12 qershor të 2019’ës në Uashington, ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërkaq, politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq citohet në shkrim duke thënë se shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e keqe e përkrahur nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, kjo do të ngjallte frikë për serbët në zona të tjera të Kosovës se do të shkëputeshin komplet nga Serbia.
Marrë tek: GE

Ambasada amerikane uron Kosovën për 11 vjetorin e pavarsisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes një videoje ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se njerëzit në Kosovë kanë bërë progres, derisa ka theksuar se është i impresionuar me rininë kosovare.

Tutje, Kosnett është shprehur i bindur që marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës do ta vazhdojnë në të ardhmen, por ka kërkuar që të mos bëhet ndonjë gabim.

Po ashtu ka siguruar që SHBA-të do të jenë gjithmonë në anën e Kosovës.

Fjalimi i plotë të ambasadorit amerikan, Kosnett: “Përshëndetje është një nder dhe privilegj të jesh ambasador i SHBA-vë në këtë kohë emocionuese. Rikthimi në Kosovë pas 15 viteve, unë e shohë se njerëzit në Kosovë kanë bërë një progres të madh, në rindërtimin e Kosovës dhe përgatitjen e Kosovës për sukses në skenën botërore. Unë jam gjithmonë i impresionuar me rinin kosovare- të mençur, energjetik, kreativ meshkujt dhe femra të cilët kapin mundësit për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Kosovë. Në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës kanë pasur përfitime tek dy vendet dhe unë nuk kam dyshim që marrëdhëniet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Por mos bëni gabime. Kosova është në dekadën e dytë si shtet i pavarur dhe demokratik.

Është e njerëzve të Kosovës që të marrin përgjithësitë që t’i bëni liderët tuaj të japin llogari për të ndërmarrë hapa e nevojshëm për progres. Përsëri dhe përsëri derisa unë udhëtoj, unë dëgjoj që qytetarët e Kosovës duan tre gjëra për familjen e tyre, paqe, drejtësi dhe prosperitet. Unë mendoj që një vend nuk mund të pres suksese në këto fusha pa bërë progres në të tjerat.

Të arrish paqe do të duhet një marrëveshje me Serbinë, me njohje reciproke. Arritja e drejtësisë do të thotë të marrësh veprime konkrete për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe të luftoni korrupsionin në të gjitha nivelet dhe për të ndërtuar prosperitetin do të thotë të bësh përpjekje të mëdha për të inkurajuar investimet ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik. Të sigurosh të ardhmen kërkon lidership politik dhe qytetari të angazhuar dhe i përkushtuar që të vendos mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh gjininë, religjionin ose etnitetin.

Unë jam i bindur që njerëzit në Kosovë janë të gatshëm për t’u përballur me këto sfida. SHBA-të do të jenë gjithmonë në anën tuaj. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë” është shprehur ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Trump edhe zyrtarisht i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën si shtet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, raportojnë mediat në Serbi.

Përveç urimeve, presidenti amerikan i ka kërkuar homologut serb Vuçiq, të arrihet një marrëveshje me Kosovën që do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë, transmeton Telegrafi.

Në letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump thuhet:

I nderuar zotëri president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojë urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike – thuhet në letrën e presidentit Trump.

Mrekulli ! Angela Merkel propozohet për shefe të Bashkimit Evropian

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, beson se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duhet të vazhdojë të luajë rol drejtues në Evropë pasi ta përfundojë mandatin si udhëheqëse e vendit të saj.

Për Renzin, Merkel duhet të marrë rolin e Presidentit të Këshillit të Evropës, apo pozitën e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, shkruan Euronews.

Në librin e tij “Un’altra strada” (Një mënyrë tjetër), ish kryeministri italian ka shkruar: “Do të ishte e dëshirueshme që një figurë udhëheqëse si Angela Merkel, që pasi të largohet nga pozita e Kancelares në muajt e ardhshëm pas 15 vjet udhëheqje të pandërprerë, të mund të vazhdonte që t’i shërbejë Evropës me një kapacitet tjetër”.

“Merkel mund të ishte person i duhur që ta drejtonte Politikën e Jashtme, por që ajo do të ishte edhe kandidate e mirë për Kryetare të Këshillit”.

“Evropianët duhet të kërkojnë që Angela Merkel të jetë Presidente e Këshillit Evropian. Nuk e di nëse do ta bëjnë këtë” shkruan në librin e Renzi.

Aktualisht pozitën e kryetarit të Këshillit të Evropës e mban Donald Tusk, ndërsa atë të Shefes për Politike të Jashtme, Federica Mogherini.