FORMACIONET ZYRTARE: Roma – Real Madrid / FOTO

Sonte një ndër ndeshjet kryesore të natës, AS Roma vs Real Madrid, të dy ekipet kanë publikuar formacionet e mundshme.

Të dy ekipet kanë pikë të njejta në grupin G, dhe kjo ndeshje përcakton shumë çka rreth vendit të parë, shkruan Teleshkronja Post.

Sikur Solari, ashtu edhe Di Francesco kanë startuar me formacionet më të mira në dispozicion, edhe pse Roma ka shumë mungesa.

Këto janë formacionet e mundëshme e të dy ekipeve.

Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nzonzi, Cristante; Under, Zaniolo, El Shaarawy; Schick.

Formacioni startues i Real Madridit: /Teleshkronja Post

Bomba e Football Leaks: Sergio Ramos ka përdorur substanca të ndaluara

Sergio Ramos ka thyer rregullat anti doping dy herë, sipas informacionit të zbuluar nga “Football Leaks”.

“Der Spiegel” publikoi lajmin duke shpjeguar se këto janë dy rastet e mundshme në të cilat kapiteni i Real Madridit ka shmangur rregullat.

Kapiteni ka dalë pozitiv në finalen e vitit 2017 në Champions League, në të cilin Real Madrid mundi Juventusin. UEFA ka arkivuar rastin. Ramos gjithashtu ka shkelur protokollin anti doping pas një ndeshje në La Liga në Malaga në prill 2018.

Qendërmbrojtësi ka rezultuar pozitiv në medikamente që janë të ndaluar në sport. Testet kanë treguar se në gjakun e tij ka patur injeksione të dexamethasone, të cilat atij i janë injektuar në gju dhe në shpatull një ditë para finales së Champions-it.

Sipas “Football Leaks”, e cila zbulon numrin e mostrës së marrë nga lojtari i Real Madridit në një laborator në Seibersdorf, Austri, 3324822. Ramos ka rezultuar pozitiv për medikament të ndaluar nga pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2017, në të cilin Real Madrid mundi Juventusin Turin.

I njëjti informacion se mjeku ka pranuar se Real Madrid Ramos mori dy injeksione të dexamethasone në gju dhe supe një ditë para lojës, version që u mbështet nga UEFA.

Tre futbollistët që kanë fituar ‘Kupën e Botës’ dhe ‘Ligën e Kampionëve’ në të njëjtin vit

Kupa e Botës dhe Liga e Kampionëve janë dy kompeticionet më të mëdha që njeh historia e futbollit.

Liga e Kampionëve përfaqëson arritjen më të madhe të klubëve, njejt ndodh edhe me Kampionatin Botëror që Kombëtarja me rezultat me të mirë arrin t’a zotëroi futbollin në ‘Glob’, shkruan GazetaBlic.

Do t’i përmendim tre lojtarë që patën fatin t’i fitojnë të dy këto kompeticione në të njejtin vit.

– Karembeu ishte një mesfushor mbrojtës i cili luajti për ekipin kombëtar francez. Ai fitoi Kupën e Botës në vitin 1998, po atë vit francezi, fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin.


– Roberto Carlos, fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 me ekipin brilant të Brazilit po atë vit Carlos me skuadren e Realit fito Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen me rezultat të ngushtë 2-1.


– Varane fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018, po ashtu me Real Madridin Ligën e Kampionëve ku mposhtën Liverpoolin me rezultat të thellë 3:1.

UEFA me rregulla shokuese për transferimin e lojtarëve

UEFA po i ndryshon rregullat e transferimeve të lojtarëve.

Klubet si Manchester United, Manchester City dhe PSG kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë funte në aftin e verës dhe në këtë të dimrit, duke dal në arkat e tyre -130 milionë funte.

UEFA ka marr vendim që me rregullat e reja të transferimeve të lojtarëve, klubet të mos dalin më shumë se 90 milionë funte minus, pasi nuk duan që t’i dëmtojnë skuadrat e tjera me gjendje ekonomike më të dobët, përcjell ORAinfo.

Shtëpia më e madhe në futbollin evropian gjithashtu u ka bërë me dije këtyre klubeve se ata nuk kanë të drejt më të transferojnë lojtarë nën moshën 21 vjeçare.