Bomberi Piatek ‘tërheqë’ Milanin drejtë Champions, fiton 3-0 / Video

share

AC Milani ka vazhduar me formën fantastike në Serie A.Në xhiron e 25’të në Serie A, skuadra e Gennaro Gattusos ka marrë pikët e plota në shtëpi.

Ata mposhtën 3-0 ekipin e Empolit, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi në top formë, Krzysztof Piatek.

Sfida nisi siç është më së miri për Milanin, që shënoi gol pas 10 minutave lojë me anë të Lucas Paquetas, por goli u anulua me ndihmën e VAR-it për pozicion jashtë loje.

Më pas, deri në fund të pjesës së parë, Milani vuajti për të shënuar.

Por, gjërat ndryshuan krejtësisht në pjesën e dytë, ku në fushë doli një tjetër skuadër, me një tjetër fytyrë për dallim nga pjesa e parë.

Fillimisht, sulmuesi në top formë, Krzysztof Piatek, shënoi për 1-0 në minutën e 49’, para se Franck Kessie të realizojë për 2-0 në atë të 51’.

Pas këtyre dy golave të shpejtë, Milani dominoi ndeshjen, dhe deri në fund e gjeti edhe njëherë rrjetën.

Ishte spanjolli, Samu Castillejo, ai që realizoi për 3-0 në minutën e 67’ të ndeshjes, për rezultatin përfundimtar të takimit.

Me këtë fitore, Milani ka blinduar për pak pozitën e katërt që dërgon në Champions League.

Skuadra e Gattusos tani ka 45 pikë, 4 më shumë se Roma që të shtunën i shkon Frosinones./TeleshkronjaPost/

Loading...