Besar Halimi Sandhausen Bundesliga 2

Mërkato përfundoj dje në ora 00:00 pas mesnate. Mesfushori kosovar Besar Halimi duket i lumtur të bartë fanellën e klubit të ri Sandhausen.

24 vjeçari e shfrytëzoi ditën e fundit të afatit kalimtar për tu transferuar nga ekipi danez Brondby, ku luajti për dy sezone.

Sandhausen është skuadër që bën gara në Bundesliga 2, dhe pikërisht aty luan edhe mbrojtësi kosovar Leart Paqarada.

Besar Halimi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin gjerman, shkruan Teleshkronja Post.

Ai do të bashkohet me kombëtaren e Kosovës të martën që të stërvitet për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë.

Mesfushori kreativ është një nga lojtarët kryesorë më të pëlqyer tek përfaqësuesja e Kosovës dhe i trajnerit Bernard Challandes./GazetaTeleshkronja/

Loading...