Bernardo Silva ishte një nga lojtarët më të mirë të Manchester Cityt sezonin e kaluar. Ai ishte jetik për të fituar të tre trofetë sezonin e kaluar dhe më pas fitoj edhe Ligën e Kombeve inauguruese me Portugalinë gjatë verës.

Silva tani është një anëtar integral i skuadrës së Cityt, transmeton Teleshkronja Post.

Dhe në sezonin e fundit të David Silva në City, emri i tij duket lojtari i përsosur për të marrë përsipër barrën si një lojtarë kryesorë tek ‘Qytetarët’.

Silva (Bernardo) tregoi se sa i mirë mund të jetë ai gjithashtu, me një shfaqje mahnitëse të kontrollit të topit kundër Tottenham Hotspur.

City ishte në epërsi 2-1 kur Bernardo Silva u rrethua nga tre lojtarë të Tottenhamit në Etihat Stadium.

Por pa merak – asnjëri prej tyre nuk pati mundësinë për ta larguar topin prej tij.

Driblime, kontroll në hapsirë të ngushtë të pabesueshme, disa hapa – çfarëdo që duhej për ta mbajtur atë top, Silva e bëri atë.

Shikoni momentin kur Silva turpëroj tre lojtarët e Cityt:

Loading...