Përzgjedhësi i Kosovës, Bernand Challandes, është kapur nga kamera duke bërtitur nga hidhërimi pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Anglisë.

Trajneri u nis drejt zhveshtores akoma pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa kishte filluar të bërtiste në tunel, pa e kuptuar se po e xhironte kamera.
Skuadra e tij ishte duke humbur 5-1 pas 45 minutave të para, prandaj padyshim se Challandes nuk ishte aspak i kënaqur.

Sidoqoftë, kur e ka vërejtur se po xhirohej nga kamera, ai ka qeshur. Për më shumë, gjatë gjysmës së parë, trajneri ishte ndëshkuar edhe me karton të verdhë për shkak të reagimit të tij.

Kujtojmë që Kosova bëri paraqitje shumë të mirë në gjysmën e dytë duke e ngushtuar rezultat në 5-3.

Loading...