Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-0, për të regjistruar fitore në miqësoren e sotme, e që do të jetë tejet e vlefshme sa i përket aspektit psiqik, para ndeshjes me Malin e Zi.

Florent Hasani e realizoi golin e vetëm në sfidën ku shumica e lojtarëve ishin ata që nuk po gjejnë shumë minuta në eliminatore.

Një nga ata është edhe Bernard Berisha, që u shpreh i lumtur me lojën e treguar dhe rezultatin, por që thumboi dukshëm Edon Zhegrovën:

“Eshtë shumë e vështirë pas një viti që të komponohemi. Megjithatë, duhet kuptuar një gjë, Edon Zhegrova ka talent, po duhet me i shërby grupit pak ma shumë, e jo individualisht. Ndërsa sa i përket paraqitjes, vetëm ftesa për mua është kënaqësi, do të mundohem që të jap maksimumin sa herë që ftohem”, përfundoi ai.

FLORENT HASANI SUPER GOL PËR KOSOVËN NDAJ GJIBRALTARIT [VIDEO]

Loading...